Mateu 2:1-23

2  Pas lindjes së Jezuit në Betlehem+ të Judesë, në ditët e mbretit Herod,+ disa astrologë+ nga vende lindore shkuan në Jerusalem,  dhe pyetën: «Ku është mbreti+ i judenjve që ka lindur? Sepse pamë yllin+ e tij kur ishim në lindje dhe kemi ardhur për t’i bërë nderime.»  Kur e dëgjoi këtë, mbreti Herod u turbullua dhe bashkë me të i gjithë Jerusalemi.  Pasi mblodhi gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, nisi t’i pyeste se ku do të lindte Krishti.  Ata i thanë: «Në Betlehem+ të Judesë, sepse kështu është shkruar nga profeti:  ‘Dhe ti, o Betlehem+ i vendit të Judës, nuk je kurrsesi qyteti më i parëndësishëm ndër guvernatorët e Judës; sepse prej teje do të dalë një qeveritar,+ që do të kullotë+ popullin tim, Izraelin.’»  Atëherë Herodi i thirri fshehurazi astrologët dhe u informua me saktësi prej tyre për kohën e shfaqjes së yllit.  Pastaj i dërgoi në Betlehem dhe u tha: «Shkoni, kërkojeni me kujdes fëmijën dhe, pasi ta keni gjetur, kthehuni e më njoftoni, që të shkoj edhe unë e t’i bëj nderime.»+  Pasi dëgjuan fjalët e mbretit, ata u nisën. Ylli që kishin parë kur ishin në lindje,+ shkonte përpara tyre, derisa u ndal mbi vendin ku gjendej fëmija. 10  Kur panë yllin, ata u gëzuan shumë. 11  Kur hynë në shtëpi, panë fëmijën me të ëmën, Marinë, dhe ranë përmbys e i bënë nderime. Hapën thesaret e tyre dhe i paraqitën dhurata: ar, temjan të bardhë dhe mirrë. 12  Megjithatë, meqë në ëndërr kishin marrë një paralajmërim hyjnor+ që të mos ktheheshin te Herodi, ata u larguan për në vendin e tyre nga një udhë tjetër. 13  Pasi ishin larguar, engjëlli i Jehovait+ iu shfaq Jozefit në ëndërr dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij, dhe ik për në Egjipt e qëndro atje derisa të të çoj fjalë të kthehesh, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën që ta vrasë.» 14  Kështu, ai u ngrit dhe natën mori me vete fëmijën dhe të ëmën e u largua për në Egjipt. 15  Ai qëndroi atje derisa vdiq Herodi, që të përmbushej+ kështu ajo që kishte thënë Jehovai nëpërmjet profetit: «Nga Egjipti+ e thirra tim bir.» 16  Kur pa se astrologët ia kishin hedhur, Herodi u tërbua fare. Pastaj dërgoi njerëz që të vritnin gjithë djemtë në Betlehem dhe në tërë krahinën e tij, nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës për të cilën ishte informuar me saktësi nga astrologët.+ 17  Kështu u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia: 18  «Një zë dëgjohet në Ramah,+ të qara e shumë vaje. Është Rakela+ që qan fëmijët e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më.» 19  Pas vdekjes së Herodit, engjëlli i Jehovait iu shfaq Jozefit në ëndërr+ në Egjipt 20  dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që kërkonin shpirtin e fëmijës, kanë vdekur.» 21  Kështu, ai u ngrit, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe hyri në vendin e Izraelit. 22  Por, kur dëgjoi se në Jude mbretëronte Arkelau në vend të të atit, Herodit, pati frikë të shkonte atje. Meqë në ëndërr kishte marrë një paralajmërim hyjnor,+ u tërhoq në territorin e Galilesë+ 23  dhe shkoi të banonte në qytetin e Nazaretit,+ që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetëve: «Do të quhet nazareas.»+

Shënime në fund të faqes