Luka 7:1-50

7  Pasi i kishte thënë popullit gjithë këto fjalë, ai hyri në Kapernaum.+  Një centurion kishte një skllav, i cili ishte i sëmurë dhe po vdiste.+ Centurioni e donte aq shumë atë skllav, saqë,  kur dëgjoi për Jezuin, dërgoi tek ai disa pleq të judenjve që t’i kërkonin të vinte e t’i shpëtonte skllavin.  Atëherë ata vajtën te Jezui dhe nisën t’i përgjëroheshin me ngulm e t’i thoshin: «Ai e meriton,  sepse e do kombin tonë+ dhe na ndërtoi sinagogën.»  Prandaj, Jezui u nis me ta. Por, kur po i afrohej shtëpisë, centurioni kishte dërguar tashmë miq për t’i thënë: «Imzot, mos u mundo, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën çatinë time.+  Për këtë arsye nuk e quajta veten të denjë të vija te ti. Por ti thuaj veç një fjalë, dhe shërbëtori im do të shërohet.  Edhe unë jam një njeri nën autoritetin e të tjerëve, por kam edhe ushtarë që janë nën urdhrat e mi. Njërit i them: ‘Shko’ dhe ai shkon. Tjetrit i them: ‘Eja’ dhe ai vjen. Edhe skllavit tim i them: ‘Bëje këtë’ dhe ai e bën.»+  Kur dëgjoi këto fjalë, Jezui u mrekullua me të, u kthye nga turma që e ndiqte dhe u tha: «Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh.»+ 10  Kur u kthyen në shtëpi njerëzit që kishte dërguar centurioni, e gjetën skllavin të shëruar.+ 11  Pak pas kësaj, ai udhëtoi për në një qytet që quhej Nain. Bashkë me të po udhëtonin edhe dishepujt e tij dhe një turmë e madhe. 12  Kur iu afrua portës së qytetit, pa që po nxirrnin një të vdekur,+ që ishte djalë i vetëm.+ Veç kësaj, nëna e tij ishte edhe vejushë. Bashkë me gruan ishte edhe një turmë mjaft e madhe nga ai qytet. 13  Sa e vuri re, Zotëria u shty nga keqardhja+ për të dhe i tha: «Mos qaj më!»+ 14  Pastaj u afrua, preku arkivolin dhe ata që e mbanin, u ndalën, kurse ai tha: «Djalosh, ty po të them: ngrihu!»+ 15  I vdekuri u çua ndenjur e nisi të fliste, dhe ai ia dha së ëmës.+ 16  Atëherë të gjithë i pushtoi frika+ dhe filluan t’i jepnin lavdi Perëndisë e të thoshin: «Mes nesh ka dalë një profet i madh»+ dhe «Perëndia e drejtoi vëmendjen nga populli i vet.»+ 17  Fjala për të u përhap në tërë Judenë dhe në gjithë vendin përreth. 18  Dishepujt e Gjonit ia treguan atij të gjitha këto.+ 19  Prandaj, Gjoni thirri dy nga dishepujt e vet dhe i dërgoi te Zotëria, që ta pyesnin: «A je ti Ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?»+ 20  Kur vajtën tek ai, këta burra i thanë: «Gjon Pagëzori na dërgoi te ti që të të pyesim: ‘A je ti Ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?’» 21  Në atë çast, ai shëroi shumë veta nga sëmundjet,+ lëngatat e rënda dhe nga frymërat e liga, si dhe u fali shikimin shumë të verbërve. 22  Pastaj iu përgjigj atyre të dyve: «Shkoni,+ tregojini Gjonit ç’patë dhe dëgjuat: të verbrit+ po fitojnë shikimin, të çalët po ecin, të lebrosurit po pastrohen dhe të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ngrihen dhe të varfërve po u thuhet+ lajmi i mirë.+ 23  Lum ai që nuk ka pse të dyshojë për mua!»*+ 24  Kur lajmëtarët e Gjonit ikën, Jezui nisi ta pyeste turmën për Gjonin: «Çfarë dolët të shihnit në shkretëtirë? Një kallam që tundet nga era?+ 25  Çfarë dolët, pra, të shihnit? Një njeri të veshur me rroba të buta?+ Ata që vishen me petka të shkëlqyera dhe që rrojnë në luks, janë në shtëpi mbretërore.+ 26  Vërtet, çfarë dolët të shihnit? Një profet?+ E pra, unë po ju them se ai është shumë më tepër se një profet.+ 27  Për të, është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim,+ i cili do të të përgatitë udhën.’+ 28  Unë po ju them: ndër ata që kanë lindur nga gratë, nuk ka asnjë më të madh+ se Gjoni, e megjithatë më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.»+ 29  (Kur e dëgjuan këtë, gjithë populli dhe taksambledhësit shpallën drejtësinë e Perëndisë,+ meqë ishin pagëzuar me pagëzimin e Gjonit.+ 30  Por farisenjtë dhe ata që e njihnin mirë Ligjin, e shpërfillën këshillën+ e Perëndisë për ta, meqë nuk ishin pagëzuar nga ai.) 31  «Me kë t’i krahasoj njerëzit e këtij brezi dhe me kë ngjajnë?+ 32  Ata ngjajnë me fëmijët e vegjël që rrinë ulur në një shesh pazari dhe i thërrasin njëri-tjetrit: ‘I ramë fyellit për ju, por ju nuk kërcyet; vajtuam, por ju nuk qatë.’+ 33  Po kështu, erdhi Gjon Pagëzori që nuk hante bukë dhe as pinte verë, dhe ju thoni: ‘Ai ka një demon.’+ 34  Erdhi Biri i njeriut që ha e pi, dhe ju thoni: ‘Ja, një grykës dhe i dhënë pas verës, mik i taksambledhësve dhe i mëkatarëve.’+ 35  Gjithsesi, mençuria+ del e drejtë me anë të të gjithë fëmijëve të saj.»+ 36  Një farise i lutej të hante me të. Prandaj, Jezui shkoi në shtëpinë+ e fariseut dhe u shtrua në tryezë. 37  Një grua që në qytet njihej si mëkatare, mësoi se ai ishte shtruar për të ngrënë në shtëpinë e fariseut, prandaj solli një enë alabastri+ me vaj aromatik. 38  Pastaj qëndroi prapa, te këmbët e tij, qau dhe nisi t’ia lagte këmbët me lot dhe t’ia fshinte me flokët e saj. Gjithashtu, ia puthi këmbët me butësi dhe ia leu me vajin aromatik. 39  Kur e pa këtë, fariseu që e ftoi, tha me vete: «Po të ishte profet,+ ky do ta dinte se kush dhe ç’lloj gruaje është ajo që po e prek, se është një mëkatare.»+ 40  Por Jezui i tha: «Simon, kam diçka për të të thënë.» Ai ia ktheu: «Thuaje, Mësues.» 41  «Dy njerëz i kishin borxh një huadhënësi: njëri pesëqind denarë+ dhe tjetri pesëdhjetë. 42  Meqë nuk kishin t’ia kthenin, ai i fali bujarisht+ që të dy. Cili nga të dy do ta dojë më shumë?» 43  Simoni iu përgjigj: «Ma ha mendja, ai të cilit i fali më shumë.» Jezui i tha: «Gjykove drejt.» 44  Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha Simonit: «A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde, mirëpo ti nuk më dhe ujë+ për të larë këmbët. Kurse kjo grua m’i lagu këmbët me lot dhe m’i fshiu me flokët e vet. 45  Ti nuk më puthe,+ kurse kjo grua, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri me butësi këmbët e mia. 46  Ti nuk ma leve kokën me vaj,+ kurse kjo grua m’i leu këmbët me vaj aromatik. 47  Për këtë arsye, unë po të them se mëkatet e saj, edhe pse të shumta, i janë falur,+ sepse tregoi shumë dashuri, por kujt i falet pak, tregon pak dashuri.» 48  Pastaj i tha gruas: «Mëkatet e tua janë falur.»+ 49  Atëherë ata që ishin shtruar me të në tryezë, nisën të thoshin me vete: «Kush është ky që fal edhe mëkatet?»+ 50  Kurse ai i tha gruas: «Besimi yt të shpëtoi.+ Shko në paqe.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «që nuk është penguar tek unë».