Luka 22:1-71

22  Ndërkohë, po afrohej festa e kuleçve të ndormë, që e quanin Pashkë.+  Krerët e priftërinjve dhe skribët po kërkonin një mënyrë të efektshme se si ta hiqnin qafe,+ sepse kishin frikë nga populli.+  Satanai hyri te Juda, që quhej Iskariot, i cili ishte një nga të dymbëdhjetët.+  Kështu, ai shkoi e foli me krerët e priftërinjve dhe me kapitenët e rojave të tempullit për një mënyrë të efektshme se si ta tradhtonte dhe ta dorëzonte në duart e tyre.+  Ata u gëzuan dhe ranë dakord t’i jepnin monedha argjendi.+  Prandaj, ai pranoi dhe filloi të kërkonte një rast të volitshëm që ta tradhtonte e ta dorëzonte në duart e tyre, pa pasur turmë rreth e qark.+  Tani, erdhi dita e kuleçve të ndormë, kur therej flia e pashkës.+  Prandaj, ai dërgoi Pjetrin e Gjonin dhe u tha: «Shkoni dhe na bëni gati pashkën,+ që ta hamë.»  Ata e pyetën: «Ku dëshiron ta bëjmë gati?» 10  Ai u përgjigj:+ «Kur të hyni në qytet, do t’ju dalë para një njeri që mban një enë qeramike për ujë. Shkoni pas tij deri në shtëpinë ku do të hyjë.+ 11  I thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi të thotë: ‘Ku është dhoma e mysafirëve, ku të ha pashkën bashkë me dishepujt e mi?’”+ 12  Ai do t’ju tregojë një dhomë të madhe sipër, të pajisur. Atje bëjeni gati.»+ 13  Kështu, ata u nisën dhe e gjetën ashtu siç u tha ai, dhe bënë gati pashkën.+ 14  Më në fund, kur erdhi ora, ai u shtrua në tryezë bashkë me apostujt.+ 15  Jezui u tha: «Kam pasur shumë dëshirë ta ha këtë pashkë me ju, para se të vuaj, 16  sepse po ju them që nuk do ta ha përsëri atë, derisa të përmbushet në mbretërinë e Perëndisë.»+ 17  Pastaj mori një kupë,+ falënderoi Perëndinë dhe tha: «Merreni këtë dhe kalojani njëri-tjetrit, 18  sepse unë po ju them: tani e tutje nuk do të pi përsëri nga fryti i hardhisë, deri kur të vijë mbretëria e Perëndisë.»+ 19  Gjithashtu, mori një bukë,+ falënderoi Perëndinë, e theu, ua dha atyre dhe tha: «Kjo përfaqëson trupin tim,+ që do të jepet për ju.+ Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»+ 20  Pasi hëngrën darkën, ai bëri të njëjtën gjë edhe me kupën+ dhe tha: «Kjo kupë përfaqëson besëlidhjen e re+ në bazë të gjakut tim,+ që do të derdhet për ju.+ 21  Por ja, dora e tradhtarit tim+ është me mua në tryezë.+ 22  Biri i njeriut po ikën, ashtu siç është përcaktuar,+ por mjerë ai njeri që e tradhton!»+ 23  Prandaj, ata filluan të diskutonin me njëri-tjetrin se cili nga ata do të ishte ai që do ta bënte këtë.+ 24  Mes tyre u hap edhe një debat i zjarrtë, se kush nga ata dukej se ishte më i madhi.+ 25  Por Jezui u tha: «Mbretërit e kombeve sillen si zotër me to, dhe ata që kanë autoritet mbi to, quhen Bamirës.+ 26  Kurse ju nuk duhet të jeni kështu.+ Përkundrazi, ai që është më i madhi ndër ju, të bëhet si më i vogli,+ dhe ai që është i parë, të bëhet si ai që shërben.+ 27  Sepse kush është më i madh: ai që shtrohet në tryezë apo ai që shërben? A nuk është ai që shtrohet në tryezë? Por unë jam mes jush si ai që shërben.+ 28  Megjithatë, ju keni qëndruar+ bashkë me mua në sprovat e mia.+ 29  Prandaj unë po bëj me ju një besëlidhje për një mbretëri,+ ashtu si Ati im ka bërë një besëlidhje+ me mua, 30  që ju të hani+ e të pini në tryezën time, në mbretërinë time+ dhe të uleni në frone+ që të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 31  Simon, Simon, ja, Satanai+ ka kërkuar t’ju shoshitë si grurin.+ 32  Por unë kam bërë përgjërime+ për ty, që besimi yt të mos mpaket. Prandaj, kur të kthehesh, forco+ vëllezërit e tu.» 33  Atëherë ai i tha: «Zotëri, jam gati të shkoj me ty edhe në burg, edhe në vdekje.»+ 34  Por Jezui ia ktheu: «Pjetër, unë po të them se para se të këndojë gjeli sot, ti do të kesh mohuar tri herë se më njeh.»+ 35  Pastaj ai i pyeti: «A patët nevojë për gjë kur ju dërgova+ pa qese, pa trastë dhe pa sandale?» Ata iu përgjigjën: «Jo!» 36  Atëherë ai u tha: «Ndërsa tani, ai që ka një qese, le ta marrë, po ashtu edhe trastën. Ai që nuk ka shpatë, le të shesë veshjen e sipërme dhe ta blejë një. 37  Sepse unë po ju them se duhet të përmbushen këto fjalë që u shkruan për mua: ‘Ai u llogarit me të paligjshmit.’+ Sepse ato që u shkruan për mua, po përmbushen.»+ 38  Atëherë ata i thanë: «Zotëri, ja ku janë dy shpata.» Por ai u tha: «Mjaftojnë.» 39  Kur doli, ai shkoi si zakonisht në Malin e Ullinjve. Nga pas e ndiqnin edhe dishepujt.+ 40  Kur arriti atje, u tha atyre: «Vazhdoni të luteni, që të mos tundoheni.»+ 41  Kurse vetë u largua nga ata aq sa mund të hidhet një gur, ra në gjunjë dhe filloi të lutej: 42  «O Atë, nëse do, hiqe këtë kupë nga unë. Megjithatë, le të mos bëhet vullneti im,+ por yti.»+ 43  Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli dhe e forcoi.+ 44  I pushtuar nga ankthi, ai vazhdoi të lutej më me ngulm,+ dhe djersa iu bë si pika gjaku që binin përtokë.+ 45  Kur mbaroi lutjen, u ngrit dhe shkoi te dishepujt, por i gjeti duke dremitur ngaqë ishin të hidhëruar.+ 46  Prandaj u tha: «Pse flini? Ngrihuni dhe vazhdoni të luteni, që të mos tundoheni.»+ 47  Ndërsa po fliste, ia behu një turmë dhe përpara tyre ishte ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët.+ Ai iu afrua Jezuit për ta puthur.+ 48  Por Jezui i tha: «Judë, me një puthje po e tradhton Birin e njeriut?»+ 49  Kur ata që ishin me të, e kuptuan ç’po ndodhte, e pyetën: «Zotëri, a t’u biem me shpatë?»+ 50  Madje, njëri nga ata goditi skllavin e kryepriftit dhe i këputi veshin e djathtë.+ 51  Por Jezui u tha: «Lëreni me kaq.» Pastaj i preku veshin dhe ia shëroi.+ 52  Atëherë Jezui u tha krerëve të priftërinjve, kapitenëve të rojave të tempullit dhe pleqve, që kishin vajtur atje për të: «Paskeni ardhur me shpata dhe kërbaçë si të isha kusar?+ 53  Kur isha ditë për ditë në tempull+ me ju, nuk e shtritë dorën kundër meje.+ Por kjo është ora juaj+ dhe autoriteti+ i errësirës.»+ 54  Pastaj e arrestuan, e morën+ me vete dhe e çuan në shtëpinë e kryepriftit,+ kurse Pjetri e ndiqte nga larg.+ 55  Ata ndezën një zjarr në mes të oborrit, u ulën së bashku dhe Pjetri u ul me ta.+ 56  Por një shërbëtore që e pa të ulur pranë zjarrit vezullues, e shikoi me vëmendje dhe tha: «Edhe ky ishte me të.»+ 57  Por ai e mohoi+ dhe tha: «O grua, unë nuk e njoh!»+ 58  Pak më vonë e pa edhe një tjetër dhe i tha: «Edhe ti je një nga ata.» Por Pjetri iu përgjigj: «Jo, o njeri, nuk jam!»+ 59  Pas rreth një ore, një tjetër filloi të këmbëngulte me forcë: «Vërtet, edhe ky ishte me të, sepse, faktikisht, ai është galileas!»+ 60  Por Pjetri i tha: «O njeri, nuk e di ç’po thua!» Në çast, kur ai ishte ende duke folur, një gjel këndoi.+ 61  Zotëria u kthye, e vështroi dhe Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët e Zotërisë: «Para se të këndojë gjeli sot, ti do të më mohosh tri herë.»+ 62  Ai doli jashtë dhe qau me hidhërim.+ 63  Burrat që po ruanin Jezuin, filluan të talleshin+ me të e ta qëllonin.+ 64  Pastaj i mbuluan fytyrën dhe i thoshin: «Profetizo. Kush të goditi?»+ 65  Kështu vazhdonin të thoshin edhe shumë fjalë të tjera blasfemuese+ kundër tij. 66  Më në fund, kur zbardhi dita, pleqësia e popullit, domethënë krerët e priftërinjve dhe skribët, u mblodhën së bashku,+ e detyruan të shkonte në sallën e Sinedrit të tyre dhe i thoshin:+ 67  «Nëse je Krishti,+ na e thuaj.» Por ai ua ktheu: «Edhe po t’jua them, s’do ta besoni fare.+ 68  Edhe po t’ju pyesja, nuk do të përgjigjeshit fare.+ 69  Megjithatë, që tani e tutje, Biri i njeriut+ do të ulet në të djathtën e fuqishme+ të Perëndisë.»+ 70  Atëherë të gjithë ata e pyetën: «A je ti Biri i Perëndisë?» Ai iu përgjigj: «Ju vetë po e thoni+ se jam.» 71  Kështu ata thanë: «Ç’na duhet tjetër dëshmi?+ E dëgjuam vetë nga goja e tij.»+

Shënime në fund të faqes