Josiu 9:1-27

9  Me të dëgjuar për këtë, të gjithë mbretërit+ që ishin në atë anë të Jordanit nga është rajoni malor, në Shefelah, përgjatë tërë brigjeve të Detit të Madh+ dhe përballë Libanit,+ hititët,+ amoritët, kananitët,+ perezitët,+ hivitët dhe jebusitët+  zunë të mblidheshin të gjithë tok për të luftuar bashkërisht kundër Josiut dhe kundër Izraelit.+  Banorët e Gibeonit+ dëgjuan se çfarë i kishte bërë Josiu Jerikosë+ dhe Ait,+  ndaj u treguan mendjehollë.+ Ata shkuan e u furnizuan me ushqime, morën thasë të vjetëruar për gomarët dhe kacekë vere të vjetëruar, të çarë e të arnuar.+  Kishin sandale të vjetëruara e të arnuara në këmbë e rroba të vjetëruara në trup. Tërë buka që morën për të ngrënë ishte e thatë dhe e thërrmuar.  Ata shkuan te Josiu në kampin në Gilgal+ e i thanë atij dhe burrave të Izraelit: «Kemi ardhur nga një vend i largët, prandaj bëni një besëlidhje+ me ne.»  Burrat e Izraelit u thanë hivitëve:+ «Ndoshta ju banoni afër nesh. Si të bëjmë besëlidhje me ju?»+  Por ata ia kthyen Josiut: «Ne jemi shërbëtorët e tu.»+Josiu i pyeti: «Kush jeni e nga vini?»  Ata iu përgjigjën: «Shërbëtorët e tu vijnë nga një vend shumë i largët,+ për hir të emrit+ të Jehovait, Perëndisë tënd, sepse dëgjuam për famën e tij, për gjithë sa bëri në Egjipt+ 10  dhe për të gjitha ato që u bëri dy mbretërve të amoritëve, që ishin matanë Jordanit, domethënë Sihonit,+ mbretit të Heshbonit, dhe Ogut,+ mbretit të Bashanit, që ishte në Ashtarot.+ 11  Prandaj pleqtë dhe tërë banorët e vendit tonë na thanë:+ ‘Merrni ushqime për udhë, shkoni t’i takoni dhe u thoni: “Ne jemi shërbëtorët tuaj,+ ndaj bëni një besëlidhje me ne.”’+ 12  Buka ishte e nxehtë kur e morëm nga shtëpia, ditën që dolëm për të ardhur deri këtu te ju. Por ja, tani është e thatë dhe e thërrmuar.+ 13  Këta janë kacekët e verës, që kur i mbushëm ishin të rinj, por ja, janë çarë.+ Rrobat dhe sandalet tona janë vjetëruar nga udha shumë e gjatë.» 14  Atëherë burrat morën ca nga ushqimet e tyre, por nuk kërkuan asnjë këshillë nga Jehovai.+ 15  E kështu, Josiu bëri paqe me ta+ dhe lidhi një besëlidhje sipas së cilës ai do t’i linte gjallë. Kështu, prijësit+ e asamblesë u betuan para tyre.+ 16  Mirëpo tri ditë pasi bënë besëlidhjen me ta, morën vesh që i kishin fqinjë dhe banonin afër. 17  Atëherë bijtë e Izraelit u nisën dhe ditën e tretë arritën në qytetet e tyre, që ishin Gibeoni,+ Kefirahu,+ Beeroti+ dhe Kiriat-Jearimi.+ 18  Bijtë e Izraelit nuk i vranë, sepse prijësit e asamblesë u ishin betuar+ atyre për Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+ Mirëpo tërë asambleja zuri të murmuriste kundër prijësve.+ 19  Në këto e sipër, të gjithë prijësit i thanë tërë asamblesë: «Ne u jemi betuar atyre për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, e tani nuk na lejohet që t’u bëjmë keq.+ 20  Kështu do të bëjmë me ta: do t’i lëmë gjallë, që mbi ne të mos bjerë indinjata e Perëndisë për betimin që bëmë para tyre.»+ 21  Pastaj shtuan: «Le të jetojnë. Le të bëjnë dru e të nxjerrin ujë për tërë asamblenë,+ siç u premtuan prijësit.»+ 22  Pastaj Josiu i thirri që të fliste me ta dhe u tha: «Pse na e punuat e na thatë: ‘Jemi shumë larg nga ju’,+ kur ju banokeni mes nesh?+ 23  Prandaj do të jeni të mallkuar+ dhe skllevër+ përgjithmonë. Do të bëni dru e do të nxirrni ujë për shtëpinë e Perëndisë tim.»+ 24  Atëherë ata ia kthyen Josiut: «Neve, shërbëtorëve të tu, na e thanë hapur se Jehovai, Perëndia juaj, e urdhëroi Moisiun, shërbëtorin e tij, që t’ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste përpara jush+ të gjithë banorët e tij. Patëm shumë frikë se mos na vritnit,*+ ndaj e bëmë këtë.+ 25  Dhe ja, tani jemi në dorën tënde. Bëj me ne si të jetë e mirë dhe e drejtë në sytë e tu.»+ 26  Ai bëri kështu me ta dhe i shpëtoi nga dora e bijve të Izraelit, të cilët nuk i vranë.+ 27  Kështu, atë ditë Josiu i caktoi+ të bënin dru e të nxirrnin ujë deri sot e kësaj dite për asamblenë+ dhe për altarin e Jehovait në vendin që ai do të zgjidhte.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «për shpirtrat tanë».