Josiu 8:1-35

8  Pastaj Jehovai i tha Josiut: «Mos ki frikë e mos u tremb.+ Merr tërë luftëtarët dhe ngrihu e shko në Ai. Unë të kam dhënë në dorë mbretin e Ait, popullin, qytetin dhe vendin e tij.+  Ti do të bësh me Ain dhe me mbretin e tij, si bëre me Jerikonë dhe me mbretin e saj.+ Mund të merrni për vete+ vetëm plaçkën e tij dhe kafshët shtëpiake. Ngriji pritë qytetit nga prapa.»+  Kështu, Josiu tok me tërë luftëtarët+ u ngritën për t’u ngjitur në Ai. Josiu zgjodhi tridhjetë mijë trima të fuqishëm+ dhe i nisi natën.  Ai i urdhëroi: «Ngrijini pritë+ qytetit nga prapa. Mos u largoni shumë nga qyteti dhe rrini që të gjithë në gatishmëri.  Kurse unë dhe tërë populli që kam me vete do të shkojmë afër qytetit, dhe në rast se ata na sulen si herën e parë,+ ne do t’ia mbathim para tyre.  Ata do të na vijnë nga pas gjersa t’i tërheqim larg qytetit, sepse do të thonë: ‘Po ia mbathin para nesh si herën e parë.’+ Pra, ne do t’ia mbathim përpara tyre.  Pastaj ju do të dilni nga prita dhe do të shtini në dorë qytetin. Jehovai, Perëndia juaj, do t’jua japë në dorë.+  Sapo ta keni pushtuar qytetin, vërini zjarrin.+ Bëni si ka thënë Jehovai. Ky është urdhri im.»+  Josiu i nisi dhe ata marshuan drejt vendit ku do të ngrihej prita. Zunë pozicion mes Bethelit dhe Ait, në krahun perëndimor të qytetit, ndërsa Josiu kaloi natën mes popullit. 10  Josiu u ngrit herët në mëngjes,+ kaloi popullin në revistë dhe bashkë me pleqtë e Izraelit, shkoi në Ai para popullit. 11  Të gjithë luftëtarët+ që ishin me të u ngjitën që të afroheshin përballë qytetit dhe e ngritën kampin në veri të Ait, në një vend ku midis tyre dhe Ait kishte një luginë. 12  Ndërkohë, ai mori rreth pesë mijë burra dhe i vuri në pritë+ midis Bethelit+ dhe Ait, në krahun perëndimor të qytetit. 13  Kampin kryesor populli e ngriti në veri të qytetit,+ kurse prapavijën në perëndim të tij.+ Gjatë asaj nate, Josiu përparoi deri në mes të ultësirës. 14  Sapo e pa këtë, mbreti i Ait dhe burrat e qytetit u ngritën herët me ngut dhe u sulën për betejë kundër Izraelit bashkë me tërë popullin. Ata dolën në kohën e caktuar, përpara rrafshinës së shkretë. Mirëpo mbreti nuk e dinte se i kishin ngritur pritë prapa qytetit.+ 15  Josiu dhe tërë Izraeli bënë sikur u mundën para tyre+ dhe ia mbathën duke ndjekur udhën që çonte drejt shkretëtirës.+ 16  Tërë popullit që gjendej në qytet iu bë thirrje që t’i ndiqte nga pas. Duke u vënë në ndjekje të Josiut, ata u larguan nga qyteti.+ 17  Në Ai dhe në Bethel nuk mbeti burrë pa dalë pas Izraelit. Ata e lanë qytetin fare hapur dhe iu vunë pas Izraelit. 18  Jehovai i tha Josiut: «Shtrije ushtën që ke në dorë drejt Ait,+ sepse do të ta lë në dorë.»+ Kështu, Josiu shtriu drejt qytetit ushtën që kishte në dorë. 19  Ata që ishin në pritë u çuan me të shpejtë nga vendi dhe në çastin kur ai shtriu dorën, ata ia nisën vrapit. Hynë në qytet dhe e morën,+ e pastaj nxituan dhe i vunë zjarrin.+ 20  Burrat e Ait zunë të ktheheshin prapa, kur ja, panë tymin e qytetit që ngjitej në qiell. Ata nuk kishin nga t’ia mbanin as andej, as këtej. Populli që po ia mbathte drejt shkretëtirës u kthye kundër atyre që i ndiqnin. 21  Josiu dhe tërë Izraeli e panë që burrat që ishin në pritë+ e kishin marrë qytetin dhe që tymi i tij ngrihej lart, prandaj u kthyen prapa dhe vranë burrat e Ait. 22  Pjesa tjetër doli nga qyteti kundër tyre, dhe ata u gjendën në mes të Izraelit, këta nga njëra anë e ata nga ana tjetër. Kështu u ranë dhe nuk pati asnjë që të mbijetonte a të ikte.+ 23  Mbretin+ e Ait e zunë të gjallë dhe e çuan te Josiu. 24  Pasi i shfarosi, duke i shkuar në teh të shpatës të gjithë banorët e Ait që i kishin ndjekur deri në fushë, domethënë në shkretëtirë, Izraeli u kthye në Ai për të vrarë me shpatë banorët e tij. 25  Të gjithë ata që u vranë atë ditë, burra dhe gra, arritën në dymbëdhjetë mijë veta, pra tërë populli i Ait. 26  Josiu nuk e uli dorën me të cilën shtriu ushtën,+ derisa u shfarosën tërë banorët e Ait.+ 27  Vetëm kafshët shtëpiake dhe plaçkën e qytetit Izraeli e mori për vete, sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Josiut.+ 28  Pastaj Josiu i vuri zjarrin Ait dhe e katandisi në një pirg të përhershëm gërmadhash,+ në një vend të shkretë deri sot e kësaj dite. 29  Mbretin e Ait+ e vari në një shtyllë dhe e la aty gjer në mbrëmje.+ Në perëndim të diellit, Josiu dha urdhër që kufomën e tij ta zbritnin+ nga shtylla. Pastaj e hodhën në hyrje të portës së qytetit dhe ngritën mbi të një pirg të madh gurësh, që është aty edhe sot e kësaj dite. 30  Në atë kohë, Josiu ndërtoi në malin e Ebalit+ një altar+ për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, 31  siç i urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Jehovait, bijtë e Izraelit dhe siç është shkruar në librin e ligjit+ të Moisiut: «Një altar me gurë të pacenuar, mbi të cilët nuk është përdorur asnjë vegël hekuri.»+ Mbi të ata i paraqitën Jehovait blatime të djegura dhe flijime në bashkësi.+ 32  Pastaj ai shkroi mbi gurët një kopje+ të ligjit të Moisiut, që ky e kishte shkruar përpara bijve të Izraelit.+ 33  Tërë Izraeli bashkë me pleqtë,+ të parët dhe gjykatësit e tij, të ardhurit dhe vendësit,+ qëndronin në këmbë në këtë dhe në atë anë të Arkës, përballë priftërinjve+ levitë, që mbanin arkën e besëlidhjes së Jehovait.+ Gjysma e tyre ishte në këmbë të malit të Gerizimit+ dhe gjysma tjetër në këmbë të malit të Ebalit,+ (siç urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Jehovait),+ që të bekohej+ së pari populli i Izraelit. 34  Pas kësaj, ai lexoi me zë të gjitha fjalët e ligjit,+ bekimet+ dhe mallkimet,+ pikërisht siç ishin shkruar në librin e ligjit. 35  Nga të gjitha ato që urdhëroi Moisiu, Josiu nuk la pa lexuar me zë as edhe një fjalë para tërë kongregacionit të Izraelit,+ ku përfshiheshin gratë,+ fëmijët+ dhe të ardhurit+ që ishin me ta.

Shënime në fund të faqes