Josiu 5:1-15

5  Kur dëgjuan se Jehovai kishte tharë ujërat e Jordanit para bijve të Izraelit, derisa ata kishin kaluar, të gjithë mbretërve të amoritëve,+ që ishin në atë anë të Jordanit që bie nga perëndimi dhe të gjithë mbretërve të kananitëve,+ që ishin buzë detit, iu mpak zemra+ dhe nuk u mbeti më asnjë fije guximi* nga frika që kishin prej bijve të Izraelit.+  Pikërisht në këtë kohë, Jehovai i tha Josiut: «Bëj thika stralli dhe rrethprit+ sërish për herë të dytë bijtë e Izraelit.»  Kështu Josiu bëri thika stralli dhe rrethpreu bijtë e Izraelit në Gibeath-Haralot.+  Arsyeja përse Josiu bëri rrethprerjen ishte kjo: të gjithë meshkujt që dolën nga Egjipti, pra, tërë luftëtarët, kishin vdekur+ në shkretëtirë, rrugës kur po dilnin nga Egjipti.  Të gjithë ata që dolën ishin të rrethprerë, kurse ata që lindën në shkretëtirë, rrugës kur po dilnin nga Egjipti, nuk ishin rrethprerë,  ngaqë bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet+ nëpër shkretëtirë, gjersa vdiqën tërë burrat në moshë për luftë që dolën nga Egjipti e që nuk e kishin dëgjuar zërin e Jehovait. Jehovai u betua para tyre se nuk do t’i linte kurrë ta shihnin atë vend+ për të cilin Jehovai u ishte betuar paraardhësve të tyre se do të na e jepte,+ një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+  Në vend të tyre, ai ngriti bijtë e tyre.+ Këta Josiu i rrethpreu, sepse ishin të parrethprerë, ngaqë nuk i kishin rrethprerë rrugës.  Kështu, pra, kur përfunduan rrethprerjen e tërë kombit, ata qëndruan ulur atje ku ishin, në kamp, derisa morën veten.+  Atëherë Jehovai i tha Josiut: «Sot e rrokullisa larg jush poshtërimin e Egjiptit.»+ Kështu që ai vend u quajt Gilgal,*+ dhe atë emër mban edhe sot e kësaj dite. 10  Bijtë e Izraelit qëndruan të fushuar në Gilgal dhe e bënë pashkën mbrëmjen e ditës së katërmbëdhjetë të muajit,+ në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. 11  Që të nesërmen e pashkës, ata nisën të hanin nga prodhimet e vendit: kuleç të ndormë+ dhe drithë të pjekur. 12  Kështu, ditën tjetër, kur kishin ngrënë nga prodhimet e vendit, mana pushoi dhe për bijtë e Izraelit nuk pati më manë.+ Atë vit, ata hëngrën prodhimin e vendit të Kanaanit.+ 13  Por teksa gjendej afër Jerikosë, Josiu ngriti sytë dhe pa që përpara tij rrinte një burrë+ me shpatë të zhveshur në dorë.+ Josiu iu afrua dhe i tha: «Je me ne apo me kundërshtarët tanë?» 14  Ai iu përgjigj: «As me njërin, as me tjetrin. Unë kam ardhur si princ i ushtrisë së Jehovait.»+ Në këto fjalë e sipër, Josiu u përkul me fytyrë përtokë, ra përmbys+ dhe i tha: «Çfarë i thotë zotëria im shërbëtorit të tij?» 15  Atëherë princi i ushtrisë së Jehovait ia ktheu Josiut: «Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri është i shenjtë.» Dhe Josiu e bëri menjëherë.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Js 2:11.
Që do të thotë «rrokullisje».