Josiu 4:1-24

4  Sapo tërë kombi kaloi Jordanin,+ Jehovai i tha Josiut:  «Merrni dymbëdhjetë burra nga populli, një për çdo fis,+  dhe urdhërojini kështu: ‘Merrni dymbëdhjetë gurë+ në mes të Jordanit, në vendin ku u ndal këmba e priftërinjve.+ Merrini me vete e vërini në vendin+ ku do të kaloni natën sonte.’»  E kështu, Josiu thirri dymbëdhjetë burra+ të emëruar nga bijtë e Izraelit, një për çdo fis,  dhe u tha: «Kaloni para arkës së Jehovait, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe ngrini mbi supe secili nga një gur, sipas numrit të fiseve të bijve të Izraelit,  që kjo të shërbejë si shenjë mes jush.+ Në rast se bijtë tuaj pyesin në të ardhmen: ‘Pse i keni vënë këtu këta gurë?’,+  ju duhet t’u thoni: ‘Sepse ujërat e Jordanit u prenë para arkës së besëlidhjes së Jehovait.+ Kur ajo kaloi, ujërat e Jordanit u prenë, e këta gurë do t’u shërbejnë bijve të Izraelit si kujtim në jetë të jetëve.’»+  Bijtë e Izraelit bënë pikërisht siç i urdhëroi Josiu. Ata morën dymbëdhjetë gurë nga mesi i Jordanit, sa numri i fiseve të bijve të Izraelit,+ ashtu siç i tha Jehovai Josiut. I morën dhe i vunë në vendin ku po rrinin.+  Edhe në mes të Jordanit, në vendin ku u ndal+ këmba e priftërinjve që mbanin arkën e besëlidhjes, Josiu vuri dymbëdhjetë gurë, të cilët qëndrojnë atje edhe sot e kësaj dite. 10  Priftërinjtë që mbanin Arkën, qëndruan në mes+ të Jordanit, gjersa u plotësua e gjithë ajo që Jehovai i urdhëroi Josiut t’i thoshte popullit, sipas gjithë asaj që Moisiu i urdhëroi Josiut.+ Ndërkohë populli nxitoi+ dhe kaloi. 11  Si kaloi tërë populli, kaloi edhe arka+ e Jehovait dhe priftërinjtë në prani të popullit. 12  Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut+ kaluan në formacion luftimi+ para bijve të Izraelit, siç u kishte thënë Moisiu.+ 13  Rreth dyzet mijë burra të armatosur kaluan para Jehovait për luftën në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. 14  Atë ditë Jehovai e lartësoi Josiun në sytë e tërë Izraelit+ dhe ata filluan t’i frikësoheshin atij, siç i ishin frikësuar Moisiut gjatë gjithë jetës së tij.+ 15  Pastaj Jehovai i tha Josiut: 16  «Urdhëroji priftërinjtë që mbajnë arkën e dëshmisë+ që të dalin nga Jordani.» 17  Kështu Josiu i urdhëroi priftërinjtë: «Dilni nga Jordani.» 18  Kur priftërinjtë që mbanin arkën+ e besëlidhjes së Jehovait dolën nga Jordani dhe vunë këmbë+ në tokë të thatë, ujërat e Jordanit filluan të ktheheshin në vend dhe po dilnin+ nga shtrati si më parë. 19  Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe e ngriti kampin në Gilgal,+ në kufirin lindor të Jerikosë. 20  Dymbëdhjetë gurët që morën nga Jordani, Josiu i vuri në Gilgal.+ 21  Më pas, ai u tha bijve të Izraelit: «Kur bijtë tuaj të pyesin në të ardhmen etërit e tyre: ‘Ç’do të thonë këta gurë?’,+ 22  ju duhet t’u tregoni: ‘Izraeli e kaloi Jordanin në tokë të thatë,+ 23  pasi Jehovai, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para tyre gjersa kaluan, ashtu si Jehovai, Perëndia juaj, bëri me Detin e Kuq, kur e thau para nesh gjersa kaluam,+ 24  me qëllim që të gjithë popujt e tokës ta njohin dorën e Jehovait+ e ta dinë që është e fortë+ dhe që t’i frikësoheni vërtet Jehovait, Perëndisë tuaj, përgjithmonë.’»+

Shënime në fund të faqes