Josiu 24:1-33

24  Më pas, Josiu mblodhi tërë fiset e Izraelit në Sikem+ dhe thirri pleqtë e Izraelit+—krerët, gjykatësit dhe të parët e tij—të cilët zunë vend para Perëndisë së vërtetë.+  Pastaj Josiu i tha tërë popullit: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Shumë kohë më parë paraardhësit tuaj,+ Terahu, i ati i Abrahamit dhe i Nahorit,+ banuan matanë Lumit*+ dhe u shërbenin perëndive të tjera.  Pas ca kohësh, unë e mora Abrahamin,+ paraardhësin tuaj, nga matanë Lumit,+ e vura të përshkonte tërë vendin e Kanaanit dhe shumova farën e tij.+ Kështu i dhashë atij Isakun.+  Pastaj Isakut i dhashë Jakobin dhe Esaun.+ Më vonë, Esaut i dhashë malin e Seirit që ta merrte si pronë,+ kurse Jakobi me bijtë e tij zbritën në Egjipt.+  Kohë më vonë, dërgova Moisiun e Aaronin+ dhe e godita me plagë Egjiptin me ato që bëra atje.+ Pas kësaj, ju nxora që andej.+  Kur po nxirrja etërit tuaj nga Egjipti+ dhe ju arritët deri afër detit, egjiptianët i ndoqën+ etërit tuaj me karroca lufte e me kalorës deri në Detin e Kuq.  Ata i thirrën Jehovait+ dhe ai vuri errësirën midis jush dhe egjiptianëve,+ hodhi mbi ta detin e i mbuloi.+ Sytë tuaj e panë se çfarë bëra në Egjipt.+ Pastaj për shumë kohë ju qëndruat në shkretëtirë.+  Së fundi, ju çova në vendin e amoritëve, të cilët banonin matanë Jordanit. Ata luftuan kundër jush+ e unë jua dhashë në dorë, që ju të shtinit në dorë vendin e tyre; po, unë i shfarosa para jush.+  Më pas u ngrit Balaku, biri i Ziporit+ dhe mbreti i Moabit, dhe erdhi të luftonte kundër Izraelit.+ Kështu ai dërgoi të thërritnin Balaamin, birin e Beorit, që t’ju mallkonte.+ 10  Por unë nuk desha ta dëgjoja Balaamin,+ kështu që ai ju bekoi disa herë me radhë.+ Në këtë mënyrë, unë ju çlirova nga duart e tij.+ 11  Pastaj kaluat Jordanin+ dhe arritët në Jeriko.+ Pronarët e tokës së Jerikosë dhe amoritët, perezitët, kananitët, hititët, girgasitët, hivitët e jebusitët nisën luftën kundër jush, por unë jua dhashë ata në dorë.+ 12  Unë dërgova përpara jush tmerrin, i cili më në fund i dëboi+—dy mbretër të amoritëve—jo me shpatën tuaj, as me harkun tuaj.+ 13  Kështu ju dhashë një vend për të cilin nuk ishit robtuar dhe qytete, të cilat nuk i kishit ndërtuar,+ e ju u vendosët me banim në to. Ju po hani frytin e vreshtave dhe të ullishteve që nuk mbollët.’+ 14  Prandaj, tani, frikësojuni Jehovait+ dhe shërbejini atij në mënyrë të patëmetë e me besnikëri.*+ Hiqni perënditë, të cilave u shërbyen paraardhësit tuaj matanë Lumit dhe në Egjipt,+ e shërbejini Jehovait. 15  E në qoftë gjë e keqe në sytë tuaj t’i shërbeni Jehovait, zgjidhni sot kujt do t’i shërbeni:+ o perëndive, të cilave u shërbyen+ paraardhësit tuaj matanë Lumit, o perëndive të amoritëve, në vendin e të cilëve po banoni.+ Por sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.»+ 16  Ndërkaq populli tha: «Nuk na ka shkuar kurrë ndër mend që të lëmë Jehovain e t’u shërbejmë perëndive të tjera. 17  Pikërisht Jehovai, Perëndia ynë, na nxori ne dhe etërit tanë nga Egjipti,+ nga shtëpia e skllavërisë.+ Pikërisht ai bëri këto shenja të mëdha para syve tanë+ dhe na ruajti gjatë gjithë udhës që bëmë dhe midis tërë popujve mes të cilëve kaluam.+ 18  Jehovai dëboi para nesh tërë popujt,+ domethënë amoritët që banonin në vend. Prandaj edhe ne do t’i shërbejmë Jehovait, sepse ai është Perëndia ynë.»+ 19  Atëherë Josiu i tha popullit: «Ju nuk jeni në gjendje t’i shërbeni Jehovait, sepse ai është një Perëndi i shenjtë;+ është një Perëndi që kërkon t’i përkushtohesh vetëm atij.+ Ai nuk do t’i falë rebelimin dhe mëkatet tuaja.+ 20  Në rast se e lini Jehovain+ dhe u shërbeni perëndive të huaja,+ edhe ai do të kthehet t’ju bëjë keq e t’ju shfarosë pas të mirave që ju ka bërë.»+ 21  Populli ia ktheu Josiut me këto fjalë: «Jo, do t’i shërbejmë vetëm Jehovait!»+ 22  Atëherë Josiu i tha popullit: «Ju jeni dëshmitarë kundër vetes+ se zgjodhët vetë t’i shërbeni Jehovait.»+ Ata ia kthyen: «Jemi dëshmitarë.» 23  «Atëherë, hiqini perënditë e huaja që janë mes jush+ dhe drejtojeni zemrën nga Jehovai, Perëndia i Izraelit.» 24  Populli ia ktheu Josiut: «Do t’i shërbejmë Jehovait, Perëndisë tonë, dhe do ta dëgjojmë zërin e tij!»+ 25  Kështu, atë ditë Josiu bëri një besëlidhje me popullin dhe atje në Sikem ai nxori për ta një rregull dhe një ligj.+ 26  Pastaj Josiu i shkroi këto fjalë në librin e ligjit të Perëndisë,+ mori një gur të madh+ dhe e vuri atje nën pemën e madhe,+ që është pranë shenjtërores së Jehovait. 27  Pas kësaj, Josiu i tha tërë popullit: «Ja, ky gur do të shërbejë si dëshmitar kundër nesh,+ sepse i dëgjoi të gjitha fjalët që na tha Jehovai dhe do të shërbejë si dëshmitar kundër jush, që të mos e mohoni Perëndinë tuaj.» 28  Me këto fjalë Josiu e nisi popullin, secilin në trashëgiminë e vet.+ 29  Pas këtyre gjërave, Josiu, biri i Nunit dhe shërbëtor i Jehovait, vdiq kur ishte njëqind e dhjetë vjeç.+ 30  Atë e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij në Timnat-Serah,+ që gjendet në rajonin malor të Efraimit, në veri të malit të Gashit. 31  Izraeli i shërbeu Jehovait gjatë gjithë kohës që ishte gjallë Josiu dhe pleqtë që jetuan pas Josiut,+ të cilët dinin tërë ato që bëri Jehovai për Izraelin.+ 32  Eshtrat e Jozefit+ që bijtë e Izraelit kishin sjellë nga Egjipti, i varrosën në Sikem, në pjesën e arës që Jakobi kishte marrë për njëqind monedha+ nga bijtë e Hamorit,+ të atit të Sikemit. Ajo u bë pronë e bijve të Jozefit, të cilët e morën si trashëgimi.+ 33  Edhe Eleazari, biri i Aaronit, vdiq+ dhe e varrosën në Kodrën e Finehasit, që ishte i biri,+ dhe që ai ia kishte dhënë në rajonin malor të Efraimit.

Shënime në fund të faqes

Domethënë, lumi Eufrat.
Fjalë për fjalë «sipas së vërtetës».