Josiu 19:1-51

19  Pastaj shorti+ i dytë i ra Simeonit, fisit të bijve të Simeonit,+ sipas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ra në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.+  Ata morën si trashëgimi Beer-Shebën+ me Shebën, Moladahun,+  Hazar-Shualin,+ Balahun, Ezemin,+  Eltoladin,+ Betulin, Hormahun,  Ziklagun,+ Beth-Markabotin, Hazar-Susahun,+  Beth-Lebaotin+ dhe Sharuhenin; trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.  Ainin,+ Rimonin,+ Eterin dhe Ashanin;+ katër qytete me fshatrat e tyre  dhe tërë vendbanimet që ishin rreth e qark këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer,+ në Ramahun+ e Jugut. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Simeonit, sipas familjeve të tyre.  Trashëgimia e bijve të Simeonit u mor nga pjesa që u ra bijve të Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ta.+ Kështu, bijtë e Simeonit morën një pronë në mes të trashëgimisë së tyre.+ 10  Më pas, shorti+ i tretë u ra bijve të Zabulonit,+ sipas familjeve të tyre, dhe kufiri i trashëgimisë së tyre shkonte deri në Sarid. 11  Duke u ngjitur drejt perëndimit, shkonte deri në Mareal, arrinte në Dabeshet dhe pastaj në luginën e përroit që gjendet përballë Jokneamit.+ 12  Nga Saridi kthente drejt lindjes, nga lind dielli, deri në kufi me Kisloth-Taborin dhe pastaj shtrihej deri në Daberat+ e ngjitej deri në Jafia. 13  Që andej shkonte drejt lindjes, nga lind dielli, deri në Gath-Hefer,+ në Eth-Kazin, pastaj shtrihej deri në Rimon dhe arrinte deri në Neah. 14  Pas kësaj, kufiri kthente në veri drejt Hanatonit dhe caqet e tij binin në luginën e Iftah-Elit, 15  në Katath, në Nahalal, në Shimron,+ në Idalah dhe në Betlehem;+ dymbëdhjetë qytete me vendbanimet e tyre. 16  Kjo qe trashëgimia+ e bijve të Zabulonit, sipas familjeve të tyre.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 17  Shorti i katërt i ra Isakarit,+ bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre. 18  Kufiri i tyre shkonte deri në Jezreel,+ Kesulot, Shunem,+ 19  Hafaraim, Shion, Anaharat, 20  Rabit, Kishion, Ebez, 21  Remet, En-Ganim,+ En-Hadah dhe Beth-Pazez. 22  Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor,+ Shahazumah, Beth-Shemesh, dhe caqet e tij kufitare mbaronin në Jordan; gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 23  Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre,+ qytetet me fshatrat e tyre. 24  Pastaj shorti+ i pestë i ra fisit të bijve Asherit,+ sipas familjeve të tyre. 25  Kufiri i tyre shkonte deri në Helkat,+ Hali, Beten, Akshaf,+ 26  Alamelek, Amad dhe Mishal.+ Në drejtim të perëndimit, ai arrinte deri në Karmel+ dhe Shihor-Libnat. 27  Pastaj kthente nga lind dielli në Beth-Dagon, arrinte në Zabulon+ dhe në luginën e Iftah-Elit në veri, në Beth-Emek dhe në Nejel, dhe zgjatej deri në Kabul, në të majtë, 28  në Hebron, në Rehob, në Hamon dhe në Kanah deri në Sidonin+ e populluar. 29  Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit.+ Më pas, kthente drejt Hosahut dhe caqet e tij mbaronin në det, në viset e Akzibit,+ 30  në Umah, në Afek+ dhe në Rehob;+ njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre. 31  Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, sipas familjeve të tyre.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 32  Shorti+ i gjashtë u ra bijve të Neftalit,+ bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre. 33  Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga pema e madhe në Zananim,+ nga Adam-Nekebi dhe nga Jabneli deri në Lakum dhe caqet e tij mbaronin në Jordan. 34  Pastaj kthente drejt perëndimit deri në Aznoth-Tabor dhe që këtej shkonte deri në Hukokah, pastaj arrinte në Zabulon+ nga ana e jugut, në Asher+ nga ana e perëndimit dhe në Judë+ nga krahu i Jordanit nga lind dielli. 35  Qytetet e fortifikuara ishin: Zidimi, Zeri, Hamati,+ Rakati, Kinereti,+ 36  Adamahu, Ramahu, Hazori,+ 37  Kedeshi,+ Edrei, En-Hazori, 38  Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anati dhe Beth-Shemeshi;+ nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 39  Kjo qe trashëgimia+ e fisit të bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre,+ qytetet me fshatrat e tyre. 40  Shorti+ i shtatë i ra fisit të bijve të Danit,+ sipas familjeve të tyre. 41  Kufijtë e trashëgimisë së tyre ishin Zorahu,+ Eshtaoli, Ir-Shemeshi, 42  Shalabini,+ Ajaloni,+ Itlahu, 43  Eloni, Timnahu,+ Ekroni,+ 44  Eltekehu, Gibetoni,+ Baalathi,+ 45  Jehudi, Bene-Beraku, Gath-Rimoni,+ 46  Me-Jarkoni dhe Rakoni, me kufirin përballë Jopës.+ 47  Mirëpo ky territor ishte tepër i ngushtë+ për bijtë e Danit, ndaj ata u ngjitën e luftuan kundër Leshemit+ dhe pasi e morën, i shkuan banorët e tij në teh të shpatës. Pastaj e shtinë në dorë dhe vajtën të banonin atje. Ata zunë ta quanin Leshemin Dan, nga emri i Danit, paraardhësit të tyre.+ 48  Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre. Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 49  Kështu, ata përfunduan ndarjen e tokës sipas territoreve. Pastaj bijtë e Izraelit i dhanë një trashëgimi mes tyre Josiut, birit të Nunit. 50  Sipas urdhrit të Jehovait, ata i dhanë atij qytetin që kërkoi,+ domethënë Timnat-Serahun,+ në rajonin malor të Efraimit. Kështu, ai zuri të bënte ndërtime në qytet dhe të banonte në të. 51  Këto qenë trashëgimitë që prifti Eleazar me Josiun, birin e Nunit, dhe me krerët e shtëpive atërore të fiseve të bijve të Izraelit shpërndanë+ me short në Shiloh,+ përpara Jehovait, në hyrje të tendës së takimit,+ duke përfunduar në këtë mënyrë ndarjen e vendit.

Shënime në fund të faqes