Josiu 17:1-18

17  Një pjesë i ra me short+ fisit të Manaseut,+ të parëlindurit të Jozefit,+ për Makirin,+ të parëlindurin e Manaseut, që ishte i ati i Galaadit,+ meqë ai u tregua luftëtar trim.+ Kështu, ai mori si territore Galaadin+ dhe Bashanin.  Bijve të Manaseut që kishin mbetur u ra me short një pjesë sipas familjeve të tyre, domethënë bijve të Abi-Ezerit,+ bijve të Helekut,+ bijve të Asrielit, bijve të Sikemit,+ bijve të Heferit dhe bijve të Shemidës.+ Këta ishin bijtë e Manaseut, që ishte biri i Jozefit, të gjithë meshkujt sipas familjeve të tyre.  Mirëpo doli se Zelofehadi,+ biri i Heferit, biri i Galaadit, biri i Makirit, biri i Manaseut, nuk kishte bij, por bija, dhe emrat e bijave të tij ishin: Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza.+  Ato u paraqitën para priftit Eleazar,+ para Josiut, birit të Nunit, dhe para prijësve e thanë: «Jehovai e urdhëroi Moisiun që të na jepte trashëgimi mes vëllezërve tanë.»+ Kështu, sipas urdhrit të Jehovait, ai u dha trashëgimi mes vëllezërve të babait të tyre.+  Manaseut i ranë dhjetë pjesë, përveç Galaadit dhe Bashanit, që ishin matanë Jordanit,+  pasi bijat e Manaseut morën trashëgimi mes bijve të tij dhe Galaadi u bë pronë e bijve të Manaseut që kishin mbetur.  Kufiri i Manaseut shtrihej nga Asheri deri në Mikmetat,+ që është përballë Sikemit,+ dhe kthente në të djathtë drejt banorëve të En-Tapuahut.  Tapuahu+ u bë i Manaseut, por Tapuahu në kufi me Manaseun ishte pronë e bijve të Efraimit.  Pastaj kufiri zbriste në luginën e përroit të Kanahut, në drejtim të jugut deri në luginën e përroit ku gjendeshin qytetet+ e Efraimit që ishin në mes të qyteteve të Manaseut. Kufiri i Manaseut ishte në veri të luginës së përroit dhe mbaronte në det.+ 10  Në jug i përkiste Efraimit, kurse në veri Manaseut, me detin si kufi.+ Në veri ata arrinin deri në Asher, kurse në lindje deri në Isakar. 11  Në Isakar dhe në Asher, Manaseut+ i takonte Beth-Sheani+ me fshatrat e tij, Ibleami+ me fshatrat e tij, banorët e Dorit+ me fshatrat e tij, banorët e En-Dorit+ me fshatrat e tij, banorët e Tanakut+ me fshatrat e tij dhe banorët e Megidos+ me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore. 12  Bijtë e Manaseut nuk qenë në gjendje t’i shtinin në dorë këto qytete,+ sepse kananitët ishin të vendosur të rrinin në këtë vend.+ 13  Kështu, kur bijtë e Izraelit u bënë të fortë,+ i vunë kananitët në punë të detyruar+ dhe nuk ua morën pronat krejtësisht.+ 14  Bijtë e Jozefit e pyetën Josiun: «Pse na dhe si trashëgimi vetëm një pjesë,+ kur ne jemi një popull i madh, se Jehovai na ka bekuar gjer më tani?»+ 15  Josiu ua ktheu: «Nëse jeni popull i madh, ngjituni në pyll dhe priteni në vendin e perezitëve+ e të refaimëve,+ meqë në rajonin malor+ të Efraimit qenkeni tepër ngushtë.» 16  Por bijtë e Jozefit iu përgjigjën: «Rajoni malor nuk na mjafton dhe veç kësaj, tërë kananitët që banojnë në vendin e ultësirës kanë karroca lufte+ me kosa të hekurta, si ata që janë në Beth-Shean+ e në fshatrat e tij, edhe ata që janë në ultësirën e Jezreelit.»+ 17  Atëherë Josiu i tha shtëpisë së Jozefit, Efraimit dhe Manaseut: «Ju jeni një popull i madh dhe fuqia juaj është e madhe.+ Nuk keni pse të mbeteni vetëm me një short.+ 18  Ja, rajoni malor do të jetë juaji.+ Ndonëse është pyll, ju do ta prisni e do të bëhet skaji juaj më i largët. Kananitët do t’i përzini, edhe pse kanë karroca lufte me kosa të hekurta e janë të fortë.»+

Shënime në fund të faqes