Josiu 15:1-63

15  Pjesa që i ra për short+ fisit të bijve të Judës, sipas familjeve të tyre, shkonte deri në kufi me Edomin,+ duke përfshirë edhe shkretëtirën e Zinit+ deri në skajin jugor të Negebit.+  Kufiri i tyre jugor niste nga skaji i Detit të Kripur,+ nga gjiri me pamjen nga jugu,  dhe zgjatej drejt jugut deri në të përpjetën e Akrabimit,+ kalonte nëpër Zin,+ pastaj ngjitej nga jugu deri në Kadesh-Barnea,+ kalonte nëpër Hezron, ngjitej deri në Adar dhe kthente në Karka.  Pastaj kalonte në Azmon,+ shtrihej deri në luginën e përroit të Egjiptit+ dhe mbaronte në det. Ky ishte kufiri i tyre jugor.  Kufiri lindor ishte Deti i Kripur deri në mbarim të Jordanit. Kufiri në cepin verior ishte gjiri i detit, në mbarim të Jordanit.+  Pastaj kufiri ngjitej deri në Beth-Hoglah,+ kalonte në veri të Beth-Arabahut+ dhe pastaj ngjitej deri te guri i Bohanit,+ birit të Rubenit.  Në ultësirën e Akorit+ ngjitej deri në Debir, kthente drejt veriut deri në Gilgal,+ përballë së përpjetës së Adumimit, që është në jug të luginës së përroit; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit+ dhe mbaronte në En-Rogel.+  Më pas, ngjitej në luginën e birit të Hinomit+ deri në shpatin jugor të jebusitëve,+ domethënë në Jerusalem.+ Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ngrihet përballë luginës së Hinomit në perëndim, në skaj të ultësirës së Refaimit+ në veri.  Kufiri shkonte nga maja e malit deri te burimi i ujërave të Neftoahut+ dhe shtrihej deri në qytetet e malit të Efronit. Pastaj kufiri shkonte deri në Baalah,+ domethënë në Kiriat-Jearim.+ 10  Nga Baalahu kthente në perëndim të malit të Seirit dhe kalonte në shpatin verior të malit të Jearimit, domethënë në Kesalon. Pastaj zbriste në Beth-Shemesh+ dhe kalonte nëpër Timnah.+ 11  Më pas, ky kufi zgjatej deri në shpatin verior të Ekronit+ dhe shkonte deri në Shikeron, kalonte në malin e Baalahut, zgjatej deri në Jabnel dhe mbaronte në det. 12  Kufiri perëndimor ishte Deti i Madh+ me bregun e tij. Ky ishte kufiri i bijve të Judës rreth e qark, sipas familjeve të tyre. 13  Ashtu siç urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes bijve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba kishte qenë i ati i Anakut), pra Hebronin.+ 14  Kështu, Kalebi përzuri që andej tre bijtë e Anakut,+ domethënë Sheshain,+ Ahimanin dhe Talmain,+ pasardhës të Anakut.+ 15  Që këtej, ai u ngjit te banorët e Debirit,+ (emri i të cilit më parë ishte Kiriat-Sefer).+ 16  Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e merr, unë do t’i jap për grua time bijë, Aksën.»+ 17  Dhe qytetin e mori Otnieli,+ biri i Kenazit,+ që ishte vëllai i Kalebit, kështu që ai i dha për grua të bijën, Aksën.+ 18  Por, kur po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo e nxiti të shoqin që t’i kërkonte babait të saj një arë. Kështu, ajo përplasi duart ndërsa ishte mbi gomar dhe Kalebi i tha: «Çfarë do?»+ 19  Ajo iu përgjigj: «Më beko me një dhuratë. Meqë më ke dhënë një copë tokë në jug, më jep edhe Gulot-Maimin.» Kështu ai i dha Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm.+ 20  Kjo qe trashëgimia+ e fisit të bijve të Judës,+ sipas familjeve të tyre. 21  Në skajin e territorit të fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin+ në jug, qytetet ishin këto: Kabzeli,+ Ederi, Jaguri, 22  Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23  Kedeshi, Hazori, Ithnani, 24  Zifi, Telemi,+ Bealoti, 25  Hazor-Hadatahu, Keriot-Hezroni, domethënë Hazori, 26  Amami, Shema, Moladahu,+ 27  Hazar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,+ 28  Hazar-Shuali,+ Beer-Sheba,+ Biziotiahu, 29  Baalahu,+ Ijimi, Ezemi,+ 30  Eltoladi, Kesili, Hormahu,+ 31  Ziklagu,+ Madmanahu, Sansanahu, 32  Lebaoti, Shilhimi, Aini+ dhe Rimoni;+ gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre. 33  Në Shefelah+ ishin: Eshtaoli,+ Zorahu,+ Ashnahu, 34  Zanoahu,+ En-Ganimi, Tapuahu, Enami, 35  Jarmuthi,+ Adulami,+ Sokohu,+ Azekahu,+ 36  Sharaimi,+ Aditaimi, Gederahu dhe Gederotaimi; katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 37  Zenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38  Dileani, Mizpehu, Joktheli, 39  Lakishi,+ Bozkati,+ Egloni,+ 40  Kaboni, Lahmami, Kitlishi, 41  Gederoti, Beth-Dagoni, Namahu dhe Makedahu;+ gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 42  Libnahu,+ Eteri,+ Ashani, 43  Iftahu, Ashnahu, Nezibi, 44  Kejlahu,+ Akzibi+ dhe Mareshahu;+ nëntë qytete me fshatrat e tyre. 45  Ekroni+ me fshatrat dhe vendbanimet e tij. 46  Nga Ekroni drejt perëndimit, tërë ato që ishin përgjatë Ashdodit me fshatrat e tyre. 47  Ashdodi,+ fshatrat dhe vendbanimet e tij; Gaza,+ fshatrat dhe vendbanimet e saj deri në luginën e përroit të Egjiptit, në Detin e Madh dhe në viset fqinje.+ 48  Në rajonin malor: Shamiri, Jatiri,+ Sokohu, 49  Danahu, Kiriat-Sanahu, domethënë Debiri, 50  Anabi, Eshtemohu,+ Animi, 51  Gosheni,+ Holoni dhe Gilohu;+ njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. 52  Arabi, Dumai, Eshani, 53  Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54  Humtahu, Kiriat-Arba, domethënë Hebroni,+ dhe Siori; nëntë qytete me fshatrat e tyre. 55  Maoni,+ Karmeli, Zifi,+ Jutahu, 56  Jezreeli, Jokdeami, Zanoahu, 57  Kaini, Gibeahu dhe Timnahu;+ dhjetë qytete me fshatrat e tyre. 58  Halhuli, Beth-Zuri, Gedori, 59  Marati, Beth-Anoti dhe Eltekoni; gjashtë qytete me fshatrat e tyre. 60  Kiriat-Baali,+ domethënë Kiriat-Jearimi,+ dhe Rabahu; dy qytete me fshatrat e tyre. 61  Në shkretëtirë: Beth-Arabahu,+ Midini, Sekakahu, 62  Nibshani, Qyteti i Kripës dhe En-Gedi;+ gjashtë qytete me fshatrat e tyre. 63  Kurse jebusitët+ që banonin në Jerusalem,+ bijtë e Judës nuk i përzunë dot,+ prandaj jebusitët vazhdojnë të banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me bijtë e Judës.

Shënime në fund të faqes