Josiu 13:1-33

13  Mirëpo Josiu ishte i moshuar e i shkuar në moshë.+ Prandaj Jehovai i tha: «Ti je plakur, je i shkuar në moshë dhe mbetet ende një pjesë shumë e madhe toke për t’u shtënë në dorë.+  Ja vendi që mbetet:+ tërë viset e filistinëve+ dhe të geshuritëve+  (nga degëzimi i Nilit përballë Egjiptit e deri në kufi me Ekronin në veri,+ llogaritej si pjesë e kananitëve);+ pesë sundimtarët e aleancës+ filistine, gazitët,+ ashdoditët,+ ashkelonitët,+ gititët,+ ekronitët+ dhe avimët.+  Në jug tërë vendi i kananitëve; Mearahu që është i sidonitëve,+ deri në Afek e deri në kufi me amoritët;  vendi i gebalitëve+ dhe tërë Libani në drejtim të lindjes së diellit, nga Baal-Gadi+ rrëzë malit të Hermonit deri në hyrje të Hamathit;+  tërë banorët e rajonit malor, nga Libani+ deri në Misrefot-Maim,+ tërë sidonitët.+ Vetë unë do t’ua marr pronat para bijve të Izraelit.+ Ti veç ndaja me short këtë vend Izraelit si trashëgimi, si të urdhërova.+  Tani, pra, jepua si trashëgimi këtë vend nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.»+  Gjysma tjetër e këtij fisi bashkë me rubenitët dhe gaditët morën si trashëgimi vendin që u dha Moisiu në atë anë të Jordanit që bie nga lindja, siç ua kishte ndarë Moisiu, shërbëtori i Jehovait,+  nga Aroeri,+ që është buzë luginës së përroit të Arnonit,+ duke përfshirë edhe qytetin që është në mes të luginës së përroit dhe tërë rrafshnaltën e Medebës+ deri në Dibon;+ 10  tërë qytetet e Sihonit, mbretit të amoritëve, i cili mbretëronte në Heshbon, deri në kufi me bijtë e Amonit;+ 11  Galaadin dhe territorin e geshuritëve,+ të makathitëve, tërë malin e Hermonit+ dhe tërë Bashanin+ deri në Salekah;+ 12  tërë mbretërinë e Ogut+ në Bashan, i cili mbretëronte në Ashtarot e në Edrei+ dhe që ishte i vetmi që kishte mbetur nga refaimët.+ Këta Moisiu i sulmoi dhe u mori pronat.+ 13  Bijtë e Izraelit nuk ua morën pronat+ geshuritëve dhe makathitëve, përkundrazi, ata+ banojnë edhe sot e kësaj dite mes Izraelit. 14  Vetëm fisit të levitëve ai nuk i dha trashëgimi.+ Trashëgimia e tyre,+ siç u premtoi ai,+ janë blatimet e bëra me zjarr+ për Jehovain, Perëndinë e Izraelit. 15  Moisiu i ndau pronën që i takonte fisit të bijve të Rubenit, sipas familjeve të tyre 16  dhe territori i tyre ishte nga Aroeri,+ që është buzë luginës së përroit të Arnonit, duke përfshirë edhe qytetin që është në mes të luginës së përroit dhe tërë rrafshnaltën pranë Medebës;+ 17  Heshboni+ me tërë qytezat e tij+ që janë në rrafshnaltë: Diboni,+ Bamot-Baali,+ Beth-Baal-Meoni,+ 18  Jahazi,+ Kedemoti,+ Mefati,+ 19  Kiriataimi,+ Sibmahu,+ Zeret-Shahari në malin e ultësirës, 20  Beth-Peori, shpatet e Pisgahut,+ Beth-Jeshimoti,+ 21  tërë qytetet e rrafshnaltës+ dhe tërë mbretëria e Sihonit, mbretit të amoritëve, që mbretëronte në Heshbon.+ Atë Moisiu e sulmoi+ bashkë me prijësit e Midianit: Evin, Rekemin, Zurin, Hurin dhe Rebën,+ dukët e Sihonit që banonin në vend. 22  Bashkë me të tjerët, bijtë e Izraelit vranë me shpatë edhe Balaamin, birin e Beorit,+ që ishte fallxhor.+ 23  Bijtë e Rubenit kishin për kufi Jordanin. Ky qe territori që iu dha si trashëgimi bijve të Rubenit,+ sipas familjeve të tyre, me qytetet dhe me fshatrat e tyre. 24  Pastaj Moisiu i ndau pronën që i takonte fisit të Gadit, bijve të Gadit, sipas familjeve të tyre.+ 25  Në territorin e tyre bënte pjesë Jazeri,+ tërë qytetet e Galaadit,+ gjysma e vendit të bijve të Amonit+ deri në Aroer,+ që gjendet përballë Rabahut;+ 26  pastaj shkonte nga Heshboni+ deri në Ramat-Mizpeh dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi+ deri në kufi me Debirin;+ 27  në ultësirë kishte Beth-Haramin,+ Beth-Nimrahun,+ Sukotin,+ Zafonin, pjesën tjetër të mbretërisë së Sihonit, mbretit të Heshbonit,+ me Jordanin për kufi deri në skajet e detit të Kineretit,+ nga ana e Jordanit që është drejt lindjes. 28  Kjo qe trashëgimia e bijve të Gadit,+ sipas familjeve të tyre, me qytetet dhe me fshatrat e tyre. 29  Moisiu i dha një pronë edhe gjysmës së fisit të Manaseut. Kjo iu dha gjysmës së fisit të bijve të Manaseut, sipas familjeve të tyre.+ 30  Territori i tyre shtrihej nga Mahanaimi,+ dhe përfshinte tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit,+ dhe tërë fshatrat me tenda të Jairit+ që janë në Bashan, gjithsej gjashtëdhjetë qyteza. 31  Gjysma e Galaadit dhe Ashtaroti+ me Edrein,+ që ishin qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, u shkuan bijve të Makirit,+ birit të Manaseut, domethënë, gjysmës së bijve të Makirit, sipas familjeve të tyre. 32  Këto u dha Moisiu atyre si trashëgimi në rrafshinat e shkreta të Moabit, në atë anë të Jordanit që është nga krahu i lindjes, përballë Jerikosë.+ 33  Fisit të levitëve Moisiu nuk i dha trashëgimi.+ Jehovai, Perëndia i Izraelit, është trashëgimia e tyre, siç u premtoi ai.+

Shënime në fund të faqes