Josiu 12:1-24

12  Këta janë mbretërit e vendit që u mundën nga bijtë e Izraelit, të cilët shtien në dorë vendin e tyre nga ajo anë e Jordanit nga lind dielli,+ nga lugina e përroit të Arnonit+ deri në malin e Hermonit+ dhe tërë Arabahun,+ nga lind dielli:  Sihoni,+ mbreti i amoritëve, që banonte në Heshbon.+ Ai sundonte nga Aroeri,+ që ishte buzë luginës së përroit të Arnonit,+ dhe përfshinte gjysmën e luginës së përroit dhe gjysmën e Galaadit, deri në luginën e përroit të Jabokut,+ që është kufiri me bijtë e Amonit.  Përfshinte edhe Arabahun+ deri në detin e Kineretit+ drejt lindjes, e deri në detin e Arabahut, që është Deti i Kripur,+ në lindje në drejtim të Beth-Jeshimotit,+ dhe drejt jugut poshtë shpateve të Pisgahut.+  Pastaj Ogu,+ mbreti i Bashanit me territorin e tij, që përfshinte atë që mbetej nga refaimët.+ Ai banonte në Ashtarot+ dhe në Edrei+  e sundonte në malin e Hermonit,+ në Salekah dhe në tërë Bashanin,+ deri në kufi me geshuritët+ e me makathitët,+ si edhe mbi gjysmën e Galaadit deri në territorin e Sihonit,+ mbretit të Heshbonit.+  Ata u mundën nga Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe nga bijtë e Izraelit.+ Pas kësaj, Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ua dha atë në zotërim rubenitëve,+ gaditëve+ dhe gjysmës së fisit të Manaseut.+  Këta janë mbretërit e vendeve që Josiu dhe bijtë e Izraelit mundën në atë anë të Jordanit që binte nga perëndimi, nga Baal-Gadi+ në luginën* e Libanit+ deri në malin e Halakut,+ që ngjitet deri në Seir,+ (më pas, vendet e tyre Josiu ua dha në zotërim fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,+  në rajonin malor, në Shefelah, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negeb,+ domethënë vendin e hititëve, amoritëve,+ kananitëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve):+   Mbreti i Jerikosë,+ mbreti i Ait,+ pranë Bethelit, 10  mbreti i Jerusalemit,+ mbreti i Hebronit,+ 11  mbreti i Jarmuthit,+ mbreti i Lakishit,+ 12  mbreti i Eglonit,+ mbreti i Gezerit,+ 13  mbreti i Debirit,+ mbreti i Gederit, 14  mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit, 15  mbreti i Libnahut,+ mbreti i Adulamit, 16  mbreti i Makedahut,+ mbreti i Bethelit,+ 17  mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit,+ 18  mbreti i Afekut, mbreti i Lasharonit, 19  mbreti i Madonit,+ mbreti i Hazorit,+ 20  mbreti i Shimron-Meronit, mbreti i Akshafit,+ 21  mbreti i Tanakut, mbreti i Megidos,+ 22  mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit+ në Karmel, 23  mbreti i Dorit në kreshtën e malit të qytetit të Dorit,+ mbreti i Gojimit në Gilgal 24  dhe mbreti i Tirzahut,gjithsej tridhjetë e një mbretër.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Js 11:8.