Jeremia 48:1-47

48  Kështu thotë+ Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Moabin:+ «Mjerë Neboja,+ se është plaçkitur! Kiriataimi+ është turpëruar, është pushtuar. Lartësia e sigurt është bërë me turp dhe e ka zënë tmerri.+  Nuk ka më asnjë lëvdim për Moabin.+ Në Heshbon+ kanë bluar një gjëmë kundër tij: ‘Ejani ta shfarosim, që të mos jetë më një komb.’+Edhe ti, o Madmen, duhet të heshtësh. Pas teje po vjen një shpatë.  Nga Horonaimi+ vjen një klithmë, ka plaçkitje dhe shembje të madhe.  Moabi është shembur.+ Dëgjohet piskama e të vegjëlve të tij.  Nëpër të përpjetën e Luhit+ ngjiten duke qarë, dëgjohet e qara. Nëpër të tatëpjetën nga Horonaimi dëgjohet një klithmë e trishtueshme për shembjen+ që kanë marrë vesh.  Mbathjani, gjeni shpëtim për shpirtrat tuaj+ dhe bëhuni si një dëllinjë në shkretëtirë.+  Meqë ke besim te veprat dhe thesaret e tua, do të të pushtojnë.+ E Kemoshi+ do të shkojë në mërgim,+ priftërinjtë dhe princat bashkë.+  Plaçkitësi do të hyjë në çdo qytet,+ dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë.+ Ultësira do të marrë fund, dhe vendi i rrafshët do të shfaroset, siç thotë Jehovai.  Jepini Moabit një shenjë për t’i treguar rrugën, sepse kur të kthehet në rrënojë, do të ikë.+ Qytetet e tij do të bëhen për të ngjallur habi, askush nuk do të banojë në to.+ 10  Mallkuar qoftë ai që e kryen shkel e shko+ misionin e Jehovait, dhe mallkuar qoftë ai që e frenon shpatën që të mos derdhë gjak! 11  Moabitët kanë qenë rehat që nga rinia,+ dhe rrinë të patrazuar si llumi në fund të verës.+ Nuk janë zbrazur nga njëra enë në tjetrën dhe nuk kanë shkuar në mërgim. Ja pse shija e tyre ka mbetur e njëjtë, dhe aroma e tyre nuk ka ndryshuar. 12  Prandaj po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do të dërgoj tek ata toçitësit e enëve. Ata do t’i toçitin,+ do t’ua zbrazin enët dhe do t’ua bëjnë copë-copë qypat e mëdhenj. 13  Moabitëve do t’u vijë turp për Kemoshin,+ siç u erdhi turp atyre të shtëpisë së Izraelit për Bethelin, sigurinë e tyre.+ 14  Si guxoni të thoni: ‘Jemi luftëtarë,+ burra plot fuqi.’ 15  Moabi është plaçkitur, dhe dikush i ka sulmuar qytetet e tij.+ Ajka e të rinjve ka zbritur në thertore,+—thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehova i ushtrive.+ 16  Katastrofa ndaj moabitëve është afër, dhe gjëma e tyre po vjen me shumë nxitim.+ 17  Gjithë ata përqark tyre do t’ua qajnë hallin, tërë ata që ua dinë emrin.+ Thoni: ‘Oh, si u thye shkopi i forcës, thupra e bukurisë!’+ 18  Zbrit nga vendi yt i lavdishëm dhe ulu e etur, o banore, bijë+ e Dibonit,+ sepse plaçkitësi i Moabit po vjen për të të sulmuar. Ai do t’i rrënojë vendet e tua të fortifikuara.+ 19  Ndal dhe këqyr udhën, o banore e Aroerit!+ Pyet atë që po ia mbath dhe atë që po ikën. Thuaj: ‘Çfarë ka ndodhur?’+ 20  Moabi është turpëruar, sepse e ka pushtuar tmerri.+ Ulërini dhe bërtitni! Thoni në Arnon+ se Moabi është plaçkitur. 21  Gjykimi ka mbërritur në vendin e sheshtë,+ në Holon e në Jahaz+ dhe kundër Mefatit,+ 22  kundër Dibonit,+ kundër Nebos+ dhe kundër Beth-Diblathaimit, 23  kundër Kiriataimit,+ kundër Beth-Gamulit dhe kundër Beth-Meonit,+ 24  kundër Keriotit,+ kundër Bozrahut+ dhe kundër tërë qyteteve të Moabit, afër dhe larg. 25  Briri* i Moabit është prerë,+ dhe krahu i tij është thyer,+—thotë Jehovai.— 26  Deheni+ Moabin, sepse është mbajtur me të madh kundër Jehovait.+ Le të pllaquritet në të vjellën e vet+ e të bëhet për t’u tallur. 27  A nuk talleshe ti me Izraelin?+ Mos vallë u gjet ai mes hajdutëve?+ Sepse ti tundje kokën me shpoti sa herë që flitje kundër tij. 28  Braktisni qytetet dhe banoni në shkrep,+ o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbi që e bën folenë në gojën e zgavrës.+ 29  Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit+—ai është shumë fodull—për mendjemadhësinë, për krenarinë, për fodullëkun e tij dhe për kryelartësinë e zemrës së tij.+ 30  Unë e njoh zemërimin e tij të furishëm,—thotë Jehovai,—por nuk do të jetë më ashtu, nuk do të jenë ashtu as fjalët e tij boshe.+ Ata nuk do të bëjnë aspak siç thonë.+ 31  Ja pse do të ulërij për Moabin, dhe për gjithë Moabin do të lëshoj klithma.+ Për njerëzit e Kir-Heresit+ do të ofshajnë. 32  E qara ime për ty do të jetë më e fortë se e qara për Jazerin,+ o hardhi e Sibmahut!+ Bisqet e tua të lulëzuara kanë kaluar matanë detit. Kanë mbërritur në det, në Jazer.+ Mbi frutat e verës+ dhe mbi rrushin e vjelë është sulur plaçkitësi.+ 33  Gëzimi dhe hareja janë hequr nga pemishtja dhe nga vendi i Moabit.+ Kam bërë të reshtë vera nga shtypësja e rrushit.+ Askush nuk do ta shtypë rrushin me britma gëzimi. Britmat e tyre nuk do të jenë britma gëzimi.+ 34  Britma që kanë lëshuar në Heshbon,+ ka shkuar deri në Elealeh,+ deri në Jahaz.+ Ajo nga Zoari+ ka shkuar deri në Horonaim,+ në Eglath-Shelishijah,+ sepse vendet me ujë të Nimrimit+ do të kthehen në shkreti. 35  Unë,—thotë Jehovai,—do të bëj që të mos jetë më në Moab ai që sjell një blatim në vendin e lartë, dhe ai që i paraqit tym blatimi perëndisë së tij.+ 36  Ja pse zemra ime do të rënkojë si fyejt,+ për Moabin dhe për njerëzit e Kirheresit.+ Ja pse bollëku që ka prodhuar ai, ka për të marrë fund.+ 37  Çdo kokë është pa flokë,+ dhe çdo mjekër është prerë.+ Të gjithë kanë të prera në duar+ dhe në ijë kanë copë thesi.+ 38  Në tarracat e Moabit dhe në të gjitha sheshet e tij vajtojnë,+ sepse e kam thyer atë si një enë që s’të sjell kënaqësi,+—thotë Jehovai.— 39  Oh, si është tmerruar ai! Ulërini! Oh, si e ka kthyer kurrizin Moabi! Është turpëruar.+ Moabi është bërë për t’u tallur dhe diçka e tmerrshme për të gjithë ata përqark tij. 40  Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, ashtu si vërvitet shqiponja,+ ashtu do të shtrijë dikush krahët mbi Moabin.+ 41  Qytetet do të pushtohen, dhe fortesat e tij do të merren. Atë ditë zemra e burrave të fuqishëm të Moabit do të bëhet si zemra e gruas që e zë ankthi i lindjes.+ 42  Moabi nuk do të jetë më një popull,+ sepse është mbajtur me të madh kundër Jehovait.+ 43  Tmerri, gropa dhe gracka janë për ty, o banore e Moabit,+—thotë Jehovai.— 44  Kushdo që ikën nga tmerri, do të bjerë në gropë, dhe kushdo që del nga gropa, do të zihet në grackë.+Sepse unë do të sjell kundër tij, pra kundër Moabit, vitin kur do të kushtohet vëmendja kundër tyre,+—thotë Jehovai.— 45  Ata që iknin, janë ndalur pa fuqi në hijen e Heshbonit.+ Sepse nga Heshboni do të dalë një zjarr dhe nga mesi i Sihonit+ një flakë. Do të gllabërojë tëmthat e Moabit dhe majën e kokës së bijve të trazirës.+ 46  Mjerë ti, o Moab!+ Populli i Kemoshit+ ka marrë fund. Sepse bijtë e tu dhe bijat e tua janë marrë rob. 47  Unë do t’i mbledh robërit e Moabit në ditët e fundit,+—thotë Jehovai.—Deri këtu është gjykimi për Moabin.’»+

Shënime në fund të faqes

Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.