Jeremia 34:1-22

34  Fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë, kur Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë,+ dhe gjithë forcat e tij ushtarake,+ tërë mbretëritë e tokës në dorën e tij+ dhe gjithë popujt, po luftonin kundër Jerusalemit dhe kundër qyteteve përreth tij:+  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Shko thuaji Zedekisë, mbretit të Judës,+ po, thuaji: ‘Kështu thotë Jehovai: “Unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë,+ dhe ai do t’i vërë zjarrin.+  Dhe ti nuk do t’i shpëtosh dorës së tij, sepse do të të kapin dhe do të biesh në duart e tij.+ Do ta shohësh sy për sy mbretin e Babilonisë,+ dhe ai do të flasë gojë më gojë me ty, dhe ti do të shkosh në Babiloni.”  Por dëgjo fjalën e Jehovait, o Zedeki, mbret i Judës:+ “Kështu thotë Jehovai për ty: ‘Nuk do të vdesësh nga shpata.  Do të vdesësh në paqe,+ dhe ashtu siç varrosën etërit e tu, mbretërit e hershëm që qenë para teje,+ ashtu do të të varrosin edhe ty duke djegur aroma.+ Për ty do të vajtojnë:+ “Ah, mor zotëri!”,+ sepse këtë fjalë e kam thënë unë,—thotë Jehovai.’”’”»  Atëherë profeti Jeremia i tha Zedekisë, mbretit të Judës, tërë këto fjalë+ në Jerusalem,  kur forcat ushtarake të mbretit të Babilonisë po luftonin kundër Jerusalemit dhe kundër gjithë qyteteve të Judës që kishin mbetur,+ kundër Lakishit+ dhe kundër Azekahut,+ sepse këto qytete të fortifikuara+ ishin të vetmet që kishin mbetur nga gjithë qytetet e Judës.+  Fjala që iu drejtua Jeremisë nga Jehovai pasi mbreti Zedekia bëri një besëlidhje me gjithë popullin që ishte në Jerusalem që t’i shpallte të lirë,+  që secili t’i linte të lirë shërbyesin hebre+ dhe shërbyesen hebreje dhe të mos e përdorte më si shërbëtor judeun, se është vëllai i vet.+ 10  Kështu gjithë princat+ u bindën, si edhe tërë populli që kishte hyrë në besëlidhjen që ta linte secili të lirë shërbyesin dhe shërbyesen dhe të mos i përdorte më ata si shërbëtorë, e ata u bindën e i lanë të iknin.+ 11  Por më pas ndryshuan mendje+ dhe filluan t’i merrnin përsëri shërbyesit e shërbyeset që i kishin lënë të lirë, e i nënshtruan si shërbyes dhe si shërbyese.+ 12  Si pasojë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë, dhe Jehovai i tha: 13  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Unë bëra një besëlidhje me etërit tuaj+ ditën që i nxora nga vendi i Egjiptit,+ nga shtëpia e shërbyesve,+ dhe u thashë: 14  ‘Në fund të shtatë vjetëve secili nga ju duhet ta lërë të ikë vëllanë e vet,+ hebreun,+ që t’u shit+ dhe që të ka shërbyer gjashtë vjet; duhet ta lësh të lirë.’ Por etërit tuaj nuk më dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë.+ 15  Kurse ju sot ktheheni dhe bëni atë që është e drejtë në sytë e mi, duke e shpallur të lirë secili shokun e vet, dhe bëni një besëlidhje para meje+ në shtëpinë ku thirret emri im.+ 16  Por pastaj ndryshoni mendje+ dhe e përdhosni emrin tim,+ e merrni përsëri secili shërbyesin dhe shërbyesen, që i kishit lënë të iknin të lirë ku t’u donte shpirti, dhe i nënshtroni që të bëhen shërbyesit tuaj dhe shërbyeset tuaja.+ 17  Atëherë, kështu thotë Jehovai: ‘Ju nuk m’u bindët që secili ta shpallte të lirë+ të vëllanë dhe shokun. Prandaj unë po ju shpall të lirë,+—thotë Jehovai,—për shpatën,+ për murtajën+ dhe për zinë e bukës,+ dhe do t’ju katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës të dridhen të tmerruara kur t’ju shohin.+ 18  Njerëzit që i bënë bisht besëlidhjes sime,+ duke mos zbatuar fjalët e besëlidhjes që bënë përpara meje, kur ndanë më dysh viçin+ që të kalonin midis dy pjesëve të tij,+ 19  domethënë, princat e Judës, princat e Jerusalemit,+ zyrtarët e oborrit, priftërinjtë dhe gjithë populli i vendit, që kaluan mes pjesëve të viçit, 20  unë do t’i jap në duart e armiqve dhe në duart e atyre që kërkojnë shpirtin e tyre.+ Kufomat e tyre do të bëhen ushqim për zogjtë e qiellit dhe kafshët e tokës.+ 21  Kurse Zedekinë, mbretin e Judës,+ dhe princat e tij do t’i jap në duart e armiqve, në duart e atyre që kërkojnë shpirtin e tyre dhe në duart e forcave ushtarake të mbretit të Babilonisë,+ që po tërhiqen nga ju.+ 22  Unë do t’u jap urdhër atyre,—thotë Jehovai,—dhe do t’i sjell përsëri në këtë qytet.+ Ata do të luftojnë kundër tij, do ta pushtojnë e do t’i vënë zjarrin,+ ndërsa qytetet e Judës do t’i bëj një vend të shkretë, pa asnjë banor.’”»+

Shënime në fund të faqes