Jakovi 4:1-17

4  Nga vijnë luftërat dhe nga vijnë zëniet mes jush? A nuk vijnë nga ky burim,+ domethënë, nga etja juaj për kënaqësi mishore, që zhvillon një konflikt në gjymtyrët tuaja?+  Ju dëshironi, e megjithatë nuk keni. Ju vritni+ e lakmoni,+ e megjithatë nuk arrini të merrni. Ju ziheni+ e bëni luftë. Ju nuk keni, sepse nuk kërkoni.  Ju kërkoni, e megjithatë nuk merrni, sepse kërkoni për një qëllim të gabuar,+ që ta shpenzoni në etjen tuaj për kënaqësi mishore.+  O kurorëshkelëse,+ a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë?+ Prandaj, kush dëshiron të jetë mik+ i botës, bëhet armik i Perëndisë.+  Apo kujtoni se shkrimi thotë kot: «E prirur drejt zilisë, fryma+ që ka zënë vend brenda nesh, digjet nga dëshira»?  Megjithatë, dashamirësia e pamerituar që jep ai është më e madhe.+ Prandaj, thuhet: «Perëndia u kundërvihet fodullëve,+ por u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve.»+  Ndaj nënshtrojuni+ Perëndisë dhe kundërvijuni Djallit,+ e ai do të ikë nga ju.+  Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.+ Pastroni duart tuaja, o mëkatarë,+ dhe dëlirni zemrat tuaja,+ o të pavendosur!+  Bëjini vend trishtimit, vajtoni dhe qani.+ E qeshura juaj le të kthehet në vajtim dhe gëzimi juaj në brengë.+ 10  Përuluni para Jehovait,+ dhe ai do t’ju lartësojë.+ 11  Mjaft folët kundër njëri-tjetrit, vëllezër!+ Ai që flet kundër një vëllai ose e gjykon+ atë, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin. E nëse gjykon ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.+ 12  Një i vetëm është ligjdhënës dhe gjykatës,+ që është në gjendje të shpëtojë e të shkatërrojë.+ Po ti kush je, që të gjykosh të afërmin tënd?+ 13  Ejani tani, ju që thoni: «Sot ose nesër do të marrim udhën për në këtë qytet. Do të kalojmë atje një vit, do të merremi me tregti e do të nxjerrim fitime»,+ 14  ndërkohë që nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj.+ Sepse ju jeni veç mjegull që shfaqet për pak kohë, e pastaj zhduket.+ 15  Përkundrazi, duhet të thoni: «Në dashtë Jehovai,+ do të jetojmë e do të bëjmë këtë ose atë.»+ 16  Por tani, ju krenoheni që shitni mend.+ Gjithë kjo krenari është e ligë. 17  Prandaj, nëse dikush di ta bëjë atë që është e drejtë, por nuk e bën,+ bën mëkat.+

Shënime në fund të faqes