Hebrenjve 6:1-20

6  Prandaj, tani që e kemi lënë prapa doktrinën fillestare+ lidhur me Krishtin,+ le të sulemi drejt pjekurisë+ e të mos hedhim prapë një themel,+ domethënë pendimin për veprat e vdekura+ dhe besimin te Perëndia,+  mësimin për pagëzimet+ dhe vënien e duarve,+ ringjalljen e të vdekurve+ dhe gjykimin e përhershëm.+  Dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia!+  Sepse ata që janë ndriçuar një herë e mirë,+ që kanë shijuar dhuratën qiellore falas,+ që janë bërë pjesëmarrës të frymës së shenjtë,+  që kanë shijuar+ fjalën e shkëlqyer të Perëndisë dhe fuqitë e sistemit që po vjen,+  por që janë larguar,+ është e pamundur t’i sjellësh prapë në vete që të pendohen,+ sepse ata vetë e vënë sërish në shtyllë Birin e Perëndisë dhe e turpërojnë publikisht.+  Për shembull, toka që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe më pas u jep bimësi të dobishme atyre që e kanë punuar,+ merr në shkëmbim një bekim nga Perëndia.  Mirëpo, po të prodhojë gjemba dhe gjembaçë, ajo hidhet poshtë e është afër mallkimit,+ dhe përfundon në zjarr.+  Megjithatë, o të dashur, edhe pse flasim kështu, ne jemi të bindur se ju jeni në një pozitë më të mirë dhe keni gjëra që ju çojnë në shpëtim. 10  Sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij,+ duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve+ dhe vazhdoni t’u shërbeni. 11  Por dëshirojmë që secili nga ju të tregojë të njëjtën papërtueshmëri, që ta ketë deri në fund+ sigurinë e plotë+ të shpresës,+ 12  që të mos bëheni të plogësht,+ por të jeni imitues+ të atyre që nëpërmjet besimit dhe durimit, trashëgojnë premtimet.+ 13  Kur Perëndia i bëri premtimin Abrahamit,+ meqenëse nuk mund të betohej për dikë më të madh, u betua+ për veten: 14  «Me siguri do të të bekoj dhe me siguri do të të shumoj.»+ 15  Kështu, pasi kishte treguar durim, Abrahami e mori këtë premtim.+ 16  Sepse njerëzit betohen për atë që është më i madh,+ dhe beja e tyre është fundi i çdo debati, sepse ajo është për ta një garanci ligjore.+ 17  Në këtë mënyrë edhe Perëndia, kur vuri si qëllim që trashëgimtarëve+ të premtimit t’ua shfaqte në një masë më të madhe pandryshueshmërinë+ e qëllimit të tij, ndërhyri me një be, 18  që nëpërmjet këtyre dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë,+ ne që kemi ikur në strehimin e Perëndisë, të kemi inkurajim të fortë që të rrokim shpresën+ që na është vënë përpara. 19  Këtë shpresë+ e kemi si një spirancë për shpirtin, të sigurt dhe të patundur njëkohësisht. Ajo hyn në brendësi të perdes,+ 20  ku një pararendës ka hyrë për ne,+ Jezui, që është bërë përgjithmonë kryeprift sipas mënyrës së Melkisedekut.+

Shënime në fund të faqes