Hebrenjve 5:1-14

5  Sepse çdo kryeprift që merret nga njerëzit, emërohet që të kryejë shërbimin e Perëndisë+ në dobi të njerëzve, që të paraqesë dhurata dhe flijime për mëkatet.+  Ai është në gjendje të sillet me maturi me ata që janë në padije dhe që gabojnë, sepse edhe vetë është i rrethuar nga dobësia e vet+  dhe për shkak të saj është i detyruar të bëjë blatime për mëkatet, si për vete ashtu edhe për popullin.+  Një njeri nuk e merr këtë nderim nga vetja,+ por vetëm kur thirret nga Perëndia,+ ashtu si u thirr Aaroni.+  Kështu edhe Krishti nuk i dha lavdi vetes,+ duke u bërë kryeprift,+ por i dha lavdi+ ai që tha për të: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt.»+  Ashtu si thotë edhe në një vend tjetër: «Ti do të jesh prift përgjithmonë sipas mënyrës së Melkisedekut.»+  Në ditët e mishit të tij, me klithma të forta+ dhe lot, Krishti i bëri përgjërime dhe kërkesa+ Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.+  Edhe pse ishte Bir, mësoi bindjen nga ato që vuajti+  dhe, pasi u bë i përsosur,+ u bë shkak për shpëtimin e përhershëm+ të të gjithë atyre që i binden,+ 10  sepse Perëndia e quajti shprehimisht kryeprift sipas mënyrës së Melkisedekut.+ 11  Për të, kemi shumë gjëra për të thënë dhe që janë të vështira për t’u shpjeguar, sepse juve ju është mpirë dëgjimi.+ 12  Në të vërtetë, edhe pse duhej të ishit mësues,+ duke pasur parasysh kohën, keni akoma nevojë që dikush t’ju mësojë nga fillimi gjërat elementare+ të thënieve të shenjta të Perëndisë,+ dhe jeni bërë si ata që kanë nevojë për qumësht e jo për ushqim të fortë.+ 13  Kushdo që ushqehet me qumësht, nuk e njeh fjalën e drejtësisë, sepse është foshnjë.+ 14  Kurse ushqimi i fortë u përket njerëzve të pjekur, atyre që nëpërmjet përdorimit i kanë aftësitë perceptuese+ të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën.+

Shënime në fund të faqes