Hebrenjve 1:1-14

1  Perëndia, që kohë më parë u foli në shumë raste+ dhe në shumë mënyra paraardhësve tanë me anë të profetëve,+  në fund të këtyre ditëve+ na ka folur neve me anë të një Biri,+ të cilin e emëroi trashëgimtar të të gjitha gjërave+ dhe nëpërmjet të cilit bëri+ sistemet.  Ai është pasqyrimi i lavdisë së Perëndisë+ dhe paraqitja e saktë e vetë qenies së tij.+ Ai i mban të gjitha gjërat me anë të fjalës së fuqisë+ dhe, pasi bëri një pastrim për mëkatet tona,+ u ul në të djathtën+ e Madhërisë në vendet shumë të larta.+  Kështu, ai është bërë më i madh se engjëjt,+ ngaqë ka trashëguar një emër+ më të shkëlqyer se emri i tyre.  Për shembull, cilit engjëll i tha ndonjëherë: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt.»+ Dhe përsëri: «Unë do të bëhem ati i tij, dhe ai do të bëhet biri im.»+  Kurse për kohën kur ta sjellë përsëri të parëlindurin+ e tij në tokën e banuar, ai thotë: «Le t’i bëjnë nderime+ të gjithë engjëjt e Perëndisë!»+  Gjithashtu, për engjëjt thotë: «I bën engjëjt e tu furtunë* dhe shërbëtorët e tu publikë një flakë zjarri.»+  Kurse për Birin thotë: «Perëndia është në jetë të jetëve froni yt,*+ dhe skeptri i mbretërisë sate+ është skeptër drejtësie.+  Ti e deshe drejtësinë dhe e urreve paligjshmërinë. Ja pse Perëndia, Perëndia yt, të mirosi+ me vajin e ngazëllimit më shumë se shokët e tu.»+ 10  Dhe: «Ti, o Zotëri, në fillim hodhe themelet e tokës dhe qiejt janë vepër e duarve të tua.+ 11  Ata do të zhduken, por ti do të mbetesh gjithmonë. Ata do të vjetërohen të tërë, si një rrobë,+ 12  dhe ti do t’i mbështjellësh si një mantel,+ si një rrobë. Ata do të ndërrohen, por ti je gjithnjë po ai, dhe vitet e tua nuk do të sosen kurrë.»+ 13  Mirëpo për cilin engjëll ka thënë ndonjëherë: «Ulu në të djathtën time, derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.»+ 14  A nuk janë të gjithë ata frymëra+ për shërbim publik,+ të dërguar që t’u shërbejnë atyre që do të trashëgojnë+ shpëtimin?

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 104:4.
Ose «froni yt e ka themelin te Perëndia në jetë të jetëve».