Gjoni 7:1-53

7  Pasi ndodhën këto gjëra, Jezui udhëtoi nëpër Galile, sepse nuk donte të shkonte në Jude, ngaqë judenjtë po kërkonin ta vritnin.+  Ndërkohë ishte afruar festa e judenjve, festa e tabernakujve.+  Prandaj, vëllezërit e tij+ i thanë: «Ik që këndej e shko në Jude, që edhe dishepujt e tu të shohin veprat që bën.  Sepse askush nuk bën gjë në fshehtësi, nëse kërkon të njihet publikisht. Nëse i bën këto gjëra, shfaqju botës.»  Por vëllezërit e tij+ nuk tregonin besim tek ai.+  Prandaj, Jezui u tha: «Koha e caktuar për mua nuk ka ardhur* ende,+ kurse koha e caktuar për ju është gjithmonë aty.  Bota nuk ka arsye t’ju urrejë ju, por më urren mua, sepse dëshmoj që veprat e saj janë të liga.+  Ngjituni ju në festë; unë nuk po ngjitem ende, sepse koha e caktuar për mua+ ende nuk ka ardhur plotësisht.»+  Kështu, pasi u tha këto fjalë, ndenji në Galile. 10  Megjithatë, kur vëllezërit e tij ishin ngjitur tashmë në festë, u ngjit edhe ai, jo haptas, por fshehtas.+ 11  Prandaj, judenjtë filluan ta kërkonin+ në festë e të thoshin: «Ku është ai njeri?» 12  Mes turmës dëgjoheshin shumë pëshpëritje për të.+ Disa thoshin: «Është njeri i mirë.» Të tjerë thoshin: «Jo, ai mashtron turmën.» 13  Sigurisht, asnjeri nuk fliste publikisht për të, nga frika e judenjve.+ 14  Kur kishte kaluar gjysma e festës, Jezui u ngjit në tempull dhe nisi të mësonte njerëzit.+ 15  Prandaj, judenjtë çuditeshin e thoshin: «Ku e gjeti ky njeri këtë njohuri dhe arsimim,+ kur nuk ka studiuar në shkolla?!»+ 16  Jezui iu përgjigj: «Ajo që mësoj, nuk është imja, por i përket atij që më dërgoi.+ 17  Nëse dikush dëshiron të bëjë vullnetin e Tij, ai do ta kuptojë nëse mësimi është nga Perëndia+ apo nëse unë flas nga vetja ime. 18  Ai që flet nga vetja, kërkon lavdinë e vet, por kush kërkon lavdinë+ e atij që e dërgoi, është i vërtetë dhe në të nuk ka padrejtësi. 19  A nuk jua dha Moisiu Ligjin?+ Por asnjë nga ju nuk i bindet Ligjit. Përse kërkoni të më vritni?»+ 20  Turma ia ktheu: «Ti ke një demon.+ Kush kërkon të të vrasë?» 21  Jezui u përgjigj: «Një vepër kreva,+ e ju po çuditeni të gjithë. 22  Por mendoni: Moisiu ju dha ligjin për rrethprerjen+—jo se është nga Moisiu, por është nga paraardhësit+—dhe ju e rrethpritni një njeri në sabat. 23  Përderisa një njeri rrethpritet në sabat, që të mos shkelet ligji i Moisiut, pse atëherë egërsoheni me mua që në sabat shërova plotësisht një njeri?+ 24  Mos gjykoni më nga pamja e jashtme, por gjykoni me drejtësi.»+ 25  Atëherë disa banorë të Jerusalemit nisën të thoshin: «A nuk është ky që po kërkojnë ta vrasin?+ 26  Ja, ai po flet në publik,+ e ata nuk i thonë gjë. Mos kanë arritur të kuptojnë vërtet krerët se ky është Krishti?+ 27  Ne e dimë se nga është ky njeri,+ kurse, kur të vijë Krishti, askush nuk ka për ta ditur se nga është.»+ 28  Prandaj, kur po mësonte në tempull, Jezui tha me zë të lartë: «Ju edhe më njihni, edhe e dini se nga jam.+ Unë nuk erdha me nismën time,+ por ai që më dërgoi, është real+ dhe ju nuk e njihni.+ 29  Unë e njoh,+ sepse jam përfaqësues që vjen nga ai dhe Ai më dërgoi.»+ 30  Prandaj, ata kërkonin ta kapnin,+ por askush nuk e kapi, sepse ora e tij+ ende nuk kishte ardhur. 31  Megjithatë, shumë veta nga turma treguan besim tek ai+ dhe filluan të thoshin: «Kur të mbërrijë Krishti, mos do të kryejë më shumë shenja+ nga sa ka kryer ky njeri?!» 32  Farisenjtë e dëgjuan turmën tek murmuriste kështu për të, dhe krerët e priftërinjve me farisenjtë dërguan disa roja për ta kapur.+ 33  Prandaj, Jezui tha: «Edhe për pak kohë jam me ju, para se të shkoj tek ai që më dërgoi.+ 34  Ju do të më kërkoni,+ por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot.»+ 35  Atëherë judenjtë i thanë njëri-tjetrit: «Ku ka ndër mend të shkojë ky njeri, që ne nuk do ta gjejmë? Mos vallë ka ndër mend të shkojë te judenjtë e shpërndarë+ mes grekëve e të mësojë grekët? 36  Ç’do të thonë këto fjalë: ‘Ju do të më kërkoni, por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot.’» 37  Ditën e fundit, ditën e madhe të festës,+ Jezui u çua dhe thërriti: «Në pastë dikush etje,+ le të vijë tek unë e të pijë! 38  Ai që tregon besim tek unë,+ sikurse thotë Shkrimi: ‘Nga thellësia e qenies së tij do të rrjedhin rrëke me ujë jetëdhënës.’»+ 39  Megjithatë, ai e tha këtë për frymën që kishin për të marrë ata që tregonin besim tek ai. Sepse deri atëherë nuk e kishin marrë ende frymën,+ meqë Jezui nuk kishte marrë ende lavdi.+ 40  Prandaj, disa nga turma që i dëgjuan këto fjalë, nisën të thoshin: «Ky është pa dyshim Profeti.»+ 41  Të tjerë thoshin: «Ky është Krishti.»+ Por disa thoshin: «Mos vjen vallë Krishti+ nga Galilea?+ 42  A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit+ dhe nga Betlehemi,+ fshati ku ka qenë Davidi?»+ 43  Kështu, turma u përça për shkak të tij.+ 44  Megjithatë, disa nga ata donin ta kapnin, por askush nuk e kapi. 45  Kështu, rojat u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë. Këta i pyetën: «Përse nuk e sollët?» 46  Rojat u përgjigjën: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.»+ 47  Atëherë farisenjtë ua kthyen: «Mos u mashtruat edhe ju? 48  Mos ka treguar besim tek ai qoftë edhe një nga krerët a nga farisenjtë?+ 49  Por kjo turmë që nuk e njeh Ligjin, janë njerëz të mallkuar.»+ 50  Nikodemi, që kishte vajtur më parë tek ai dhe që ishte një nga ata, u tha: 51  «A e gjykon vallë ligji ynë një njeri, po të mos e ketë dëgjuar+ atë vetë e po të mos ketë marrë vesh më parë se çfarë po bën?» 52  Ata ia kthyen: «Mos je edhe ti nga Galilea? Shqyrto e shiko se nga Galilea nuk ka për t’u ngritur asnjë profet.»*+ * Dorëshkrimet Kodiku Sinaitik, Kodiku i Vatikanit dhe Kodiku Sinaitik Siriak nuk i futin vargjet nga 53 deri në vargun 11 të kapitullit 8, ku (me disa ndryshime në tekste dhe versione të ndryshme greke) lexohet si vijon: 53  Kështu, secili shkoi në shtëpinë e vet.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «nuk është ende e pranishme».