Gjoni 18:1-40

18  Pasi tha këto fjalë, Jezui bashkë me dishepujt shkuan matanë përroit dimëror të Kedronit,+ ku kishte një kopsht, dhe hynë atje.+  Edhe Juda, tradhtari i tij, e dinte vendin, sepse Jezui ishte takuar atje shumë herë me dishepujt e vet.+  Atëherë Juda mori kohortën e ushtarëve dhe rojat e krerëve të priftërinjve e të farisenjve, dhe vajti atje me pishtarë, llamba dhe armë.+  Prandaj, duke ditur gjithçka që do të kalonte,+ Jezui doli dhe i pyeti: «Kë po kërkoni?»  Ata iu përgjigjën: «Jezuin, nazareasin.»+ Ai u tha: «Unë jam.» Me ta ishte edhe Juda, tradhtari.+  Megjithatë, kur ai u tha: «Unë jam», ata u sprapsën+ dhe ranë përtokë.  Prandaj, ai i pyeti përsëri: «Kë po kërkoni?» Ata i thanë: «Jezuin, nazareasin.»  Jezui u përgjigj: «Ju thashë se jam unë. Prandaj, nëse më kërkoni mua, lërini të ikin këta»,  që të përmbushej fjala që tha ai: «Nga ata që më ke dhënë, nuk humba as edhe një.»+ 10  Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori dhe goditi skllavin e kryepriftit e i preu veshin e djathtë.+ Skllavi quhej Malk. 11  Por Jezui i tha Pjetrit: «Fute shpatën në mill.+ A nuk duhet ta pi medoemos kupën+ që më ka dhënë Ati?» 12  Atëherë kohorta e ushtarëve, komandanti i tyre dhe rojat e judenjve e kapën Jezuin, e lidhën 13  dhe e çuan më parë te Hanai, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që atë vit ishte kryeprift.+ 14  Kajafa ishte ai që i këshilloi judenjtë se ishte në dobi të tyre të vdiste një njeri për popullin.+ 15  Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër po e ndiqnin Jezuin.+ Dishepullin e njihnin te kryeprifti, prandaj ai hyri me Jezuin në oborrin e kryepriftit, 16  kurse Pjetri ndenji jashtë te dera.+ Prandaj, dishepulli që e njihnin te kryeprifti, doli e i foli portieres dhe e futi Pjetrin brenda. 17  Shërbëtorja, portierja, i tha atëherë Pjetrit: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e këtij njeriu?» Ai tha: «Nuk jam.»+ 18  Tani skllevërit dhe rojat po rrinin atje rreth një zjarri që kishin bërë me qymyr,+ sepse ishte ftohtë e po ngroheshin. Edhe Pjetri po rrinte me ta e po ngrohej. 19  Ndërkohë, kreu i priftërinjve e pyeti Jezuin për dishepujt dhe për ato që mësonte. 20  Jezui iu përgjigj: «Unë i kam folur botës publikisht. Mësoja gjithnjë në sinagogë dhe në tempull,+ ku mblidhen gjithë judenjtë, dhe nuk kam thënë asgjë në fshehtësi. 21  Përse më pyet mua? Pyet ata që i kanë dëgjuar ato që u thashë. Shiko, këta e dinë çfarë thashë.» 22  Kur tha këto fjalë, një nga rojat që ishte atje i dha Jezuit një shuplakë+ fytyrës dhe i tha: «Kështu i përgjigjesh kreut të priftërinjve?!» 23  Jezui iu përgjigj: «Nëse fola gabim, më trego gabimin, por nëse fola drejt, pse më qëllon?» 24  Atëherë Hanai e dërgoi të lidhur te Kajafa, kryeprifti.+ 25  Ndërkohë, Simon Pjetri po rrinte e po ngrohej. Atëherë ata e pyetën: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e tij?» Ai e mohoi dhe tha: «Nuk jam.»+ 26  Njëri nga skllevërit e kryepriftit, që ishte farefis me njeriun që Pjetri i preu veshin,+ i tha: «Unë të pashë në kopsht me të.» 27  Megjithatë, Pjetri e mohoi përsëri, dhe menjëherë këndoi një gjel.+ 28  Nga Kajafa, Jezuin e çuan në pallatin e guvernatorit.+ Ishte mëngjes herët. Por ata vetë nuk hynë në pallatin e guvernatorit, që të mos ndoteshin,+ që të kishin mundësi të hanin pashkën. 29  Pilati doli jashtë tek ata dhe i pyeti: «Ç’akuzë keni kundër këtij njeriu?»+ 30  Ata iu përgjigjën: «Po të mos ishte keqbërës ky njeri, nuk do të ta kishim dorëzuar.» 31  Atëherë Pilati u tha: «Merreni vetë dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj.»+ Judenjtë i thanë: «Për ne nuk është e ligjshme të vrasim njeri.»+ 32  Kjo ndodhi që të përmbusheshin fjalët që tha Jezui kur tregoi me ç’lloj vdekjeje do të vdiste.+ 33  Kështu, Pilati hyri përsëri në pallatin e guvernatorit, thirri Jezuin dhe e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?»+ 34  Jezui u përgjigj: «A po e thua këtë nga vetja, apo të treguan të tjerët për mua?»+ 35  Pilati ia ktheu: «Mos jam jude unë? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë.+ Çfarë ke bërë?» 36  Jezui i tha:+ «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote.+ Po të ishte mbretëria ime pjesë e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin+ që unë të mos u dorëzohesha judenjve. Por ja që mbretëria ime nuk është nga kjo botë.» 37  Atëherë Pilati e pyeti prapë: «A je mbret, atëherë?» Jezui iu përgjigj: «Ti vetë e thua se jam mbret.+ Për këtë linda dhe erdha në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.+ Kushdo që është në anën e së vërtetës,+ e dëgjon zërin tim.»+ 38  Pilati i tha: «Ç’është e vërteta?»Pasi tha këtë, ai doli përsëri te judenjtë dhe u tha: «Unë nuk gjej asnjë faj tek ai.+ 39  Ju keni një zakon që në pashkë unë t’ju liroj një njeri.+ A dëshironi t’ju liroj mbretin e judenjve?» 40  Atëherë ata bërtitën përsëri: «Jo këtë njeri, po Barabën!» Baraba ishte një kusar.+

Shënime në fund të faqes