Gjoni 16:1-33

16  Jua kam thënë këto gjëra që të mos pengoheni.+  Do t’ju përjashtojnë nga sinagogat.+ Në të vërtetë, po vjen ora kur ata që do t’ju vrasin, do të kujtojnë se i kanë bërë shërbim të shenjtë Perëndisë.+  Por këto gjëra do t’i bëjnë, sepse nuk kanë arritur të njohin as Atin, as mua.+  Sidoqoftë, jua kam thënë këto gjëra, që kur të mbërrijë ora e tyre, të kujtoheni se jua thashë.+Megjithatë, nuk jua thashë këto gjëra në fillim, sepse unë isha me ju.  Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi,+ e megjithatë asnjë nga ju nuk po më pyet: ‘Ku po shkon?’  Por, meqë ju kam thënë këto gjëra, hidhërimi+ ju ka mbushur zemrat.  Sidoqoftë, po ju them të vërtetën: është në dobinë tuaj që unë të iki. Sepse po të mos iki, ndihmësi+ nuk do të vijë kurrsesi te ju. Por po të shkoj, do t’jua dërgoj.  Kur të mbërrijë, ai do t’i japë dëshmi bindëse botës për mëkatin, për drejtësinë dhe për gjykimin;+  në radhë të parë për mëkatin,+ sepse nuk po tregojnë besim tek unë.+ 10  Pastaj për drejtësinë,+ sepse unë po shkoj tek Ati, dhe ju nuk do të më shihni më. 11  Në fund për gjykimin,+ sepse sundimtari i kësaj bote është gjykuar.+ 12  Kam ende shumë gjëra për t’ju thënë, por tani për tani nuk jeni në gjendje t’i kuptoni.+ 13  Megjithatë, kur të mbërrijë ai, fryma e së vërtetës,+ do t’ju drejtojë që të kuptoni gjithë të vërtetën, sepse nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë ato që dëgjon dhe do t’ju shpallë gjërat që po vijnë.+ 14  Ai do të më japë lavdi,+ sepse do të marrë nga ajo që është imja dhe do t’jua shpallë juve.+ 15  Të gjitha gjërat e Atit janë të miat.+ Ja pse thashë se ai merr nga ajo që është imja dhe jua shpall juve. 16  Edhe pak e nuk do të më shihni më,+ e prapëseprapë, edhe pak e do të më shihni.» 17  Prandaj, disa nga dishepujt pyetën njëri-tjetrin: «Ç’do të thotë: ‘Edhe pak e nuk do të më shihni, e prapëseprapë, edhe pak e do të më shihni’ dhe ‘sepse po shkoj tek Ati.’» 18  Kështu, ata po thoshin: «Ç’do të thotë: ‘Edhe pak.’ Nuk e dimë për çfarë po flet.» 19  Jezui e dinte+ se ata donin ta pyetnin, prandaj u tha: «Po kërkoni të dini pse thashë se edhe pak e nuk do të më shihni, e prapëseprapë, edhe pak e do të më shihni? 20  Me të vërtetë po ju them se ju do të qani e do të vajtoni, por bota do të gëzojë. Ju do të hidhëroheni,+ por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim.+ 21  Kur është duke lindur, gruaja ka hidhërim, sepse i ka ardhur ora.+ Mirëpo, kur e ka sjellë fëmijën në jetë, ajo nuk e kujton më shtrëngimin, nga gëzimi që në botë lindi një njeri. 22  Edhe ju tani vërtet po hidhëroheni. Por unë do t’ju shoh sërish dhe zemra juaj do të gëzojë,+ e askush nuk do t’jua heqë gëzimin. 23  Atë ditë+ nuk do të më pyetni fare. Me të vërtetë po ju them se po t’i kërkoni Atit ndonjë gjë,+ ai do t’jua japë në emrin tim.+ 24  Deri tani nuk keni kërkuar as edhe një gjë të vetme në emrin tim. Kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të bëhet i plotë.+ 25  Jua kam thënë këto gjëra me krahasime,+ megjithatë po vjen ora kur nuk do t’ju flas më me krahasime, por do t’ju tregoj hapur për Atin. 26  Atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim, por unë nuk ju them se do t’i lutem Atit për ju, 27  sepse Ati ju ka vetë për zemër, ngaqë më keni pasur për zemër mua+ dhe keni besuar se unë erdha si përfaqësues i Atit.+ 28  Unë dola nga Ati dhe erdha në botë. Tani, po e lë botën dhe po shkoj tek Ati.»+ 29  Dishepujt e tij thanë: «E shikon! Tani po flet hapur dhe nuk po thua asnjë krahasim. 30  Tani, ne e dimë se ti di gjithçka+ dhe se nuk ke nevojë që dikush të të pyesë.+ Prandaj e besojmë se dole nga Perëndia.»+ 31  Jezui ua ktheu: «A besoni tani? 32  Po vjen ora, madje ka ardhur, kur do të shpërndaheni secili në shtëpinë e vet+ dhe do të më lini vetëm, e megjithatë unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.+ 33  Jua kam thënë këto gjëra që nëpërmjet meje të keni paqe.+ Në botë keni shtrëngim, por merrni zemër! Unë e munda botën.»+

Shënime në fund të faqes