Ezekieli 40:1-49

40  Vitin e njëzetepestë të mërgimit tonë,+ në fillim të vitit, ditën e dhjetë të muajit, vitin e katërmbëdhjetë pas rënies së qytetit,+ po atë ditë dora e Jehovait erdhi mbi mua,+ dhe ai më çoi atje.+  Në vegime hyjnore, Perëndia më çoi në vendin e Izraelit dhe më uli në një mal shumë të lartë,+ në anën jugore të të cilit ngrihej diçka si struktura e një qyteti.+  Ai më çoi atje dhe ja, një burrë që ngjante si prej bakri,+ me një litar liri në dorë dhe një kallam matës,+ po rrinte te porta.  Ai filloi të më thoshte: «Bir njeriu,+ shih me sy e dëgjo me veshë. Kushtoju vëmendje të gjitha atyre që po të tregoj, sepse të kanë sjellë këtu që unë të t’i tregoj. Të gjitha ato që sheh, thuaja shtëpisë së Izraelit.»+  Dhe ja, jashtë, rreth e përqark shtëpisë kishte një mur. Burri kishte në dorë kallamin matës, që ishte gjashtë kute i gjatë, sipas kutit që është një kut e katër gisht i gjatë. Ai mati murin, dhe ai ishte një kallam i gjerë dhe një kallam i lartë.  Pastaj, shkoi te porta që e kishte pjesën e përparme nga lindja,+ dhe ngjiti shkallët. Mati pragun e portës,+ i cili ishte një kallam i gjerë dhe pragu tjetër një kallam i gjerë.  Dhomat e rojës ishin një kallam të gjata e një kallam të gjera. Ato ishin pesë kute larg përbri njëra-tjetrës.+ Pragu tjetër i portës, që ishte afër portikut të saj, i cili ndodhej nga ana e tempullit, ishte një kallam.  Pastaj mati portikun e portës që ndodhej nga ana e tempullit, dhe ai ishte një kallam.+  Kështu mati portikun e portës që ishte tetë kute dhe shtyllat anësore të tij që ishin dy kute. Portiku i portës ishte nga ana e tempullit. 10  Dhomat e rojave të portës që ishte nga lindja, ishin tri nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër. Të tria kishin të njëjtat përmasa. Edhe shtyllat anësore kishin të njëjtat përmasa si nga njëra anë, ashtu edhe nga ana tjetër. 11  Pastaj mati gjerësinë e hyrjes së portës që ishte dhjetë kute, kurse gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kute. 12  Pjesa e rrethuar para dhomave të rojave ishte një kut e dalë. Edhe dhomat që ishin nga ana tjetër, kishin një pjesë të rrethuar, që ishte një kut e dalë. Dhoma e rojës ishte gjashtë kute nga njëra anë dhe gjashtë kute nga ana tjetër. 13  Pastaj mati gjerësinë e portës nga tarraca e njërës prej dhomave të rojave deri në tarracën e tjetrës, dhe ishte njëzet e pesë kute+ e gjerë, nga hyrja e një dhome deri te hyrja e dhomës përballë. 14  Mati shtyllat anësore, që ishin gjashtëdhjetë kute të larta dhe vazhdoi me shtyllat anësore nga ana e oborrit, te të gjitha portat rreth e përqark oborrit. 15  Largësia nga pjesa e përparme e portës së hyrjes deri në pjesën e përparme të portikut, domethënë deri te porta e saj e brendshme, ishte pesëdhjetë kute. 16  Brenda portës rreth e përqark, në dhomat e rojave dhe në shtyllat anësore, kishte dritare me fole që vinin duke u ngushtuar+ dhe njësoj i kishin edhe portikët. Brenda kishte dritare rreth e përqark, dhe në shtyllat anësore kishte figura palmash.+ 17  Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe ja, atje kishte dhoma ngrënieje+ dhe një pjesë të shtruar rreth e qark oborrit. Në të kishte tridhjetë dhoma ngrënieje.+ 18  Gjatësia e pjesës së shtruar anash portave ishte njësoj sa gjatësia e portave. Ky ishte sheshi i poshtëm. 19  Pastaj mati gjerësinë nga pjesa e përparme e portës së poshtme deri në pjesën e përparme të oborrit të brendshëm. Hapësira jashtë këtij oborri ishte njëqind kute në lindje dhe në veri. 20  Oborri i jashtëm kishte një portë tjetër, pjesa e përparme e së cilës ishte nga veriu. Ai mati gjatësinë dhe gjerësinë e saj. 21  Dhomat e rojave në të ishin tri nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër. Shtyllat anësore dhe portiku i saj kishin përmasat e portës së parë. Gjatësia ishte pesëdhjetë kute dhe gjerësia njëzet e pesë kute. 22  Dritaret, portiku dhe figurat e palmave+ kishin të njëjtat përmasa si ato të portës, pjesa e përparme e së cilës ishte nga lindja. Për të vajtur atje, ngjitje shtatë shkallë, dhe përballë tyre gjendej portiku. 23  Oborri i brendshëm kishte një portë përballë portës së veriut. Njësoj ishte edhe me portën që gjendej në lindje. Ai mati largësinë nga njëra portë te tjetra, dhe ishte njëqind kute. 24  Pastaj më çoi drejt jugut dhe ja, në jug kishte një portë.+ Ai mati shtyllat anësore dhe portikun e saj, që kishin të njëjtat përmasa me të parat. 25  Ajo dhe portiku i saj kishin dritare rreth e qark, si dritaret e portave të tjera. Gjatësia e saj ishte pesëdhjetë kute dhe gjerësia njëzet e pesë kute. 26  Për të vajtur atje, ngjitje shtatë shkallë,+ dhe përballë tyre gjendej portiku. Në shtyllat e saj anësore, si nga njëra anë edhe nga ana tjetër, kishte figura palmash. 27  Oborri i brendshëm kishte një portë nga jugu. Ai mati largësinë nga njëra portë në tjetrën drejt jugut, dhe ishte njëqind kute. 28  Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm, duke kaluar nëpër portën e jugut dhe e mati atë portë, që kishte të njëjtat përmasa si të tjerat. 29  Dhomat e rojave, shtyllat anësore dhe portiku i saj kishin të njëjtat përmasa si portat e tjera. Ajo dhe portiku i saj kishin dritare rreth e qark. Gjatësia e saj ishte pesëdhjetë kute dhe gjerësia njëzet e pesë kute.+ 30  Kishte portikë rreth e qark; gjatësia ishte njëzet e pesë kute dhe gjerësia pesë kute. 31  Portiku i portës ishte me drejtim nga oborri i jashtëm. Shtyllat e saj anësore kishin figura palmash+ dhe për të vajtur atje, ngjitje tetë shkallë.+ 32  Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm, duke kaluar nga lindja, dhe mati portën që kishte të njëjtat përmasa si të tjerat. 33  Dhomat e rojave, shtyllat anësore dhe portiku i saj kishin të njëjtat përmasa si portat e tjera. Ajo dhe portiku i saj kishin dritare rreth e qark. Gjatësia e saj ishte pesëdhjetë kute dhe gjerësia njëzet e pesë kute. 34  Portiku i saj ishte me drejtim nga oborri i jashtëm. Shtyllat anësore, si nga njëra anë, ashtu edhe nga ana tjetër, kishin figura palmash dhe për të vajtur atje, ngjitje tetë shkallë. 35  Pastaj më çoi në portën e veriut,+ e mati dhe ajo kishte të njëjtat përmasa si të tjerat:+ 36  për dhomat e rojave, për shtyllat anësore dhe për portikun e saj. Rreth e qark kishte dritare. Gjatësia e saj ishte pesëdhjetë kute dhe gjerësia ishte njëzet e pesë kute. 37  Shtyllat anësore ishin me drejtim nga oborri i jashtëm. Shtyllat anësore, si nga njëra anë, ashtu edhe nga ana tjetër, kishin figura palmash dhe për të vajtur atje,+ ngjitje tetë shkallë. 38  Afër shtyllave anësore të portës kishte një dhomë ngrënieje me një hyrje. Atje shpëlaheshin blatimet e plota të djegura.+ 39  Brenda portikut të portës kishte dy tryeza në njërën anë dhe dy tryeza në anën tjetër, mbi të cilat thereshin blatimet e plota të djegura,+ blatimet për mëkatin+ dhe blatimet për fajin.+ 40  Jashtë, në njërën anë të portikut, sapo ngjiteshe te hyrja e portës së veriut, kishte dy tryeza. Në anën tjetër të portikut të portës kishte dy tryeza të tjera. 41  Kështu kishte katër tryeza nga njëra anë dhe katër nga ana tjetër e portës, gjithsej tetë, mbi të cilat thereshin flijimet. 42  Katër tryezat për blatimin e plotë të djegur ishin prej guri të latuar. Ato ishin një kut e gjysmë të gjata, një kut e gjysmë të gjera dhe një kut të larta. Sipër tyre viheshin edhe veglat me të cilat thereshin blatimet e plota të djegura dhe flijimet. 43  Sergjenët ku vendoseshin gjërat, ishin katër gisht të gjerë. Ata ishin ngulur fort rreth e qark në pjesën e brendshme. Mbi tryeza vihej mishi i blatimit.+ 44  Jashtë portës së brendshme, në oborrin e brendshëm, nga ana e portës së veriut, ishin dhomat e ngrënies për këngëtarët.+ Pjesa e përparme e tyre ishte me drejtim nga jugu. Ishte edhe një dhomë tjetër nga ana e portës së lindjes, dhe pjesa e përparme e saj ishte me drejtim nga veriu. 45  Ai më tha: «Dhoma e ngrënies, që e ka pjesën e përparme nga jugu, është për priftërinjtë që kujdesen për shtëpinë.+ 46  Kurse dhoma e ngrënies që e ka pjesën e përparme nga veriu, është për priftërinjtë që kujdesen për altarin.+ Ata janë bijtë e Sadokut,+ që vijnë nga bijtë e Levit, dhe i afrohen Jehovait për t’i shërbyer.»+ 47  Pastaj, ai mati oborrin e brendshëm. Ai ishte katror me gjatësi njëqind kute dhe gjerësi njëqind kute. Përpara shtëpisë gjendej altari. 48  Më pas, ai më futi në portikun e shtëpisë+ dhe mati mbajtëset anësore të portikut, që ishin pesë kute nga njëra anë dhe pesë kute nga ana tjetër. Gjerësia e portës ishte tri kute nga njëra anë dhe tri kute nga ana tjetër. 49  Portiku ishte njëzet kute i gjatë dhe njëmbëdhjetë kute i gjerë, dhe atje ngjiteshe me shkallë. Afër mbajtëseve anësore kishte shtylla, një nga njëra anë dhe një nga ana tjetër.+

Shënime në fund të faqes