Ezekieli 32:1-32

32  Vitin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit të dymbëdhjetë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme për faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe thuaji: ‘Ti që je si luan mes kombeve, ke marrë fund.+Ishe si përbindëshi i deteve+ dhe vërshoje vrullshëm në lumenjtë e tu. Me këmbët e tua turbulloje ujërat dhe ndotje lumenjtë.’  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta shtrij rrjetën time mbi ty+ me anë të një turme të përbërë nga shumë popuj, dhe ata do të të kapin në rrjetën time.+  Pastaj, unë do të të lë në tokë e do të të vërvit në fushë.+ Do të bëj që te ti të rrinë të gjithë zogjtë e qiellit, dhe të gjitha bishat e tokës do t’i ngop me mishin tënd.+  Unë do ta vë mishin tënd në male, dhe do t’i mbush luginat me mbeturinat e tua.+  Do ta bëj tokën që të pijë gjakun që do të rrjedhë nga ti+ nëpër male, dhe përroskat do të mbushen me gjakun tënd.  Kur ti të shuhesh, unë do të mbuloj qiejt e do të errësoj yjet. Diellin do ta mbuloj me re, dhe hëna nuk do të lëshojë dritë.+  Për ty unë do të errësoj të gjithë ndriçuesit në qiell, dhe do ta mbuloj vendin tënd me errësirë,—thotë Zotëria Sovran Jehova.  Unë do ta pezmatoj zemrën e shumë popujve, kur t’i çoj robërit e marrë nga ti nëpër kombe të ndryshme, nëpër vende që ti nuk i ke njohur.+ 10  Do të bëj që shumë popuj të shtangen prej teje.+ Mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur prej teje, kur t’ua vringëlloj shpatën para fytyrës.+ Ditën e rënies sate, të gjithë do të dridhen për shpirtin e tyre në çdo çast.’+ 11  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mbi ty do të vijë shpata e mbretit të Babilonisë.+ 12  Unë do të bëj që turma jote të bjerë nga shpata e burrave të fuqishëm, po, nga shpata e tërë tiranëve të kombeve.+ Ata do t’ia grabitin krenarinë Egjiptit, dhe gjithë turma e tij do të shfaroset.+ 13  Unë do të shfaros të gjitha kafshët e tij, që rrinë në brigjet e ujërave të shumta,+ dhe ato nuk do të turbullohen më,+ as nga këmba e njeriut dhe as nga thundrat e kafshëve. 14  Në atë kohë, unë do t’i bëj ujërat e tij të kthjellëta dhe lumenjtë do t’i bëj të rrjedhin si vaj,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+ kur ta kthej Egjiptin në shkreti e ta zhvesh nga tërë bollëku+ i tij dhe kur të godas të gjithë banorët e tij. 16  Kjo është një këngë e përvajshme, dhe njerëzit do ta këndojnë. Edhe bijat e kombeve do ta këndojnë këtë këngë, po, do ta këndojnë+ për Egjiptin dhe për tërë turmën e tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 17  Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit,* fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 18  «Bir njeriu, nisja vajit për turmën e Egjiptit, dhe thuaj se ajo dhe njerëzit e kombeve të madhërishme do të zbresin+ poshtë në tokë+ bashkë me ata që janë në gropë.+ 19  ‘Më i hijshëm se kush je ti?+ Zbrit dhe prehu me të parrethprerët!’+ 20  Ata do të bien mes atyre që janë vrarë me shpatë.+ Ai është lënë në dorë të shpatës. Merreni zvarrë bashkë me tërë turmën e tij! 21  Më të fortët e të fortëve do t’i flasin nga Sheoli, atij dhe ndihmësve të tij.+ Ata do të zbresin+ e do të prehen si të parrethprerë, të vrarë me shpatë. 22  Atje është Asiria dhe tërë turma e saj.+ Rreth e përqark mbretit janë varret e saj.* Të gjithë janë të vrarë, që kanë rënë nga shpata.+ 23  Varret e saj janë në fund të gropës,+ dhe rreth e përqark varrit ka turmën e saj, të gjithë të vrarët që kanë rënë nga shpata, sepse i kishin kallur tmerrin tokës së të gjallëve. 24  Atje është Elami,+ dhe rreth e përqark varrit ka tërë turmën e tij, të gjithë të vrarët që kanë rënë nga shpata e që kanë shkuar të parrethprerë nën tokë, ata që i kanë kallur tmerrin tokës së të gjallëve. Ata do ta mbajnë mbi vete poshtërimin e tyre bashkë me ata që janë në gropë.+ 25  Mes të vrarëve të turmës së tij kanë vënë një shtrat për të.+ Rreth e përqark ka varret e tij. Të gjithë janë të parrethprerë, të vrarë me shpatë,+ sepse i kallnin tmerrin tokës së të gjallëve dhe do ta mbajnë poshtërimin e tyre bashkë me ata që janë në gropë. Ai është vënë mes të vrarëve. 26  Atje është Mesheku,+ Tubali+ dhe gjithë turma e tij. Rreth e përqark ka varret e tij. Të gjithë janë të parrethprerë, të shpuar tejpërtej nga shpata, sepse i kallnin tmerrin tokës së të gjallëve. 27  A nuk do të prehen me të fuqishmit+ që ranë nga të parrethprerët, që kanë zbritur në Sheol bashkë me armët e tyre të luftës? Shpatat do t’ua vënë poshtë kokës dhe fajet do t’i kenë sipër eshtrave të tyre,+ sepse të fuqishmit i kallnin tmerrin tokës së të gjallëve.+ 28  Ti, o faraon, do të tretesh mes të parrethprerëve dhe do të prehesh bashkë me ata që janë vrarë me shpatë. 29  Atje është Edomi,+ mbretërit dhe tërë prijësit e tij, të cilët edhe pse të fuqishëm, u vunë bashkë me ata që u vranë me shpatë.+ Ata do të prehen me të parrethprerët+ dhe me ata që janë në gropë. 30  ‘Atje janë tërë dukët e veriut dhe gjithë sidonitët+ që kanë zbritur të turpëruar me të vrarët, pavarësisht nga tmerri që ngjallën me fuqinë e tyre. Ata do të prehen të parrethprerë bashkë me ata që janë vrarë me shpatë, dhe do ta mbajnë poshtërimin e tyre bashkë me ata që janë në gropë.+ 31  Këta do të shohë faraoni dhe do të ngushëllohet për tërë turmën e tij.+ Faraoni dhe të gjitha forcat e tij ushtarake do të vriten me shpatë’,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 32  ‘Meqë i ka kallur tmerrin tokës së të gjallëve,+ faraoni do të prehet mes të parrethprerëve bashkë me ata që janë vrarë me shpatë, edhe ai, edhe gjithë turma e tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënime në fund të faqes

Ndoshta i referohet muajit të dymbëdhjetë. Krahasoje me vargun 1.
Fjalë për fjalë «varret e tij janë rreth e përqark tij».