Ezekieli 28:1-26

28  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, thuaji prijësit të Tirit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:‘Zemra jote është bërë fodulle+ dhe ti thua akoma: “Unë jam perëndi.+ Jam ulur në vendin e perëndisë,+ në zemër të detit të hapur”,+ kur je thjesht njeri+ e jo perëndi,+ dhe e bën zemrën si zemrën e një perëndie.  Ja, ti je më i mençur se Danieli.+ Nuk ka asgjë të fshehtë, që ti të mos e dish.+  Me mençurinë dhe aftësinë tënde dalluese, ke bërë pasuri dhe mbledh në depot e tua ar e argjend.+  Me mençurinë tënde të madhe,+ me mallrat e tua,+ ke bërë shumë pasuri+ dhe, për shkak të saj, zemra jote u bë fodulle.’”+  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse e ke bërë zemrën si zemrën e perëndisë,+  unë do të sjell kundër teje të huaj,+ tiranët e kombeve.+ Ata do të zhveshin shpatën kundër madhështisë së mençurisë sate dhe do të përdhosin shkëlqimin tënd rrezatues.+  Ata do të të çojnë në gropë,+ dhe ti do të vdesësh i vrarë në zemër të detit të hapur.+  A do të thuash më: ‘Jam perëndi’ para atij që do të të vrasë,+ kur je thjesht njeri dhe jo perëndi+ në duart e atyre që do të të përdhosin? 10  Ti do të pësosh nga dora e të huajve vdekjen e të parrethprerëve,+ sepse unë kam folur”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 11  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 12  «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme për mbretin e Tirit+ dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:‘Me mençurinë+ tënde të madhe dhe me bukurinë tënde të përsosur,+ ti je vula e përsosmërisë. 13  Ti ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë,+ i mbuluar me lloj-lloj gurësh të çmuar: rubin, topaz, diaspër, krizolit, oniks,+ nefrit, safir, bruz+ dhe smerald. Mbajtëset dhe zgavrat ku ishin ngallmuar gurët e tu të çmuar, ishin punuar me ar. Ato ishin përgatitur ditën që u krijove. 14  Ti je kerubini mbrojtës i mirosur. Unë të kam caktuar. Ti ishe në malin e shenjtë të Perëndisë+ dhe ecje mes gurëve të zjarrtë. 15  Ti ishe i patëmetë në udhët e tua, që nga dita kur u krijove+ e derisa te ti u gjet padrejtësi.+ 16  Për shkak të bollëkut të mallrave të tua,+ u mbushe me dhunë dhe fillove të mëkatoje.+ Prandaj, unë do të të përzë nga mali i Perëndisë si të përdhosur dhe do të të shkatërroj,+ e nuk do të rrish më mes gurëve të zjarrtë, o kerubin mbrojtës. 17  Nga bukuria që kishe, zemra jote u bë fodulle.+ Ti e rrënove mençurinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd rrezatues.+ Unë do të të hedh përtokë.+ Do të të vë para mbretërve, që të të shohin.+ 18  Me fajet e tua të shumta,+ ngaqë u tregove i padrejtë në tregtimin e mallrave të tua,+ përdhose shenjtëroret e tua. Unë do të ndez te ti një zjarr, që do të të përpijë.+ Unë do të të kthej në hi përmbi tokë para syve të të gjithë atyre që do të të shohin.+ 19  Tërë ata që të njihnin mes popujve, do të shtangen prej teje.+ Unë do të bëj që papritur të të zënë tmerret, dhe nuk do të ekzistosh më kurrë.’”»+ 20  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 21  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Sidoni,+ dhe profetizo kundër tij: 22  “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje,+ o Sidon, dhe do të marr lavdi mes teje.+ Njerëzit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, kur të zbatoj gjykimin tim+ mes teje dhe të shenjtërohem nëpërmjet teje.+ 23  Unë do të dërgoj kundër teje murtajën, dhe në rrugët e tua do të rrjedhë gjak.+ Të vrarët do të bien mes teje nga shpata që do të drejtohet kundër teje nga çdo anë.+ Atëherë njerëzit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 24  Për shtëpinë e Izraelit nuk do të ketë më asnjë thumb të keq+ ose gjemb që shkakton dhembje nga të gjithë ata që janë përreth dhe që e trajtojnë me përçmim. Atëherë njerëzit kanë për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’ 25  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve.+ Ata kanë për të banuar në tokën+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+ 26  Do të banojnë atje të sigurt,+ do të ndërtojnë shtëpi+ dhe do të mbjellin vreshta.+ Ata do të banojnë të sigurt,+ kur unë të zbatoj gjykimin tim kundër të gjithë atyre që janë përreth dhe që i trajtojnë me përçmim.+ Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.’”»

Shënime në fund të faqes