Ligji i përtërirë 9:1-29

9  Dëgjo, o Izrael, ti sot po kalon Jordanin+ që të hysh e t’u marrësh pronat kombeve më të mëdha e më të fuqishme se ti,+ qyteteve të mëdha e të fortifikuara deri në qiell,+  bijve të anakimëve,+ një populli të madh e shtatlartë, për të cilin ti vetë ke marrë vesh e ke dëgjuar të thuhet: ‘Kush mund t’u dalë para bijve të Anakut?’  Ta dish mirë, pra, se sot Jehovai, Perëndia yt, do të kalojë përpara teje.+ Ai është një zjarr që përpin,+ që do t’i shfarosë+ e do t’i mposhtë ata para teje. Ti merru pronat e shkatërroji shpejt, si të tha Jehovai.+  Kur Jehovai, Perëndia yt, t’i dëbojë përpara teje, mos thuaj:* ‘Jehovai më solli të marr këtë vend,+ falë drejtësisë sime,’ pasi Jehovai po i përzë këto kombe para teje, nga ligësia e tyre.+  Jo, nuk po hyn që të marrësh vendin e tyre as nga drejtësia jote,+ as nga ndershmëria e zemrës sate,+ por Jehovai, Perëndia yt, po i përzë këto kombe para teje nga ligësia e tyre+ dhe që të çojë në vend fjalën që Jehovai iu betua paraardhësve të tu, Abrahamit,+ Isakut+ dhe Jakobit.+  Dije pra, se Jehovai, Perëndia yt, nuk po ta jep këtë vend të mirë nga drejtësia jote, pasi ti je një popull me qafë të fortë.+  Kujto e mos e harro kurrë se si e provokove Jehovain, Perëndinë tënd, në shkretëtirë.+ Ju ngritët krye kundër Jehovait që nga dita kur dolët nga Egjipti e gjersa erdhët në këtë vend.+  Edhe në Horeb ju i ngjallët zemërim Jehovait, dhe Jehovait i vlonte zemërimi kundër jush, aq sa desh ju shfarosi.+  Kur u ngjita për të marrë pllakat e gurit,+ pllakat e besëlidhjes që bëri Jehovai me ju,+ qëndrova në mal dyzet ditë e dyzet net+ (pa ngrënë e pa pirë). 10  Jehovai më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e vet.+ Në to ishin të gjitha fjalët që Jehovai ju kishte thënë në mal nga mesi i zjarrit, ditën kur u mblodhët si kongregacion.+ 11  Pas dyzet ditëve e dyzet netëve, Jehovai më dha dy pllaka guri, që ishin pllakat e besëlidhjes.+ 12  Dhe Jehovai më tha: ‘Ngrihu e zbrit shpejt që këtej, sepse populli që nxore nga Egjipti ka bërë një gjë shumë të keqe.+ Është larguar shpejt nga udha që i urdhërova të mbante dhe ka bërë një shëmbëlltyrë të derdhur.’+ 13  Pastaj Jehovai më tha: ‘E kam parë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.+ 14  Lërmë t’i shfaros+ e ta shuaj emrin e tyre nën qiell.+ Lërmë të bëj prej teje një komb më të fuqishëm e më të madh se ata.’+ 15  Kështu, u ktheva e zbrita nga mali, ndërsa ai digjej me zjarr.+ Në të dyja duart mbaja dy pllakat e besëlidhjes.+ 16  Pastaj pashë dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Jehovait, Perëndisë tuaj. Kishit bërë një viç me metal të derdhur.+ Ishit larguar shpejt nga udha që ju urdhëroi Jehovai.+ 17  Sakaq unë kapa dy pllakat, i përplasa me të dyja duart përtokë dhe i theva para syve tuaj.+ 18  Rashë përmbys para Jehovait, si më parë, dyzet ditë e dyzet net. As hëngra e as piva,+ për shkak të atij mëkati që kishit kryer, sepse bëtë një gjë të ligë në sytë e Jehovait, duke e fyer.+ 19  Unë u tremba nga zemërimi i zjarrtë që i kishte hipur Jehovait ndaj jush, sa desh ju shfarosi.+ Megjithatë, Jehovai më dëgjoi edhe këtë herë.+ 20  Jehovait iu ndez zemërimi shumë edhe kundër Aaronit, aq sa desh e shfarosi,+ kështu që në atë kohë iu përgjërova+ edhe për Aaronin. 21  Mëkatin që kishit bërë, viçin,+ e mora, e dogja në zjarr dhe e thërrmova, duke e bluar krejt, derisa u bë i imët si pluhur. Pastaj pluhurin e hodha në përroin që zbriste nga mali.+ 22  Veç kësaj, ju i ngjallët zemërim Jehovait+ edhe në Taberah,+ Masah+ dhe Kibrot-Hatavah.+ 23  Kur Jehovai ju dërgoi nga Kadesh-Barnea+ e ju tha: ‘Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që do t’ju jap’, ju ngritët krye kundër urdhrit të Jehovait, Perëndisë tuaj,+ nuk treguat besim+ tek ai dhe nuk e dëgjuat zërin e tij.+ 24  Po, që nga dita që ju kam njohur, ju keni ngritur krye kundër Jehovait.+ 25  Rashë përmbys, pra, para Jehovait për dyzet ditë e dyzet net+ dhe e bëra këtë, sepse Jehovai kishte thënë se do t’ju shfaroste.+ 26  Nisa t’i përgjërohesha+ Jehovait e t’i thosha: “O Zotëri Sovran Jehova, mos e shfaros popullin tënd, pronën që ke për vete,+ të cilën ti e shpengove me madhështinë tënde dhe e nxore nga Egjipti+ me dorë të fortë.+ 27  Kujto shërbëtorët e tu, Abrahamin, Isakun dhe Jakobin.+ Mos i kthe sytë nga ngurtësia e këtij populli, nga ligësia dhe mëkati i tyre,+ 28  që vendi nga na nxore+ të mos thotë: ‘Jehovai nuk mundi t’i çonte në vendin që u kishte premtuar dhe i urrente, prandaj i nxori për t’i vrarë në shkretëtirë.’+ 29  Megjithatë, edhe këta që nxore me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë,+ janë populli yt dhe prona që ke për vete.”+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 8:17.