Ligji i përtërirë 27:1-26

27  Pastaj Moisiu bashkë me pleqtë e Izraelit e urdhëruan popullin: «Duhet të mbani të gjitha urdhërimet që po ju jap sot.+  Ditën kur të kaloni Jordanin+ për të shkuar drejt vendit që po ju jep Jehovai, Perëndia juaj, ngrini gurë të mëdhenj e zbardhini me gëlqere.  Si të kalosh,+ shkruaj në ta të gjitha fjalët e këtij ligji,+ që të hysh në atë vend që po të jep Jehovai, Perëndia yt, në atë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë, sikurse të tha Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tu.+  Me të kaluar Jordanin, vendosini ata gurë në malin e Ebalit+ si po ju urdhëroj sot dhe zbardhini me gëlqere.+  Aty ndërto edhe një altar për Jehovain, Perëndinë tënd, një altar me gurë, mbi të cilët nuk duhet të përdorësh asnjë vegël hekuri.+  Altarin e Jehovait, Perëndisë tënd, duhet ta ndërtosh me gurë të pacenuar dhe do të paraqitësh në të blatime të djegura për Jehovain, Perëndinë tënd.+  Bëj flijime në bashkësi+ e haji aty+ dhe gëzo para Jehovait, Perëndisë tënd.+  Shkruaji shumë qartë+ në gurë të gjitha fjalët e këtij ligji.»+  Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i thanë tërë Izraelit: «Rri në heshtje dhe dëgjo, o Izrael. Sot ti je bërë populli i Jehovait, Perëndisë tënd.+ 10  Dëgjo zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe zbato urdhërimet+ dhe rregullat+ e tij, që po të jap sot.» 11  Atë ditë Moisiu vazhdoi ta urdhëronte popullin: 12  «Ata që do të qëndrojnë në malin e Gerizimit për të shpallur bekimet për popullin,+ sapo të kalojë Jordanin, janë: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini. 13  Ndërsa ata që do të qëndrojnë në malin e Ebalit+ për të shpallur mallkimet,+ janë: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali. 14  Levitët do t’u thonë me zë të lartë të gjithë burrave të Izraelit:+ 15  ‘Mallkuar qoftë ai që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur+ a një shtatore të derdhur,+ që është e pështirë për Jehovain,+ vepër e duarve të atij që punon drurin dhe metalin,+ dhe mallkuar qoftë ai që e vë atë në një vend të fshehtë.’ (Dhe tërë populli do të përgjigjet e do të thotë: ‘Amin!’)+ 16  ‘Mallkuar qoftë ai që përçmon të atin ose të ëmën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 17  ‘Mallkuar qoftë ai që shtyn shenjën e kufirit të tjetrit.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 18  ‘Mallkuar qoftë ai që e bën të verbrin të humbasë rrugën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 19  ‘Mallkuar qoftë ai që shtrembëron+ vendimin gjyqësor+ për të ardhurin,+ për jetimin* dhe për vejushën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 20  ‘Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e të atit, pasi ai ngre cepin e rrobës së të atit.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 21  ‘Mallkuar qoftë ai që shkon me ndonjë kafshë.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 22  ‘Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e vet, bijën e të atit ose bijën e së ëmës.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 23  ‘Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 24  ‘Mallkuar qoftë ai që godet dhe vret një tjetër nga një vend i fshehtë.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 25  ‘Mallkuar qoftë ai që merr ryshfet për të vrarë një shpirt, për të derdhur gjak të pafajshëm.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 26  ‘Mallkuar qoftë ai që nuk do të zbatojë fjalët e këtij ligji.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’)

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 10:18.