Ligji i përtërirë 26:1-19

26  Kur më në fund të hysh në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt, si trashëgimi, ta marrësh e të banosh në të,+  merr ca nga frytet e para të tërë fryteve të tokës+ që po të jep Jehovai, Perëndia yt, vëri në një shportë e shko në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt, ku të banojë emri i tij.+  Shko te prifti+ që do të jetë ato ditë e thuaji: «Sot do të pranoj para Jehovait, Perëndisë tënd, se kam hyrë në vendin që Jehovai iu betua paraardhësve tanë të na e jepte neve.’+  Prifti do ta marrë shportën nga dora jote e do ta vërë para altarit të Jehovait, Perëndisë tënd.  Ti atëherë thuaj para Jehovait, Perëndisë tënd: ‘Im atë ishte një sirian që po merrte fund.+ Ai zbriti në Egjipt+ me një grusht njerëz dhe banoi atje si i huaj.+ Por atje u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.+  Egjiptianët na trajtuan keq, na munduan e na vunë një skllavëri të rëndë.+  Ne zumë të të thërritnim ty, o Jehova, Perëndi i paraardhësve tanë.+ Ti, o Jehova, e dëgjove zërin tonë+ dhe e pe mundimin, vuajtjen dhe shtypjen tonë.+  Së fundi ti, o Jehova, na nxore nga Egjipti me dorë të fortë+ e me krah të shtrirë,+ me tmerre të mëdha,+ me shenja e me mrekulli.+  Pastaj na solle këtu e na dhe këtë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ 10  E tani, ja ku solla frytet e para të tokës që më dhe ti, o Jehova.’+Vëri ato para Jehovait, Perëndisë tënd, e përkulu para Jehovait, Perëndisë tënd.+ 11  Gëzo+ për gjithë të mirat që të jep Jehovai, Perëndia yt, ty dhe shtëpisë sate, levitit dhe të ardhurit që është me ty.+ 12  Kur të kesh dhënë tërë të dhjetat+ e prodhimit në vitin e tretë, që është viti i të dhjetave,+ jepja ato edhe levitit, të ardhurit, jetimit* dhe vejushës, që do t’i hanë brenda portave të qytetit tënd e do të ngopen.+ 13  Do të thuash para Jehovait, Perëndisë tënd: ‘Hoqa nga shtëpia ç’është e shenjtë dhe i dhashë edhe levitit, të ardhurit, jetimit e vejushës,+ në përputhje me tërë urdhërimet që më dhe. Nuk i shkela urdhërimet e tua dhe as nuk i harrova.+ 14  Nuk hëngra prej saj ndërsa mbaja zi, nuk hoqa prej saj asgjë gjatë kohës që isha i papastër dhe nuk dhashë asgjë prej saj për ndonjë të vdekur, por dëgjova zërin tënd, o Jehova, Perëndia im. Bëra si më urdhërove. 15  Tani shiko nga qielli, nga banesa jote e shenjtë,+ dhe bekoje popullin tënd, Izraelin,+ dhe tokën që na ke dhënë, siç iu betove paraardhësve tanë,+ këtë vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.’+ 16  Sot Jehovai, Perëndia yt, po të urdhëron të zbatosh këto rregulla dhe ligje,+ që duhet t’i mbash e t’i zbatosh me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt.+ 17  Meqë sot po ecën në udhët e tij, po mban rregullat,+ urdhërimet+ dhe ligjet e tij+ dhe po dëgjon zërin e tij,+ ti e nxite Jehovain të thotë se do të jetë Perëndia yt. 18  Kurse Jehovai sot të nxiti ty të thuash se do të jesh populli i tij, një pronë e veçantë,+ sikurse të premtoi ai,+ dhe se do t’u përmbahesh tërë urdhërimeve të tij. 19  Ai do të të lartësojë mbi të gjitha kombet që ka bërë,+ e kështu do të jesh lavdia, fama dhe bukuria e tij, ndërkohë që bëhesh një popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tënd,+ sikurse premtoi ai.»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Lp 10:18; njësoj edhe vargu 13.