Ligji i përtërirë 22:1-30

22  Nëse sheh demin e vëllait tënd ose delen e tij që ka humbur rrugën, mos bëj sikur nuk sheh.+ Duhet patjetër t’i kthesh te vëllai yt.+  Nëse vëllai yt nuk është afër dhe ti nuk e njeh se kush është, atëherë merre me vete në shtëpi e mbaje aty gjersa vëllai ta kërkojë, e pastaj ktheja.+  Po kështu do të bësh edhe me gomarin e tij, me mantelin e tij a me çdo gjë që i ka humbur vëllait tënd, po, me çdo gjë që i ka humbur dhe ti e ke gjetur. Nuk të lejohet të bësh sikur nuk sheh.  Nëse sheh gomarin e vëllait tënd ose demin e tij që rrëzohet në rrugë, mos bëj sikur nuk sheh. Duhet patjetër ta ndihmosh atë që t’i ngrejë.+  Gratë të mos veshin rroba burrash dhe as burrat të mos veshin rroba grash,+ sepse kushdo që i bën këto, është i pështirë për Jehovain, Perëndinë tënd.  Nëse udhës të rastis të gjesh mbi një dru ose përtokë një fole zogu bashkë me të vegjlit+ ose me vezët dhe nënën që është ulur mbi të vegjlit ose që ngroh vezët, mos e merr nënën bashkë me zogthat.+  Duhet ta lësh patjetër nënën të ikë, kurse zogthat mund t’i marrësh, që të të shkojë mbarë dhe të kesh ditë të gjata.+  Nëse ndërton një shtëpi të re, bëj edhe një parmak për tarracën,+ që të mos e bësh shtëpinë tënde me faj gjaku, nëse dikush bie prej saj.  Mos mbill farë tjetër në vresht,+ që tërë prodhimi i farës që mbjell bashkë me prodhimin e vreshtit të mos i kalohen shenjtërores. 10  Mos lëro me një dem e një gomar bashkë.+ 11  Mos vish rroba të bëra me stof edhe prej leshi, edhe prej liri.+ 12  Duhet të bësh xhufka në të katër cepat e rrobës me të cilën mbulohesh.+ 13  Në rast se një burrë merr një grua, kryen marrëdhënie me të, por pastaj e urren,+ 14  e padit për gjëra të turpshme, i nxjerr nam të keq+ dhe thotë: ‘Kjo është gruaja që mora, por kur iu afrova, nuk gjeta tek ajo shenjë virgjërie’,+ 15  atëherë i ati dhe e ëma e vajzës të marrin shenjën e virgjërisë së vajzës e t’ua çojnë pleqve të qytetit, te porta.+ 16  Pastaj i ati i vajzës t’u thotë pleqve: “I dhashë time bijë për grua këtij njeriu, por ai nisi ta urrente,+ 17  dhe tani e padit për gjëra të turpshme,+ duke thënë: ‘Nuk gjeta shenjë virgjërie te jot bijë.’+ Por ja shenja e virgjërisë së sime bije.” Dhe ata ta hapin mantelin përpara pleqve të qytetit. 18  Pleqtë+ e qytetit ta marrin atë njeri e ta ndëshkojnë.+ 19  Meqë i nxori nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, ata do ta gjobitin atë me njëqind sikla argjendi, që i jepen të atit të vajzës.+ Kurse ajo do të mbetet gruaja e tij; atij nuk do t’i lejohet ta divorcojë atë sa të jetë gjallë. 20  Por nëse kjo gjë del e vërtetë, domethënë se te vajza nuk ishte gjetur shenja e virgjërisë,+ 21  ata do ta nxjerrin vajzën te pragu i shtëpisë së të atit dhe pleqtë e qytetit të saj do ta godasin me gurë, gjersa ajo të vdesë, sepse ka kryer një marrëzi të turpshme+ në Izrael, duke bërë kurvëri në shtëpinë e të atit.+ Kështu do ta heqësh të keqen nga gjiri yt.+ 22  Nëse një burrë gjendet në shtrat me gruan e një burri* tjetër,+ që të dy do të vdesin së bashku, si burri që është shtrirë me gruan, po ashtu edhe gruaja.+ Kështu do ta heqësh të keqen nga Izraeli.+ 23  Në rast se një vajzë e virgjër është fejuar me një njeri,+ por një burrë e gjen në qytet dhe shtrihet me të,+ 24  nxirrini që të dy te porta e atij qyteti dhe goditini me gurë, gjersa të vdesin: vajza ngaqë nuk bërtiti në qytet, ndërsa burri ngaqë poshtëroi gruan e një tjetri.+ Kështu do ta heqësh të ligën nga gjiri yt.+ 25  Por nëse burri e gjen vajzën e fejuar në arë dhe e zë me forcë e shtrihet me të, atëherë do të vdesë vetëm burri që shtrihet me të, 26  kurse vajzës nuk do t’i bëni asgjë. Ajo nuk ka kryer ndonjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një burrë i sulet një tjetri dhe e vret,+ duke i marrë jetën. 27  Ai e gjeti vajzën e fejuar në arë dhe ajo bërtiti, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte. 28  Në rast se një burrë gjen një vajzë, një virgjëreshë të pafejuar, e zë e shtrihet me të,+ dhe i zbulojnë,+ 29  atëherë burri që shtrihet me të, do t’i japë të atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi,+ ndërsa ajo do të bëhet gruaja e tij, pasi ai e poshtëroi; atij nuk do t’i lejohet ta divorcojë atë sa të jetë gjallë.+ 30  Asnjeri të mos marrë gruan e të atit, që të mos ngrejë cepin e rrobës së të atit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronar».