Ligji i përtërirë 2:1-37

2  Pastaj u kthyem dhe u nisëm drejt shkretëtirës, duke ndjekur udhën e Detit të Kuq, ashtu si më kishte thënë Jehovai,+ dhe për shumë ditë ecëm në afërsi të malit të Seirit.  Në fund, Jehovai më tha:  “Keni ecur mjaft gjatë afër këtij mali.+ Tani kthehuni drejt veriut.  Gjithashtu, urdhëroje popullin e thuaji: ‘Tani do të kaloni kufirin e vëllezërve tuaj,+ kufirin e bijve të Esaut,+ që banojnë në Seir.+ Ata do të kenë frikë nga ju,+ dhe ju kini shumë kujdes.  Mos u ngatërroni me ta, sepse nga vendi i tyre nuk do t’ju jap asnjë këmbë tokë, pasi malin e Seirit ia dhashë Esaut.+  Blini nga ata me para ushqimin që do të hani dhe ujin që do të pini.+  Sepse Jehovai, Perëndia juaj, ju bekoi në çdo gjë që bënë duart tuaja.+ Ai e di mirë se ecët mes për mes kësaj shkretëtire të madhe. Këto dyzet+ vjet, Jehovai, Perëndia juaj, ishte me ju, dhe nuk ju mungoi asgjë.’”+  Kështu, kaluam matanë vëllezërve tanë, bijve të Esaut+ që banojnë në Seir, larg nga udha e Arabahut,+ nga Elathi dhe Ezion-Geberi.+Më pas u kthyem e kaluam më tej nëpër udhën e shkretëtirës së Moabit+  dhe Jehovai më tha: ‘Mos e ngacmo Moabin dhe mos hyr në luftë me të, sepse nuk do të të jap aspak nga toka e tij, pasi Arin+ ua kam dhënë bijve të Lotit.+ 10  (Kohë më parë, atje banonin emimët,+ një popull i fuqishëm, i shumtë e shtatlartë si anakimët.+ 11  Edhe refaimët+ konsideroheshin si anakimë,+ por moabitët i quanin emimë. 12  Seiri kohë më parë banohej nga horitët.+ Bijtë e Esaut+ ua morën pronat e i shfarosën dhe banuan në vendin e tyre,+ njësoj si duhet të bëjë Izraeli me vendin që do të jetë prona e vet e që Jehovai me siguri do t’ia japë.) 13  Tani ngrihuni e kaloni luginën e përroit të Zeredit.’ Kështu, ne kaluam luginën e përroit të Zeredit.+ 14  Nga Kadesh-Barnea ne ecëm tridhjetë e tetë vjet, gjersa kaluam luginën e përroit të Zeredit dhe gjersa tërë brezi i luftëtarëve u shfaros nga kampi, ashtu siç u ishte betuar Jehovai.+ 15  Veç kësaj, dora+ e Jehovait ishte kundër tyre, gjersa vdiqën e nuk mbeti më asnjë nga ata në kamp.+ 16  Por me të vdekur të gjithë luftëtarët që ishin në gjirin e popullit,+ 17  Jehovai më tha: 18  ‘Sot do të kalosh territorin e Moabit, domethënë Arin,+ 19  dhe do t’u afrohesh bijve të Amonit. Mos i ngacmo dhe mos u ngatërro me ta, sepse nuk do të të jap aspak nga toka e bijve të Amonit, pasi atë ua kam dhënë bijve të Lotit.’+ 20  Edhe ai quhej vendi i refaimëve.+ (Refaimët banonin atje kohë më parë, dhe amoritët i quanin zamzumimë. 21  Ata ishin një popull i fuqishëm, i shumtë e shtatlartë si anakimët,+ dhe Jehovai i shfarosi+ përpara tyre, që ata t’ua merrnin pronat e të banonin në vendin e tyre, 22  njësoj si bëri për bijtë e Esaut, që banojnë në Seir,+ kur i shfarosi horitët+ përpara tyre, që ata t’u merrnin pronat e të banonin në vendin e tyre gjer më sot. 23  Avimët+ që banonin nëpër vendbanime deri në Gazë,+ u shfarosën nga kaftorimët,+ që erdhën nga Kaftori,+ për të banuar në vendin e tyre.) 24  ‘Ngrihuni e nisuni të kaloni luginën e përroit të Arnonit.+ Unë ju kam dhënë në dorë amoritin Sihon,+ mbretin e Heshbonit. Prandaj, filloni të shtini në dorë vendin e tij dhe luftoni kundër tij. 25  Sot do t’u kall tmerr dhe frikë nga ti popujve nën tërë qiellin, që do të dëgjojnë të flitet për ty. Për shkakun tënd, ata do të turbullohen e do të kenë dhembje si ato të lindjes.’+ 26  Atëherë nga shkretëtira e Kedemotit+ i dërgova lajmëtarë Sihonit,+ mbretit të Heshbonit, me këto fjalë paqeje:+ 27  ‘Lërmë të kaloj përmes vendit tënd. Vetëm do të eci në rrugë. Nuk do të kthehem as majtas, as djathtas.+ 28  Do të ha ushqimin që do të më japësh dhe do të pi ujin që do të më japësh me para. Veç lërmë të kaloj përmes më këmbë,+ 29  si më lanë bijtë e Esaut që banojnë në Seir+ dhe moabitët+ që banojnë në Ar, gjersa të kaloj Jordanin për të hyrë në vendin që po na jep Jehovai, Perëndia ynë.’+ 30  Por Sihoni, mbreti i Heshbonit, nuk na la të kalonim andej, sepse Jehovai, Perëndia juaj, kishte lejuar që tek ai të zhvillohej një frymë kryeneçe+ dhe që zemra t’i ngurtësohej, që t’ua jepte në dorë pikërisht siç është sot.+ 31  Ndërkaq Jehovai më tha: ‘E sheh, unë po e lë Sihonin dhe vendin e tij në dorën tënde. Shtije në dorë vendin e tij.’+ 32  Atëherë Sihoni bashkë me tërë popullin e tij doli kundër nesh në betejën që u bë në Jahaz.+ 33  Jehovai, Perëndia ynë, na e la në dorë,+ prandaj, ne e mundëm atë,+ bijtë e tij dhe mbarë popullin e tij. 34  Në atë kohë, morëm gjithë qytetet e tij dhe çdo qytet e shkatërruam,+ duke shfarosur burra, gra e fëmijë të vegjël. Nuk lamë asnjë të gjallë. 35  Morëm për vete si plaçkë vetëm kafshët shtëpiake dhe prenë e qyteteve që shtimë në dorë.+ 36  Nga Aroeri+ që gjendet buzë luginës së përroit të Arnonit dhe nga qyteti që ndodhet në luginën e përroit, deri në Galaad, asnjë qytet nuk ishte më i fortë se ne.+ Jehovai, Perëndia ynë, i la të gjitha në dorën tonë. 37  Vetëm vendit të bijve të Amonit,+ buzë tërë luginës së përroit të Jabokut,+ nuk iu afruat, as qyteteve të rajonit malor dhe asnjë gjëje, që dha urdhër Jehovai, Perëndia ynë.

Shënime në fund të faqes