Ligji i përtërirë 17:1-20

17  Mos i flijo Jehovait, Perëndisë tënd, një dem a një dele që ka ndonjë të metë a ndonjë të keqe, sepse kjo është e pështirë për Jehovain, Perëndinë tënd.+  Në rast se në një nga qytetet që po të jep Jehovai, Perëndia yt, gjendet një burrë a një grua që praktikon atë që është e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë tënd, duke shkelur besëlidhjen e tij,+  që shkon të adhurojë perëndi të tjera dhe të përkulet para tyre, para diellit, para hënës a tërë ushtrisë së qiejve,+ gjë që unë nuk e urdhëroj;+  në rast se të kanë thënë, e ke dëgjuar, ke hetuar imtësisht, dhe del e vërtetë+ se kjo gjë e pështirë është bërë në Izrael,  atëherë nxirre jashtë portave të tua atë burrë ose atë grua që ka bërë këtë të keqe, po, qoftë burrë, qoftë grua, dhe qëlloje me gurë që të vdesë.+  Ai që duhet të vdesë, të vritet nga dëshmia e dy ose tre dëshmitarëve;+ nga dëshmia e një dëshmitari të vetëm ai nuk do të vritet.+  Dora e dëshmitarëve duhet ta godasë e para për ta vrarë, dhe më pas dora e tërë popullit.+ Hiqe të keqen nga gjiri yt.+  Nëse të paraqitet një çështje gjyqësore tepër e vështirë:+ për ndonjë gjakderdhje,+ për ndonjë kërkesë ligjore+ ose për ndonjë veprim të dhunshëm, çështje për grindje+ brenda portave të qyteteve të tua, atëherë ngrihu e ngjitu në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt.+  Shko të pyesësh priftërinjtë+ levitë dhe gjykatësin+ që është ato ditë, dhe ata duhet të të thonë vendimin gjyqësor.+ 10  Pastaj vepro sipas fjalëve që do të të thonë ata nga ai vend që do të zgjedhë Jehovai. Vepro me kujdes në përputhje me gjithë sa të mësojnë. 11  Duhet të veprosh në përputhje me ligjin që do të të tregojnë dhe me vendimin gjyqësor që do të të japin.+ Nga fjalët që do të të thonë, mos u kthe as djathtas, as majtas.+ 12  Ai njeri që sillet me arrogancë,* duke mos e dëgjuar priftin që është aty për t’i shërbyer Jehovait, Perëndisë tënd, ose gjykatësin,+ duhet të vdesë.+ Hiqe të keqen nga Izraeli.+ 13  Tërë populli do ta dëgjojë, do të frikësohet+ e nuk do të veprojë më me arrogancë. 14  Kur më në fund të hysh në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt, ta shtiesh atë në dorë, të banosh në të+ dhe të thuash: ‘Do të vë një mbret si kanë tërë kombet rreth e përqark’,+ 15  duhet që patjetër të vësh mbi vete mbretin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt.+ Mbretin që do të vësh duhet ta zgjedhësh nga vëllezërit e tu. Nuk të lejohet të vësh një të huaj që nuk është vëllai yt. 16  Veçse mbreti nuk duhet të shtojë numrin e kuajve,+ as ta kthejë popullin në Egjipt që të shtojë kuajt,+ ndërkohë që Jehovai ju tha: ‘Mos u ktheni kurrë më kësaj udhe.’ 17  Veç kësaj ai nuk duhet të shtojë gratë e veta, që zemra e tij të mos shmanget nga udha,+ dhe nuk duhet të grumbullojë shumë argjend dhe ar për vete.+ 18  Kur të ulet në fronin e mbretërisë së tij, ai duhet të shkruajë për vete në një libër, një kopje të këtij ligji nga ai që e mbajnë vetëm priftërinjtë levitë.+ 19  Ai do ta mbajë atë me vete e do ta lexojë gjersa të jetojë,+ që të mësojë t’i frikësohet Jehovait, Perëndisë së tij, dhe të mbajë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe këto rregulla, duke i zbatuar;+ 20  që zemra të mos i lartësohet mbi vëllezërit+ dhe që të mos kthehet nga urdhërimet as djathtas, as majtas.+ Kështu, ai do të ketë tok me bijtë e tij ditë të gjata në mbretërinë e tij,+ në mes të Izraelit.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2; njësoj edhe vargu 13.