Ligji i përtërirë 15:1-23

15  Në fund të çdo shtatë vjetëve do të bësh faljen e borxheve.  Falja do të bëhet në këtë mënyrë:+ çdo huadhënës do t’i falë borxhin atij që ia ka dhënë. Nuk do ta shtrëngojë atë ose të vëllanë të paguajë,+ sepse është shpallur falja për nder të Jehovait.+  Të huajin+ edhe mund ta shtrëngosh të paguajë, kurse gjërat që të ka borxh yt vëlla, dora jote le t’ia falë të gjitha.  Sido që të jetë, askush nuk do të jetë i varfër mes jush, sepse Jehovai do t’ju bekojë+ në vendin që Jehovai, Perëndia juaj, po jua jep si trashëgimi,+  vetëm me kusht që ta dëgjoni zërin e Jehovait, Perëndisë tuaj, e të zbatoni me kujdes gjithë këto urdhërime që po ju jap sot.+  Sepse Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju bekojë vërtet, sikurse ju premtoi. Ju do t’u jepni hua+ me peng shumë kombeve, ndërsa vetë nuk do të merrni hua. Ju do të keni pushtet mbi shumë kombe, ndërsa ata nuk do të kenë pushtet mbi ju.+  Në rast se ndonjëri nga vëllezërit e tu, në një nga qytetet e tua, në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, varfërohet, mos e ngurtëso zemrën ose mos ji dorështrënguar me vëllanë tënd të varfër,+  por hape dorën me bujari+ e jepja hua me peng atë që i mungon, sa të ketë nevojë.  Ruhu se mos të lind në zemër+ ndonjë mendim i keq e thua: ‘Viti i shtatë, që është viti i faljes së borxheve, po afron’,+ dhe ti tregohesh zemërngushtë me vëllanë tënd të varfër,+ e nuk i jep asgjë, dhe atij i duhet të thërrasë Jehovain kundër teje.+ Ky do të ishte mëkat nga ana jote.+ 10  Duhet t’i japësh patjetër+ dhe zemra jote të mos jetë koprrace, sepse për këtë gjë Jehovai, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo gjë që do të kryesh dhe në çdo gjë që do të bëjë dora jote.+ 11  Sepse vendi nuk do të jetë kurrë pa të varfër.+ Prandaj po të urdhëroj e po të them: ‘Hapja me bujari dorën vëllait të munduar e të varfër, që është në vendin tënd.’+ 12  Në rast se te ti është shitur një vëllai yt hebre a një motra jote hebreje,+ që të ka shërbyer për gjashtë vjet, vitin e shtatë ti duhet ta lësh të lirë,+ 13  e në rast se e lë të lirë, mos e nis duarbosh.+ 14  Jepi patjetër ndonjë gjë nga kopeja, nga lëmi yt dhe nga shtypësja e ullinjve dhe e rrushit. Jepi njësoj si të ka bekuar Jehovai, Perëndia yt.+ 15  Mos harro se ti ishe skllav në Egjipt dhe Jehovai, Perëndia yt, të shpengoi.+ Prandaj po ta urdhëroj këtë gjë sot. 16  Por nëse ai të thotë: ‘Nuk do të iki nga ti!’ sepse të do ty dhe ata të shtëpisë sate, ngaqë ia kalonte mirë te ti,+ 17  atëherë merr një fëndyell, shpoji veshin te dera, dhe ai do të bëhet skllavi yt përgjithnjë.+ Kështu duhet të bësh edhe me skllaven tënde. 18  Të mos të duket e rëndë kur ta lësh të lirë,+ sepse për gjashtë vjet të shërbeu sa dyfishi i një mëditësi+ dhe Jehovai, Perëndia yt, të bekoi në çdo gjë që bëre.+ 19  Çdo pjellë të parë mashkull të bagëtisë sate të trashë dhe të imët, duhet t’ia shenjtërosh Jehovait, Perëndisë tënd.+ Mos e vër në punë demin e parëlindur, as mos e qeth pjellën e parë të kopesë sate,+ 20  por haje vit për vit para Jehovait, Perëndisë tënd, ti dhe ata të shtëpisë sate, në vendin që do të zgjedhë Jehovai.+ 21  Në rast se del me ndonjë të metë, nëse është i çalë a i verbër, pra, ka ndonjë të metë të rëndë, mos ia flijo Jehovait, Perëndisë tënd,+ 22  por haje brenda portave të qytetit tënd, si i papastri, edhe i pastri,+ si gazelën dhe si drerin.+ 23  Vetëm gjakun mos e ha,+ por derdhe përtokë si ujë.+

Shënime në fund të faqes