Ligji i përtërirë 1:1-46

1  Këto janë fjalët* që i tha Moisiu tërë Izraelit në viset e shkreta të Jordanit,+ në rrafshinat e shkreta përballë Sufit, midis Paranit,+ Tofelit, Labanit, Hazerotit+ dhe Dizahabit;  njëmbëdhjetë ditë rrugë nga Horebi, duke ndjekur udhën e malit të Seirit deri në Kadesh-Barnea.+  Vitin e dyzetë,+ ditën e parë të muajit të njëmbëdhjetë, Moisiu u tha bijve të Izraelit gjithë sa urdhëroi Jehovai për ta.  Këtë e bëri pasi mundi Sihonin,+ mbretin e amoritëve, që banonte në Heshbon, dhe pasi mundi në Edrei+ Ogun,+ mbretin e Bashanit, që banonte në Ashtarot.+  Moisiu nisi ta shpjegonte këtë ligj+ në viset e Jordanit, në vendin e Moabit me këto fjalë:  «Jehovai, Perëndia ynë, na tha në Horeb:+ ‘Keni qëndruar mjaft gjatë në këtë rajon malor.+  Kthehuni e vihuni në udhë. Shkoni në rajonin malor të amoritëve+ dhe te të gjithë fqinjët e tyre në Arabah,+ në rajonin qendror malor,+ Shefelah, Negeb+ dhe përgjatë bregdetit,+ në vendin e kananitëve,+ në Liban,+ deri te lumi i madh, lumi Eufrat.+  Ja, unë po jua vë vendin përpara. Shkoni e shtini në dorë vendin, që unë Jehovai iu betova etërve tuaj, Abrahamit, Isakut+ dhe Jakobit,+ që t’ua jepja atyre dhe farës së tyre.’+  Në atë kohë, unë ju thashë: ‘Nuk jam në gjendje t’ju mbaj i vetëm.+ 10  Jehovai, Perëndia juaj, ju ka shumuar dhe sot ja ku jeni, të shumtë si yjet e qiellit.+ 11  Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, ju bëftë+ një mijë herë më të shumtë nga ç’jeni dhe ju bekoftë+ ashtu si ju premtoi!+ 12  Por, si mund ta mbaj unë i vetëm këtë barrë e këtë peshë dhe të duroj grindjet tuaja?+ 13  Zgjidhni nga fiset tuaja burra të mençur, të matur+ e me përvojë,+ që t’i bëj krerët tuaj.’+ 14  Ju ma kthyet: ‘Kjo që po na thua është e mirë.’ 15  Kështu, mora krerët e fiseve tuaja, burra të mençur e me përvojë, e i vura si krerët tuaj, prijës të mijësheve, të qindësheve, të pesëdhjetësheve, të dhjetësheve dhe të parë të fiseve tuaja.+ 16  Në atë kohë, unë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj: ‘Kur të dëgjoni një çështje gjyqësore mes vëllezërve tuaj, gjykoni me drejtësi+ midis një njeriu dhe vëllait të tij ose të ardhurit që është me të.+ 17  Mos jini të anshëm në gjykim.+ Të voglin dëgjojeni njësoj si të madhin.+ Mos u trembni nga njeriu,+ sepse gjykimi i përket Perëndisë.+ Nëse ndonjë rast është tepër i vështirë për ju, duhet të ma paraqitni mua, dhe unë do ta dëgjoj.’+ 18  Në atë kohë, unë ju urdhërova gjithçka që duhej të bënit. 19  Pastaj u larguam nga Horebi dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe e të frikshme+ që patë, duke shkuar nëpër rajonin malor të amoritëve,+ ashtu si na urdhëroi Jehovai, Perëndia ynë, e së fundi mbërritëm në Kadesh-Barnea.+ 20  Atëherë ju thashë: ‘Keni mbërritur në rajonin malor të amoritëve, që po na jep Jehovai, Perëndia ynë.+ 21  Ja, Jehovai, Perëndia juaj, jua ka lënë këtë vend juve.+ Ngjituni, shtijeni në dorë si ju tha Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj.+ Mos kini frikë dhe mos u trembni.’+ 22  Por ju m’u afruat që të gjithë e më thatë: ‘Le të dërgojmë përpara disa burra, që të hetojnë vendin e të na tregojnë udhën nga duhet të ngjitemi dhe në cilat qytete do të shkojmë.’+ 23  E pra, ky mendim më pëlqeu, ndaj mora nga ju dymbëdhjetë burra, një për çdo fis.+ 24  Ata u nisën dhe u ngjitën në rajonin malor.+ Shkuan deri në luginën e përroit të Eshkolit+ dhe e vëzhguan. 25  Morën me vete ca nga frytet e vendit+ e na i sollën neve. Veç kësaj, na thanë: ‘Vendi që po na jep Jehovai, Perëndia ynë, është i mirë.’+ 26  Por ju nuk deshët të ngjiteshit+ dhe ngritët krye kundër urdhrit të Jehovait, Perëndisë tuaj.+ 27  Qaheshit në tendat tuaja e thoshit: “Jehovai na urrente,+ prandaj na nxori nga Egjipti+ për të na dhënë në dorë të amoritëve, që të na shfarosin.+ 28  Ku po ngjitemi? Vëllezërit tanë na e mpakën zemrën,+ kur thanë: ‘Atje pamë një popull më të madh e më shtatlartë se ne+ dhe qytete të mëdha e të fortifikuara deri në qiell.+ Madje pamë edhe bijtë e anakimëve.’”+ 29  Atëherë ju thashë: ‘Mos u tronditni e mos kini frikë nga ata.+ 30  Jehovai, Perëndia juaj shkon përpara jush. Ai do të luftojë për ju,+ ashtu si bëri para syve tuaj, në Egjipt+ 31  dhe në shkretëtirë,+ ku patë se si Jehovai, Perëndia juaj, ju mbajti+ si mban babai të birin, gjatë gjithë udhës që përshkuat, gjersa mbërritët në këtë vend.’+ 32  Por pavarësisht nga këto fjalë, ju nuk treguat besim te Jehovai, Perëndia juaj,+ 33  që shkonte udhës përpara jush për t’ju gjetur një vend ku të ngrinit kampin,+ duke ju prirë natën me zjarr, që të shihnit udhën ku duhej të ecnit, dhe ditën me një re.+ 34  Jehovai i dëgjonte fjalët tuaja. Prandaj, u indinjua e u betua:+ 35  “Asnjë nga njerëzit e këtij brezi të lig nuk do ta shohë vendin e mirë që u betova t’ua jepja etërve tuaj,+ 36  përveç Kalebit, birit të Jefunehut.+ Ai do ta shohë. Atij dhe bijve të tij do t’u jap vendin ku shkeli, sepse iu bind Jehovait në çdo gjë.+ 37  (Për shkakun tuaj, Jehovait iu ndez zemërimi edhe kundër meje dhe tha: ‘As ti nuk do të hysh atje,+ 38  por do të hyjë Josiu, biri i Nunit, që të shërben.’+ Atë ai e ka bërë të fortë,+ sepse pikërisht ai do t’ia japë Izraelit si trashëgimi atë vend.) 39  Fëmijët tuaj, për të cilët thatë: ‘Do të bëhen plaçkë!’+ dhe bijtë tuaj që sot nuk njohin as të mirën, as të keqen, do të hyjnë. Atyre do t’ua jap; ata do ta zotërojnë. 40  Ndërsa ju kthehuni dhe nisuni drejt shkretëtirës, duke ndjekur udhën e Detit të Kuq.”+ 41  Atëherë ju më thatë: ‘Kemi mëkatuar kundër Jehovait.+ Ne do të shkojmë të luftojmë si na urdhëron Jehovai, Perëndia ynë!’ Kështu, ngjeshët secili armët e luftës, dhe ju duk e lehtë të ngjiteshit në mal.+ 42  Por Jehovai më tha: ‘Thuaju të mos shkojnë të luftojnë, që të mos munden nga armiqtë,+ sepse unë nuk jam me ta.’+ 43  Kështu, unë ju fola, por ju nuk dëgjuat. Përkundrazi, ngritët krye+ kundër urdhrit të Jehovait, u nxehët të gjithë dhe kërkuat të ngjiteshit në mal.+ 44  Atëherë amoritët që banonin në atë mal, ju dolën përpara, ju ndoqën nga pas+ si bletë dhe ju shpërndanë në Seir, deri në Hormah.+ 45  Më pas, u kthyet dhe zutë të qanit para Jehovait, por Jehovai nuk e dëgjoi zërin tuaj+ dhe nuk jua vuri veshin.+ 46  Prandaj, mbetët në Kadesh për shumë kohë, dhe ju e dini mirë se sa qëndruat atje.+

Shënime në fund të faqes

«Këto janë fjalët (gjërat)». Heb.’ Élleh haddevarím. Në hebraisht ky libër i pestë i Moisiut e ka marrë emrin nga këto fjalë të para. Septuaginta dhe Vulgata latine e quajnë këtë libër «Ligji i përtërirë» (Gr.: Deuteronómion, do të thotë «Ligji i dytë», domethënë një shpjegim i Ligjit [shih vargun 5]; Lat.: Deuteronómium).