Filipianëve 3:1-21

3  Së fundi, vëllezërit e mi, vazhdoni të gëzoni në unitet me Zotërinë.+ Për mua nuk është e zorshme t’ju shkruaj të njëjtat gjëra, por për ju kjo është siguri.  Ruhuni nga njerëzit e neveritshëm,*+ nga ata që bëjnë të këqija dhe nga ata që bëjnë prerje në mish.+  Sepse ne jemi të rrethprerët e vërtetë,+ që bëjmë shërbim të shenjtë me anë të frymës së Perëndisë+ dhe krenohemi me Krishtin Jezu,+ e nuk i mbajmë shpresat te mishi,+  edhe pse unë, më shumë se kushdo tjetër, kam arsye t’i mbaj shpresat te mishi.Nëse ndonjë tjetër mendon se ka arsye t’i mbajë shpresat te mishi, unë kam edhe më shumë:+  i rrethprerë ditën e tetë,+ nga trungu i kombit të Izraelit, nga fisi i Beniaminit,+ hebre i lindur nga hebrenj;+ për sa i përket ligjit, farise;+  për sa i përket zellit, përndjekës i kongregacionit;+ për sa i përket drejtësisë, domethënë asaj që vjen nga bindja ndaj ligjit, njeri që tregoi se ishte i paqortueshëm.  Megjithatë, ato që për mua ishin fitim, i kam braktisur me dëshirë për Krishtin.+  Madje, çdo gjë e kam braktisur me dëshirë për shkak të vlerës së pashoqe të njohurisë së Krishtit Jezu, Zotërisë tim.+ Për shkak të tij pranova të humb çdo gjë dhe i konsideroj sikur të jenë shumë plehra,+ që të fitoj Krishtin  dhe të jem në unitet me të, e kështu të kem jo drejtësinë time, e cila vjen nga ligji,+ por atë që vjen nga besimi+ te Krishti, drejtësinë që buron nga Perëndia në bazë të besimit,+ 10  që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes+ së tij, si dhe pjesëmarrjen në vuajtjet e tij,+ duke iu nënshtruar një vdekjeje si e tija,+ 11  e kështu të arrij medoemos të jem mes atyre që do të ringjallen të parët.+ 12  Jo se e kam marrë tashmë çmimin ose jam bërë tashmë i përsosur,+ por po e ndjek+ që të arrij ta kap+ atë për të cilën më zgjodhi+ Krishti Jezu. 13  Vëllezër, unë nuk e konsideroj veten sikur tashmë e kam kapur atë, por ka një gjë në lidhje me këtë: po i harroj gjërat që lashë pas,+ po synoj drejt atyre që kam para,+ 14  dhe po sulem drejt qëllimit+ për të marrë çmimin+ e thirrjes qiellore+ të Perëndisë me anë të Krishtit Jezu. 15  Prandaj, të gjithë ne që jemi të pjekur,+ le të kemi këtë qëndrim mendor.+ Por, nëse ju keni prirjen të mendoni ndryshe për ndonjë aspekt, Perëndia do t’jua zbulojë qëndrimin e duhur. 16  Sidoqoftë, që këtu ku kemi përparuar, le të vazhdojmë të ecim me rregull, duke ndjekur+ të njëjtën vazhdë. 17  Vëllezër, bëhuni së bashku imituesit+ e mi, dhe mbajini sytë tek ata që ecin në përputhje me shembullin që lamë ne.+ 18  Sepse ka shumë nga ata që unë i përmendja shpesh, por që tani i përmend duke qarë, të cilët ecin si armiq të shtyllës së torturës së Krishtit.+ 19  Fundi i tyre është shkatërrimi,+ perëndia i tyre është barku,+ lavdia e tyre qëndron në turpin e tyre+ dhe mendjen e kanë te gjërat tokësore.+ 20  Kurse qytetaria+ jonë gjendet në qiej,+ nga ku presim me dëshirë të zjarrtë+ një shpëtimtar, Zotërinë Jezu Krisht,+ 21  i cili do të rimodelojë trupin tonë të përulur,+ që të bëhet si trupi i tij i lavdishëm,+ sipas veprimit+ të fuqisë së tij, madje për t’ia nënshtruar+ çdo gjë vetes.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «qentë».