Filipianëve 2:1-30

2  Prandaj, nëse mes jush ka inkurajim në Krishtin,+ ngushëllim dashurie, pjesëmarrje në frymë,+ përzemërsi të butë+ dhe dhembshuri,  bëjeni të plotë gëzimin tim, ngaqë jeni në një mendje+ dhe keni të njëjtën dashuri, duke qenë të bashkuar në shpirt, duke mbajtur në mendje të njëjtin mendim,+  duke mos bërë asgjë nga fryma e grindjes+ ose nga uni,+ por me përulësi mendjeje, duke i parë të tjerët si më të lartë+ se veten,  duke parë me interes jo vetëm çështjet tuaja,+ por edhe ato të të tjerëve.+  Mbani po atë qëndrim mendor që kishte edhe Krishti Jezu,+  i cili, edhe pse ishte në formë Perëndie,+ as që e çoi nëpër mend të bënte ndonjë rrëmbim, domethënë, të ishte i barabartë me Perëndinë.+  Jo, përkundrazi e zbrazi veten dhe mori formë skllavi,+ duke u bërë ngjashëm njerëzve.+  Për më tepër, kur u gjend në trajtë njeriu,+ ai e përuli veten dhe u bind madje deri në vdekje,+ po, vdekje në një shtyllë+ torture.  Pikërisht për këtë arsye, Perëndia e ngriti në një pozitë më të lartë+ e me dashamirësi i dha emrin që është mbi çdo emër,+ 10  në mënyrë që, në emër të Jezuit, të përkulet çdo gju i atyre në qiell, i atyre mbi tokë e nën tokë,+ 11  dhe çdo gjuhë të pranojë hapur+ se Jezu Krishti është Zotëri+ në lavdi të Perëndisë, Atit.+ 12  Prandaj, o të dashur, ashtu sikurse jeni bindur gjithnjë+—jo vetëm gjatë pranisë sime, por me më shumë gatishmëri tani gjatë mungesës sime—vazhdoni të punoni për shpëtimin e vetes suaj me frikë+ dhe me dridhma. 13  Sepse Perëndia është ai që, në saje të pëlqimit të tij, po vepron brenda jush,+ me qëllim që të keni vullnet dhe të veproni.+ 14  Vazhdoni të bëni çdo gjë pa murmuritje+ dhe pa debate,+ 15  që të jeni të paqortueshëm+ dhe të pafaj, fëmijë+ të Perëndisë pa asnjë të metë mes një brezi dredharak e të shtrembër,+ ku po shkëlqeni si ndriçues në botë,+ 16  duke u mbajtur fort pas fjalës së jetës,+ që unë të kem shkak për ngazëllim ditën e Krishtit,+ se nuk vrapova më kot e nuk u mundova më kot.+ 17  Por, edhe sikur të derdhem si një blatim në pije+ mbi flijimin+ dhe shërbimin publik, ku ju çoi besimi,+ jam i lumtur dhe gëzoj+ me të gjithë ju. 18  Tani, edhe ju jini po ashtu të lumtur dhe gëzoni me mua.+ 19  Unë shpresoj që, në qoftë vullneti i Zotërisë Jezu, t’ju dërgoj së shpejti Timoteun, që të më gëzohet shpirti+ kur të marr vesh se si ju venë punët. 20  Sepse nuk kam askënd tjetër me një natyrë si e tija, që të kujdeset+ sinqerisht për punët tuaja. 21  Pasi gjithë të tjerët po kërkojnë interesat e veta,+ jo ato të Krishtit Jezu. 22  Por ju e dini si ai dha prova për veten, kur u skllavërua bashkë me mua, si një fëmijë+ me të atin, për të çuar përpara lajmin e mirë. 23  Atë, pra, shpresoj të dërgoj, sapo të shikoj se si do të vejë puna ime. 24  Në të vërtetë, jam i sigurt se, në qoftë vullneti i Zotërisë, edhe unë do të vij së shpejti.+ 25  Gjithsesi, më duket e nevojshme t’ju dërgoj Epafroditin,+ vëllanë, bashkëpunëtorin+ e bashkëluftëtarin+ tim, që ma dërguat ju dhe më shërbeu në nevojë, 26  sepse po digjet nga dëshira për t’ju parë të gjithëve dhe është i dëshpëruar, ngaqë e morët vesh se kishte qenë sëmurë. 27  Po, vërtet, u sëmur, aq sa qe buzë vdekjes. Por Perëndia pati mëshirë+ për të, e jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha hidhërim mbi hidhërim. 28  Prandaj, po jua dërgoj atë me shumë ngut, që, kur ta shihni, të gëzoni sërish, dhe unë të kem më pak hidhërim. 29  Tregojini mikpritje+ siç e kanë zakon ata që i shërbejnë Zotërisë, me çdo gëzim, dhe vazhdoni t’i keni të shtrenjtë këta lloj njerëzish,+ 30  sepse, për shkak të veprës së Zotërisë, ai u gjend fare pranë vdekjes, dhe vuri shpirtin në rrezik,+ që të plotësonte mungesën tuaj këtu e të më shërbente vetë.+

Shënime në fund të faqes