Filipianëve 1:1-30

1  Pavli dhe Timoteu, skllevër+ të Krishtit Jezu, gjithë të shenjtëve në unitet me Krishtin Jezu, që ndodhen në Filipi,+ si edhe mbikëqyrësve e shërbëtorëve ndihmës:+  Dashamirësia e pamerituar dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zotëria Jezu Krisht qofshin me ju!+  E falënderoj gjithmonë Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj,+  në çdo përgjërim timin për të gjithë ju.+ Bëj përgjërime me gëzim,  për kontributin+ që keni dhënë për përhapjen e lajmit të mirë që nga dita e parë e deri në këtë çast.  Sepse jam i sigurt për këtë gjë: ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë+ deri në ditën+ e Jezu Krishtit.  Është më se e drejtë që unë ta mendoj këtë për të gjithë ju, pasi ju kam në zemër,+ meqë të gjithë ju jeni pjesëmarrës+ bashkë me mua në dashamirësinë e pamerituar, qoftë në vargonjtë e mi,+ qoftë në mbrojtjen+ dhe në themelimin ligjërisht+ të lajmit të mirë.  Sepse kam Perëndinë dëshmitar se sa mall kam për të gjithë ju, me një përzemërsi të butë,+ si ajo që ka Krishti Jezu.  Dhe lutem vazhdimisht që dashuria juaj të jetë gjithnjë e më e madhe+ në njohurinë e saktë+ dhe aftësinë e plotë dalluese,+ 10  që të siguroheni për gjërat më të rëndësishme,+ në mënyrë që të jeni të patëmetë+ e të mos pengoni+ të tjerët deri në ditën e Krishtit 11  e, falë Jezu Krishtit, të jepni me bollëk fryt të drejtë,+ në lavdi dhe lëvdim të Perëndisë.+ 12  Tani, vëllezër, dua të dini se ato që më ndodhën mua, dolën për përparimin e lajmit të mirë,+ dhe jo për gjë tjetër, 13  aq sa, në mbarë Gardën Pretoriane e mes gjithë të tjerëve,+ u bë e ditur gjerësisht+ se jam në vargonj+ për besimin te Krishti. 14  Pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotërinë, ngaqë ndihen të sigurt prej vargonjve të mi, po tregojnë edhe më shumë guxim për ta thënë fjalën e Perëndisë pa frikë.+ 15  Vërtet që disa po e predikojnë Krishtin nga zilia dhe rivaliteti,+ por të tjerët nga vullneti i mirë.+ 16  Këta të fundit po e bëjnë të njohur Krishtin nga dashuria, pasi e dinë se unë gjendem këtu për mbrojtjen+ e lajmit të mirë. 17  Kurse ata të parët e bëjnë të shtyrë nga një frymë grindjeje+ e jo me një motiv të pastër, pasi pandehin se më shkaktojnë shtrëngim+ në vargonjtë e mi. 18  E çfarë pastaj? Asgjë, madje me çdo mënyrë, qoftë me shtirje,+ qoftë në të vërtetë, Krishti po bëhet i njohur+ dhe për këtë unë gëzoj, madje, do të gëzoj gjithmonë, 19  pasi e di se kjo do të çojë në shpëtimin tim, nëpërmjet përgjërimeve tuaja+ dhe frymës që jep Jezu Krishti,+ 20  sipas pritjes sime të zjarrtë+ dhe shpresës+ që kam se nuk do të më vijë turp+ për asgjë, por se, me çdo lirshmëri në të folur,+ Krishti, sikurse gjithnjë edhe më parë, do të madhërohet edhe tani me anë të trupit tim,+ edhe në jetofsha, edhe në vdeksha.+ 21  Sepse për mua të jetuarit është Krishti+ dhe të vdekurit,+ fitim. 22  E nëse jetoj ende në mish, do të vazhdoj të jap fryt në veprën time.+ Megjithatë, se çfarë duhet të zgjedh, nuk e bëj të ditur. 23  Jam nën presionin e këtyre dy gjërave;+ por ajo që dëshiroj unë, është lirimi dhe të jem me Krishtin,+ pasi, patjetër, kjo është shumë më mirë.+ 24  Megjithatë, është më e nevojshme që unë të mbetem në mish për hirin tuaj.+ 25  Prandaj, i sigurt për këtë, e di se do të mbetem+ dhe do të qëndroj me të gjithë ju për përparimin tuaj+ dhe për gëzimin që i përket besimit tuaj, 26  në mënyrë që ngazëllimi juaj për mua, si dishepuj të Krishtit Jezu, të vërshojë falë pranisë sime rishtas mes jush. 27  Ju veç silluni në mënyrë të denjë+ për lajmin e mirë rreth Krishtit, që, edhe nëse vij e ju shoh ose edhe nëse s’jam, të dëgjoj për ju se po qëndroni të patundur në një mendje,* duke u përpjekur krah për krah me një shpirt+ për besimin e lajmit të mirë 28  dhe se nuk trembeni në asgjë nga kundërshtarët tuaj.+ Kjo gjë për ta është provë shkatërrimi, kurse për ju provë shpëtimi;+ dhe kjo është nga Perëndia. 29  Sepse juve ju dha privilegji që jo vetëm të tregoni besim+ te Krishti, por edhe të vuani+ për të, 30  pasi keni të njëjtën betejë që po bëj edhe unë,+ e për të cilën dëgjoni tani për mua.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «frymë».