2 Samuelit 20:1-26

20  Atje ishte edhe një njeri i pavlerë+ me emrin Sheba,+ biri i Bikrit, një beniaminit. Ai i ra bririt+ dhe tha: «Ne s’kemi të bëjmë fare me Davidin dhe nuk kemi asnjë trashëgim nga biri i Jeseut.+ Prandaj secili te perënditë+ e veta, o Izrael!»  Atëherë tërë njerëzit e Izraelit nuk e ndoqën më Davidin, por filluan të ndiqnin Shebën, birin e Bikrit,+ kurse njerëzit e Judës nuk iu ndanë mbretit të tyre që nga Jordani deri në Jerusalem.+  Më në fund Davidi mbërriti në shtëpinë e tij në Jerusalem.+ Pastaj mbreti mori dhjetë gratë,+ konkubinat që i kishte lënë të kujdeseshin për shtëpinë, dhe i vuri në një shtëpi të ruajtur me roja, por megjithatë vazhdoi t’i furnizonte me ushqim. Ai nuk pati fare marrëdhënie+ me to dhe ato qëndruan rreptësisht të mbyllura deri ditën e vdekjes, të veja, edhe pse me burrë gjallë.  E tani mbreti i tha Amasës:+ «Brenda tri ditësh mblidh pranë meje njerëzit e Judës dhe qëndro këtu edhe ti.»  Kështu Amasa shkoi të mblidhte Judën, por vetë erdhi pas afatit që i kishte caktuar mbreti.  Atëherë Davidi i tha Abishait:+ «Sheba,+ biri i Bikrit, do të jetë për ne më keq se Absalomi.+ Merri shërbëtorët+ e zotërisë tënd dhe ndiqe, që ai të mos gjejë qytete të fortifikuara e të na ikë para syve.»  Kështu, njerëzit e Joabit,+ keretitët,+ peletitët+ dhe gjithë burrat e fuqishëm shkuan pas tij. Këta dolën nga Jerusalemi për të ndjekur Shebën, birin e Bikrit.  Ata ishin pranë gurit të madh që gjendet në Gibeon+ dhe Amasa+ vajti t’i takonte. Joabi kishte veshur një rrobë dhe në brez kishte ngjeshur një shpatë, që e mbante në mill. Kur ai bëri përpara, ajo i ra.  Joabi e pyeti Amasën: «A je mirë, vëllai im?»+ dhe me dorën e djathtë e kapi Amasën nga mjekra për ta puthur.+ 10  Amasa nuk po i ruhej shpatës që ishte në dorën e Joabit, kështu që ky e goditi+ me të në bark dhe atij iu derdhën zorrët përtokë. Joabit nuk iu desh ta godiste përsëri, sepse ai vdiq. Joabi dhe Abishai, vëllai i tij, u vunë në ndjekje të Shebës, birit të Bikrit. 11  Njëri nga djelmoshat e Joabit qëndroi pranë tij dhe thoshte: «Kush e do Joabin dhe kush i përket Davidit,+ le të shkojë pas Joabit!» 12  Ndërkaq Amasa po përpëlitej në një pellg gjaku+ në mes të rrugës kryesore. Kur ai djalosh pa se gjithë populli po ndalej, e hoqi Amasën nga rruga dhe e çoi në fushë. Pastaj i hodhi sipër një rrobë, ngaqë e pa se kushdo që kalonte andej ndalej.+ 13  Sapo e hoqi nga rruga, të gjithë burrat vazhduan rrugën, e shkuan pas Joabit për të ndjekur Shebën,+ birin e Bikrit. 14  Sheba kaloi nëpër të gjitha fiset e Izraelit deri në Abel të Beth-Makahut.+ Tërë bikritët u mblodhën dhe shkuan pas tij. 15  Njerëzit e Joabit erdhën, e rrethuan Shebën në Abel të Beth-Makahut dhe ngritën një ledh rrethues kundër qytetit,+ sepse ai ndodhej brenda një ledhi mbrojtës. Gjithë njerëzit që ishin me Joabin po gërmonin themelet e murit për ta rrëzuar. 16  Një grua e mençur+ filloi të thërriste nga qyteti: «Dëgjoni, o njerëz, dëgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit: ‘Afrohu këtu dhe lërmë të të flas.’» 17  Kështu, ai iu afrua dhe gruaja e pyeti: «Ti je Joabi?» Ai iu përgjigj: «Unë jam.» Ajo shtoi: «Dëgjoji fjalët e skllaves+ sate.» Ai tha: «Po të dëgjoj.» 18  Atëherë ajo vazhdoi: «Në kohët e mëparshme e kishin zakon pa përjashtim të thoshin: ‘Le të pyesin në Abel dhe kështu çështja ka për të marrë fund.’ 19  Unë përfaqësoj njerëzit paqësorë+ dhe të besueshëm+ të Izraelit. Ti po kërkon të vrasësh një qytet+ dhe një nënë në Izrael. Pse ta shfarosësh+ trashëgiminë+ e Jehovait?» 20  Atëherë Joabi u përgjigj: «Mua s’më ka shkuar kurrë ndër mend të shfaros e të shkatërroj. 21  Nuk është kështu puna, por një njeri nga rajoni malor i Efraimit,+ që e ka emrin Sheba,+ biri i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit David.+ Dorëzoni vetëm atë+ dhe unë do të largohem nga qyteti.»+ Atëherë gruaja i tha Joabit: «Ja, do ta hedhim kokën+ e tij nga muri!» 22  Menjëherë gruaja, me mençurinë+ e saj, shkoi te gjithë populli dhe ata ia prenë kokën Shebës, birit të Bikrit, e ia hodhën Joabit. Atëherë ky i ra bririt+ dhe ata u shpërndanë nga qyteti, secili në shtëpinë e vet, kurse Joabi u kthye në Jerusalem te mbreti. 23  Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë+ së Izraelit, kurse Benajahu,+ biri i Jehojadës,+ ishte në krye të keretitëve+ dhe të peletitëve.+ 24  Adorami+ ishte në krye të atyre që ishin rekrutuar për punë të detyruar, kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte regjistruesi. 25  Sheva+ ishte sekretar,+ kurse Sadoku+ dhe Abiatari+ ishin priftërinj. 26  Edhe jairiti Ira u bë prift*+ i Davidit.

Shënime në fund të faqes

Shih shënim te 2Sa 8:18.