2 Korintasve 13:1-14

13  Kjo është hera e tretë+ që vij te ju. «Çdo çështje duhet të vendoset me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve.»+  Edhe pse tani nuk jam i pranishëm atje, merrini fjalët e mia sikur të isha i pranishëm për herë të dytë. Prandaj, si kam bërë edhe më parë, u them atyre që kanë mëkatuar dhe gjithë të tjerëve, se, sikur të vij përsëri, nuk do t’i kursej,+  meqë po kërkoni një provë se Krishti po flet nëpërmjet meje,+ Krishti që nuk është i dobët ndaj jush, por i fuqishëm mes jush.  Vërtet, ai u vu në shtyllë+ për shkak të dobësisë,+ por është i gjallë falë fuqisë së Perëndisë.+ Po ashtu edhe ne, edhe pse tani jemi të dobët, siç ishte ai më parë, do të jetojmë bashkë me të,+ falë fuqisë së Perëndisë+ ndaj jush.  Vazhdoni të vini në provë veten nëse jeni në besim, vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë.+ Apo nuk e dalloni se Jezu Krishti është në unitet me ju?+ Veç në qofshi të pamiratuar.  Shpresoj vërtet që ju do të arrini të kuptoni se ne nuk jemi të pamiratuar.  Tani, i lutemi+ Perëndisë që të mos bëni asgjë të gabuar, jo që ne të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e shkëlqyer, edhe pse ne mund të dukemi të pamiratuar.  Sepse nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën.+  Sigurisht që gëzojmë sa herë që ne jemi të dobët, kurse ju jeni të fuqishëm.+ Dhe për këtë po lutemi:+ që ju të ndreqeni. 10  Ja, përse i shkruaj këto gjëra ndërkohë që s’jam i pranishëm, që, kur të jem i pranishëm, të mos veproj me rreptësi+ sipas autoritetit që më dha Zotëria, për të ndërtuar+ dhe jo për të rrëzuar. 11  Së fundi, o vëllezër, vazhdoni të gëzoni, të ndreqeni, të ngushëlloheni,+ të jeni në një mendje+ dhe të jetoni në paqe.+ Perëndia i dashurisë dhe i paqes+ do të jetë me ju. 12  Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.+ 13  Të gjithë të shenjtët ju dërgojnë përshëndetje. 14  Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe dobitë që ju së bashku keni nga fryma e shenjtë, qofshin me ju të gjithë!+

Shënime në fund të faqes