1 Pjetrit 2:1-25

2  Prandaj, flakni tej çdo të keqe,+ çdo mashtrim, hipokrizinë, zilitë dhe çdo lloj përgojimi.+  Si foshnja të porsalindura,+ ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin+ e papërzier të fjalës, që me anë të tij të rriteni drejt shpëtimit,+  nëse e keni shijuar që Zotëria është mirëdashës.+  Ndërsa i afroheni atij, domethënë një guri të gjallë,+ vërtet i hedhur poshtë+ nga njerëzit,+ por i zgjedhur e i çmuar pranë Perëndisë,+  edhe ju vetë, si gurë të gjallë, po ndërtoheni si një shtëpi frymore,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë, që të bëni flijime frymore+ të pranueshme për Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit.+  Sepse në Shkrim thuhet: «Ja, po vë në Sion një gur, të zgjedhur, një gur qosheje për themelin, të çmuar. Kushdo që tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet në asnjë mënyrë.»+  Prandaj, për ju ai është i çmuar, sepse ju jeni besimtarë, por për ata që nuk besojnë, «po ai gur që ndërtuesit e hodhën poshtë,+ u bë guri i qoshes»,+  dhe «gur pengese e shkëmb shkeljeje».+ Këta pengohen, sepse nuk i binden fjalës. Dhe pikërisht për këtë fund ishin caktuar.+  Kurse ju jeni «racë e zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ popull për zotërim të veçantë,+ që të shpallni kudo virtytet»+ e atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+ 10  Sepse dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë.+ Ju ishit ata, të cilëve nuk u ishte treguar mëshirë, por tani jeni ata, të cilëve u është treguar mëshirë.+ 11  Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm,+ të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat e mishit,+ të cilat janë po ato që zhvillojnë një konflikt kundër shpirtit.+ 12  Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes njerëzve nga bota,*+ me qëllim që për gjërat që thonë kundër jush, si të ishit keqbërës, t’i japin lavdi Perëndisë ditën e hetimit+ prej tij, si rrjedhim i veprave tuaja të shkëlqyera,+ për të cilat janë dëshmitarë okularë. 13  Për hir të Zotërisë, nënshtrojuni+ çdo krijese njerëzore:+ qoftë mbretit+ si më i lartë, 14  qoftë guvernatorëve si të dërguar nga ai për t’u dhënë ndëshkimin keqbërësve dhe për të lëvduar ata që bëjnë të mirën.+ 15  Sepse i tillë është vullneti i Perëndisë, që duke bërë të mirën, t’ia mbyllni gojën si me gojëz të folurit me injorancë të njerëzve të paarsyeshëm.+ 16  Jini si njerëz të lirë,+ e megjithatë mos e kini lirinë tuaj si një maskim për të keqen,+ por si skllevër të Perëndisë.+ 17  Nderoni njerëzit e çdo lloji,+ kini dashuri për gjithë vëllazërinë,+ kini frikë Perëndinë,+ kini nderim për mbretin.+ 18  Shërbyesit e shtëpive t’u nënshtrohen+ zotërinjve të tyre me gjithë frikën+ që u takon, jo vetëm të mirëve dhe të arsyeshmëve, por edhe gjithë atyre që vështirë se kënaqen. 19  Sepse, nëse dikush duron gjëra të hidhura dhe vuan padrejtësisht, ngaqë përpiqet të mbajë një ndërgjegje të pastër para Perëndisë, kjo është e pëlqyeshme.+ 20  Në të vërtetë, ç’merita keni, nëse duroni shuplaka, kur mëkatoni?+ Por nëse duroni dhe vuani, kur bëni të mirën,+ kjo është e pëlqyeshme për Perëndinë.+ 21  Në të vërtetë, në këtë udhë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ju,+ duke ju lënë një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.+ 22  Ai nuk kreu asnjë mëkat+ dhe në gojën e tij nuk u gjet asnjë mashtrim.+ 23  Kur e shanin,+ ai nuk e kthente sharjen.+ Kur vuante,+ nuk kërcënonte, por e linte veten në duart e atij+ që gjykon me drejtësi. 24  Ai vetë mbarti mëkatet tona+ në trupin e tij në shtyllë,+ që ne të mos kishim të bënim më me mëkatet+ dhe të jetonim për drejtësinë. Dhe «me plagët e tij u shëruat».+ 25  Sepse ishit si dele dhe po humbitnit rrugën,+ kurse tani jeni kthyer te bariu+ dhe mbikëqyrësi i shpirtrave tuaj.

Shënime në fund të faqes

Ose «nga kombet».