1 Pjetrit 1:1-25

1  Pjetri,* apostull+ i Jezu Krishtit, banorëve të përkohshëm+ të shpërndarë nëpër+ Pont, Galati, Kapadoki,+ Azi dhe Bitini, të zgjedhurve+  sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit,+ që janë shenjtëruar nga fryma,+ për të qenë të bindur dhe të spërkatur+ me gjakun e Jezu Krishtit:+Dashamirësia e pamerituar dhe paqja le t’ju shtohen!+  Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ sepse në përputhje me mëshirën e tij të madhe, na dha një lindje të re+ për një shpresë të gjallë+ nëpërmjet ringjalljes+ së Jezu Krishtit nga të vdekurit,  për një trashëgimi të paprishshme, të pandotur dhe që s’venitet.+ Ajo është rezervuar në qiej për ju,+  të cilët fuqia e Perëndisë po ju ruan nëpërmjet besimit,+ për një shpëtim+ që është gati për t’u zbuluar+ në periudhën e fundit të kohës.+  Për këtë po gëzoni shumë, ndonëse për pak kohë tani për tani, në u dashtë, jeni hidhëruar nga sprova të ndryshme,+  me qëllim që cilësia e sprovuar e besimit tuaj,+ me një vlerë shumë më të madhe se ari që prishet, megjithëse është i provuar me zjarr,+ të jetë shkak për lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet+ Jezu Krishti.  Edhe pse nuk e keni parë kurrë, ju e doni atë.+ Edhe pse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai dhe po gëzoni shumë, me një gëzim të papërshkrueshëm e të madh,  ndërsa arrini rezultatin e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave tuaj.+ 10  Pikërisht për këtë shpëtim shqyrtuan me ngulm dhe kërkuan me kujdes+ profetët, që profetizuan+ për dashamirësinë e pamerituar të rezervuar për ju.+ 11  Ata hulumtonin se cilën periudhë të veçantë+ ose çfarë lloj periudhe tregonte në lidhje me Krishtin+ fryma+ që kishin, kur ajo jepte dëshmi që më përpara për vuajtjet e Krishtit+ dhe për lavditë+ që do t’i ndiqnin ato. 12  Atyre iu zbulua se nuk po i bënin shërbim vetes.+ Përkundrazi, atyre u ishin dhënë gjërat, që tani ju janë njoftuar+ juve me anë të atyre që ju kanë shpallur lajmin e mirë me frymën e shenjtë+ të dërguar nga qielli. Pikërisht këto gjëra engjëjt kanë dëshirë të ndalen e t’i shikojnë.+ 13  Prandaj, mblidhni forcat mendore për aktivitet,+ ruani plotësisht gjykimin,+ vareni shpresën tuaj te dashamirësia e pamerituar+ që do t’ju jepet në zbulesën+ e Jezu Krishtit. 14  Si fëmijë të bindur, mjaft u brumosët+ sipas dëshirave që kishit më parë, në padijen tuaj, 15  por në përputhje me të Shenjtin që ju thirri, bëhuni edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,+ 16  sepse është shkruar: «Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë!»+ 17  Veç kësaj, nëse i thërritni Atit që gjykon me paanësi+ sipas veprës së gjithsecilit, silluni me frikë+ gjatë kohës që banoni në dhé të huaj.+ 18  Sepse ju e dini se u çliruat+ nga mënyra e pafryt e sjelljes që ju lanë paraardhësit me anë të traditës, jo me gjëra të prishshme,+ me argjend ose ar, 19  por me gjak të çmuar,+ si ai i një qengji të patëmetë dhe të panjollë,+ po, të Krishtit.+ 20  Vërtet, ai njihej që më parë, përpara themelimit+ të botës, por u shfaq në fund të kohëve për hirin tuaj,+ 21  që me anë të tij besoni te Perëndia,+ i cili e ngriti nga të vdekurit+ dhe i dha lavdi,+ me qëllim që besimi dhe shpresa juaj të jenë te Perëndia.+ 22  Tani që i keni pastruar+ shpirtrat tuaj nëpërmjet bindjes ndaj së vërtetës, që solli si rrjedhim një përzemërsi vëllazërore+ pa hipokrizi, kini për njëri-tjetrin dashuri të zjarrtë nga zemra.+ 23  Juve ju është dhënë një lindje e re,+ jo nga një farë e prishshme,+ por nga një farë+ jetëdhënëse e paprishshme,+ me anë të fjalës+ së Perëndisë së gjallë e të përjetshëm.+ 24  Sepse «çdo mish është si bari dhe gjithë lavdia e tij është si lule bari.+ Bari thahet dhe lulja bie,+ 25  por fjala e Jehovait qëndron përgjithmonë».+ E pra, kjo është «fjala»,+ ajo që ju është shpallur+ si lajm i mirë.

Shënime në fund të faqes

Shih shënim te Mt 16:18.