1 Korintasve 13:1-13

13  Edhe sikur të flas gjuhët+ e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kem dashuri, do të bëhem si një instrument tunxhi që kumbon ose si një cimbal+ që tingëllon.  Edhe sikur të kem dhuratën e profetizimit+ dhe të njoh gjithë sekretet e shenjta+ dhe gjithë njohurinë,+ edhe sikur të kem gjithë besimin, sa të zhvendos malet,+ por të mos kem dashuri, nuk do të jem asgjë.+  Edhe sikur të jap gjithë zotërimet e mia për të ushqyer të tjerët,+ dhe sikur të dorëzoj trupin tim+ që të mburrem, por të mos kem dashuri,+ nuk do të më sjellë asnjë dobi.  Dashuria+ është shpirtgjerë+ dhe mirëdashëse.+ Dashuria nuk është xheloze,+ nuk mbahet me të madh,+ nuk krekoset,+  nuk sillet në mënyrë të pahijshme,+ nuk kërkon interesat e veta,+ nuk provokohet.+ Ajo nuk e mban llogari të keqen.+  Nuk gëzon për padrejtësinë,+ por gëzon me të vërtetën.+  Mban çdo gjë,+ beson çdo gjë,+ shpreson çdo gjë,+ i qëndron çdo gjëje.+  Dashuria nuk shuhet kurrë.+ Nëse ka dhurata profetizimi, do të hiqen, nëse ka gjuhë, do të pushojnë, nëse ka njohuri, do të hiqet.+  Sepse ne kemi njohuri të pjesshme+ dhe profetizojmë pjesërisht,+ 10  por, kur të mbërrijë ajo që është e plotë,+ ajo që është e pjesshme, do të hiqet. 11  Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë. Por tani që jam bërë burrë,+ i kam flakur tiparet e një fëmije. 12  Tani për tani, ne shohim me konture të mjegullta me anë të një pasqyre të metaltë,+ por atëherë do të jetë fytyrë për fytyrë.+ Tani për tani, njoh pjesërisht, por atëherë do të njoh saktësisht, sikurse edhe Perëndia më njeh saktësisht.+ 13  Megjithatë, tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.+

Shënime në fund të faqes